Dhiata e Re 2023
3–9 Prill. Pashka: “O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?”


“3–9 Prill. Pashka: ‘O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“3–9 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Varri në Kopsht

3–9 Prill

Pashka

“O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?”

Përdoreni kohën tuaj me fëmijët për t’i ndihmuar ata që ta shohin Pashkën si një periudhë për t’u gëzuar për Shpëtimtarin dhe për ta thelluar mirënjohjen e tyre për flijimin e Tij. Idetë në këtë përvijim të mësimit mund të përshtaten për t’ju ndihmuar që t’u jepni mësim fëmijëve të çdo moshe.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqituni fëmijëve figura të Shpëtimtarit në Gjetseman, në kryq dhe pas Ringjalljes së Tij (shih figurën në përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56–60). Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth ngjarjeve që tregohen te figurat.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Jezu Krishti është Shpëtimtari im.

Ndërsa lexoni rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit, përsiatni mbi mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët ta ndiejnë se sa i do Jezusi ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni një figurë të Jezusit dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë se çfarë dinë rreth asaj që Ai bëri për ne. Jepni dëshminë tuaj për dashurinë e Shpëtimtarit dhe fuqinë e Tij për të na shpëtuar nga mëkati. Ngrini lart një pasqyrë dhe lërini fëmijët që me radhë të shohin veten në të. Ndërsa çdo fëmijë e bën këtë, thoni: “Jezusi e do [emri i fëmijës] dhe Ai mund ta ndihmojë [emri i fëmijës] që të jetojë me Atin Qiellor përsëri”.

  • Paraqitni figurën Jezusi Lutet në Gjetsemani (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56) teksa tregoni historinë kur Jezusi vuajti në Gjetseman për mëkatet e botës (shih Mateu 26:36–46; Lluka 22:39–44). Dëshmoni se për shkak të vuajtjes së Tij, ne mund të falemi kur bëjmë një zgjedhje të gabuar. Ju mund të përdorni gjithashtu mësimin te “Kapitulli 51: Jezusi Vuan në Kopshtin e Gjetsemanit” (në Tregime nga Dhiata e Re, f. 129–132, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org).

  • Këndoni së bashku një këngë rreth dashurisë së Jezusit për ne, të tillë si “T’Shpëtuesit Dashuri Ndiej” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 42–43). Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë te kënga fjalë që përshkruajnë dashurinë e Shpëtimtarit. Çfarë na ndihmon ta ndiejmë dashurinë e Tij? Si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta ndiejnë dashurinë e Tij?

Pamja
Krishti me Marien te varri i zbrazët

He is Risen [Ai u Ringjall], nga Greg Olsen

Për shkak se Jezusi vdiq dhe u ringjall, unë do të jetoj përsëri.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë që për shkak të Jezu Krishtit, ne dhe njerëzit tanë të dashur do të ringjallemi një ditë?

Veprimtari të Mundshme

  • Mësojuni fëmijëve historinë e Pashkës duke përdorur figurat e Krishtit në Gjetseman, mbi kryq dhe pas Ringjalljes së Tij (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56–60 dhe figurën e madhe sa faqja në përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Lërini disa fëmijë t’i mbajnë figurat në duar ndërkohë që tregoni historinë. Tregojuni fëmijëve rreth disa njerëzve që e panë Jezusin pasi Ai u ringjall, të tillë si Maria (shih Gjoni 20:1–18) apo Thomai (shih Gjoni 20:24–29).

  • Pyetini fëmijët përse e festojmë Pashkën. Shpjegoni se në Pashkë ne festojmë ditën që Jezu Krishti u ringjall. Pyetni nëse ndonjë fëmijë do të donte të tregonte atë që familjet e tyre bëjnë për ta kujtuar Ringjalljen e Jezu Krishtit.

  • Shpjegoni se të ringjallur do të thotë të jetojmë sërish pasi të vdesim. Jepni dëshminë tuaj se për shkak të Jezu Krishtit, ne do të ringjallemi – ne do të jetojmë përsëri pasi të vdesim dhe nuk do të vdesim më kurrë.

