“3–9 Prill. Pashka: ‘O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)
“3–9 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023
3–9 Prill
Pashka
“O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?”
Ndërsa i lexoni dëshmitë e Ringjalljes së Shpëtimtarit në këtë përvijim të mësimit, mbajini shënim ndjenjat dhe mbresat që ju vijnë nga Fryma e Shenjtë.
Shënojini Mbresat Tuaja
Gjatë javës së fundit të jetës së Shpëtimtarit, shumë judenj përreth Tij po merrnin pjesë në traditat e Pashkës. Ata përgatitnin vakte, këndonin këngë dhe mblidheshin së bashku për të kujtuar çlirimin e shtëpisë së Izraelit nga skllavëria e egjiptianëve. Familjet dëgjonin historinë për engjëllin shkatërrues që kaloi mbi shtëpitë e paraardhësve të tyre, të cilët i kishin shenjuar dyert e tyre me gjakun e qengjit. Mes gjithë këtyre kremtimeve kaq të pasura me simbolikën e çlirimit, përkatësisht pak veta ishin të vetëdijshëm se Jezu Krishti, Qengji i Perëndisë, ishte gati t’i çlironte nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes – nëpërmjet vuajtjes së Tij, vdekjes së Tij dhe Ringjalljes së Tij. Megjithatë, kishte nga ata që e njohën Jezusin si Mesian e tyre të premtuar, Çliruesin e tyre të përjetshëm. Që nga ajo ditë e tutje, dishepuj të Jezu Krishtit i kanë dëshmuar tërë botës “se Krishti vdiq për mëkatet tona … ; se ai u varros dhe u ringjall të tretën ditë” (1 Korintasve 15:3–4).
Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta
Jezu Krishti më çliron nga mëkati dhe vdekja, më forcon në dobësitë e mia dhe më ngushëllon në sprovat e mia.
Një mënyrë për t’u përqendruar te bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit këtë javë është që të shpenzoni kohë çdo ditë duke lexuar rreth javës së fundit të jetës së Jezusit (më poshtë vijon një program i mundshëm leximi). Çfarë gjeni në këta kapituj që ju ndihmon ta ndieni dashurinë e Shpëtimtarit? Përsiatni se çfarë ju mësojnë këta kapituj rreth mënyrës se si Ai mund t’ju çlirojë nga mëkati, vdekja, sprovat dhe dobësitë. Si po ushtroni besim te fuqia e Tij për të çliruar?
-
E diel: Hyrja ngadhënjimtare e Jezusit në Jerusalem (Mateu 21:6–11)
-
E hënë: Pastrimi i tempullit (Mateu 21:12–16)
-
E martë: Mësimdhënia në Jerusalem (Mateu 21–23)
-
E mërkurë: Vazhdimi i mësimdhënies (Mateu 24–25)
-
E enjte: Pashka dhe vuajtja e Krishtit në kopshtin e Gjetsemanit (Mateu 26)
-
E premte: Gjyqi, Kryqëzimi dhe varrosja (Mateu 27:1–61)
-
E shtunë: Trupi i Krishtit vendoset në varr (Mateu 27:62–66) ndërkohë që Ai jep shërbesë në botën e shpirtrave (Doktrina e Besëlidhje 138)
-
E diel: Ngjitja në Qiell e Jezu Krishtit dhe shfaqja ndaj dishepujve të Tij (Mateu 28:1–10)
Shih edhe Easter.ComeuntoChrist.org.
Mateu 28:1–10; Lluka 24:13–35; Gjoni 20:19–29; 1 Korintasve 15:1–8, 55
Shumë dëshmitarë dëshmojnë për Ringjalljen e Jezu Krishtit.
Përfytyroni se si mund të ketë qenë për dishepujt që ta shikonin Jezusin të përqeshej, të keqtrajtohej dhe të kryqëzohej. Ata e kishin dëshmuar fuqinë e Tij, e ndien të vërtetën e mësimeve të Tij dhe kishin besimin se Ai ishte Biri i Perëndisë. Të qenit dëshmitarë të vdekjes së Tij mund t’i ketë bërë dishepujt të ndienin dhembje dhe pështjellim. Por shpejt ata u bënë dëshmitarë të mrekullisë së madhe të Ringjalljes së Tij.
Çfarë mund të mësoni nga rrëfimet e atyre njerëzve që ishin dëshmitarë të Shpëtimtarit të Ringjallur? Shenjojeni ose vini një shenjë te përvoja e çdo personi te Mateu 28:1–10; Lluka 24:13–35; Gjoni 20:19–29; dhe 1 Korintasve 15:1–8, 55. (Dëshmitarë të tjerë të Krishtit të ringjallur mund të gjenden te 3 Nefi 11; Mormoni 1:15; Ethëri 12:38–39; Doktrina e Besëlidhje 76:19–24; 110:1–10; dhe Joseph Smith – Historia 1:15–17.) Çfarë ju bën përshtypje rreth dëshmive të këtyre dëshmitarëve? Pas Ringjalljes së Shpëtimtarit, njerëz të tjerë u ringjallën dhe iu shfaqën shumë njerëzve (shih Mateu 27:52–53; 3 Nefi 23:9). Si ndikon besimi juaj te Shpëtimtari dhe premtimi për ringjalljen te mënyra se si jetoni?
Shih edhe “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi Është Ringjallur”], “The Risen Lord Appears to the Apostles” [“Zoti i Ringjallur u Shfaqet Apostujve”], “Blessed Are They That Have Not Seen, and Yet Have Believed” [“Lum Ata që Nuk Kanë Parë dhe Kanë Besuar”] (materiale filmike), ChurchofJesusChrist.org.
Jezu Krishti më jep shpresë dhe gëzim.
Çfarë fjalësh apo frazash te 1 Pjetër 1:3–11 ju japin shpresë për shkak të Jezu Krishtit? Kur e keni ndier atë shpresë?
Plaku Gerit W. Gong, dëshmoi se Ringjallja “u jep shpresë atyre të cilët kanë humbur gjymtyrë, atyre të cilët e kanë humbur aftësinë për të parë, dëgjuar, ose ecur, apo atyre që konsiderohen si të shkatërruar nga sëmundjet e ashpra, sëmundjet mendore apo dobësimet e tjera të zotësive. Ai na gjen. Ai na shëron plotësisht. … [Gjithashtu,] për shkak se ‘Perëndia vetë shlyen për mëkatet e botës’ [Alma 42:15], … Ai mundet që, me mëshirë, të na ndihmojë sipas dobësive tona. … Ne pendohemi dhe bëjmë gjithçka mundemi. Ai na rrethon përjetësisht ‘në krahët e dashurisë së tij’ [2 Nefi 1:15]” (“Hosana dhe Aleluja – Jezu Krishti i Gjallë: Zemra e Rivendosjes dhe e Pashkës”, Liahona, maj 2020, f. 54).
Shih edhe Alma 27:28; 36:1–24; 3 Nefi 9:11–17; Moroni 7:40–41.
Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë
-
EjaniteKrishti.org.Easter.ComeuntoChrist.org përmban një kronologji kohore dhe një përshkrim të asaj që ndodhi çdo ditë të javës së fundit të jetës së Shpëtimtarit. Çdo ditë të javës, familja juaj mund t’i rishikojë këto përshkrime për të parë atë që bëri Shpëtimtari atë ditë, ose ju mund të lexoni rreth javës së Tij të fundit në shkrimet e shenjta si familje (shih një listë të sugjeruar në pjesën “Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta” më sipër).
-
Himne dhe Libri i Këngëve të FëmijëveMerrni parasysh të këndoni së bashku këngë rreth Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit gjatë kësaj jave, përfshirë disa këngë që janë më pak të njohura për ju. (Shihni treguesin e temave të Himne ose Libri i Këngëve të Fëmijëve, nën tema të tilla si “Shlyerja”, “Pashka” ose “Ringjallja”.) Për t’i ndihmuar pjesëtarët e familjes që t’i mësojnë këngët, ju mund të tregoni figura që përputhen me fjalët.
-
Koleksioni “Jesus Christ” [“Jezu Krishti”] te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].Koleksioni në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] me titull “Jesus Christ [“Jezu Krishti”] përfshin materiale filmike, punë artistike dhe muzikë që mund ta ndihmojë familjen tuaj të kremtojë Ringjalljen e Shpëtimtarit këtë Pashkë.
-
“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve.”Si familje, lexoni dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” (ChurchofJesusChrist.org). Ftojeni secilin pjesëtar të familjes të zgjedhë një mesazh për Pashkën nga kjo dëshmi për t’ua treguar të tjerëve. Për shembull, ju mund të krijoni afishe që t’i shfaqni në mediat shoqërore, në portën kryesore apo në shtëpinë tuaj.
Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Kënga e sugjeruar: “Jezusi u Ngrit”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 44.