  • Përdorni një dorashkë për t’u mësuar fëmijëve se ne të gjithë kemi një trup (që përfaqësohet nga dorashka) dhe një shpirt (që përfaqësohet nga një dorë). Kur vdesim, shpirtrat dhe trupat tanë ndahen. Shpirtrat tanë vazhdojnë të jetojnë, por trupat tanë jo. Kur ringjallemi, shpirtrat dhe trupat tanë bashkohen sërish. Lërini fëmijët që me radhë ta veshin dorashkën dhe ta heqin atë.

  • Këndoni së bashku një këngë Pashke, të tillë si “Jezusi a Jetoi Sërish?” ose “Jezusi u Ngrit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45, 44) dhe tregojuni fëmijëve figura të Jezusit pasi Ai u ringjall (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 59–61).

  • Paraqitni një fotografi të dikujt që e njihni, i cili ka vdekur. Jepni dëshminë tuaj se ai ose ajo do të ringjallet për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit.

  • Shihni së bashku materialet filmike “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi u Ringjall”] ose “The Risen Lord Appears to the Apostles” [“Zoti i Ringjallur u Shfaqet Apostujve”] (ChurchofJesusChrist.org). Ose shfaqni ndonjë material tjetër filmik për Pashkën që gjendet te Easter.ComeuntoChrist.org.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Jezusi vuajti për mua në Gjetseman dhe në kryq.

Ndërsa i studioni shkrimet e shenjta këtë javë, përsiatni për mënyrën se si mund t’i ndihmoni fëmijët që ta ndërtojnë besimin e tyre te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni me fëmijët vargjet te Lluka 22:39–44 dhe vargje të përzgjedhura nga Mateu 27:29–50. Ftojini ata të kërkojnë fjalë që i ndihmojnë ta kuptojnë atë që përjetoi Shpëtimtari në Gjetseman dhe në kryq.

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh nenin e tretë të besimit. Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti ka fuqinë për të na shpëtuar nga mëkati dhe nga vdekja.

  • Ndihmojini fëmijët të përgatitin biseda të shkurtra rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit, të cilat ata mund t’ua japin të tjerëve. Nxitini që në bisedat e tyre të përfshijnë një shkrim të shenjtë dhe dëshminë e tyre. Nëse kanë nevojë për ndihmë shtesë, ata mund të lexojnë pjesën “Shlyej, Shlyerje” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Për shkak se Jezusi vdiq dhe u ringjall, unë do të jetoj përsëri.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, një ditë do të përjetojnë vdekjen e një njeriu të dashur, nëse nuk e kanë përjetuar tashmë. Ndihmojini të dinë që për shkak se Jezu Krishti u ringjall, ne të gjithë do të ringjallemi.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurat nr. 57–59 te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit dhe kërkojuni fëmijëve që t’i përputhin figurat me fragmentet vijuese: Mateu 27:29–38, 59–60; Gjoni 20:10–18.

  • Ftojini fëmijët të lexojnë më vete pjesën “Ringjallje” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org) dhe të gjejnë diçka që do t’u pëlqente t’ua mësonin familjeve të tyre. Jepuni fëmijëve kohë të tregojnë atë që gjetën.

  • Ndihmojini fëmijët të shohin tek treguesi tematik i Librit të Këngëve të Fëmijëve për të gjetur një këngë që do të duan ta këndojnë rreth Jezu Krishtit ose Ringjalljes. Këndojeni këngën së bashku dhe pyetini fëmijët se çfarë mësojnë nga kjo këngë.

  • Shfaqni materialin filmik “Jesus Is Resurrected” [“Jezusi u Ringjall”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe ftojini disa fëmijë që të japin dëshmitë e tyre rreth Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit. (Mund t’u kërkoni këtyre fëmijëve ta bëjnë këtë disa ditë përpara orës mësimore që të mund të përgatiten.) Ftojini fëmijët që t’i shkruajnë dëshmitë e tyre për t’i treguar më pas në shtëpi.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Për t’i ndihmuar fëmijët që t’ua tregojnë familjeve të tyre atë që mësuan, nxitini që të këndojnë një këngë rreth Jezu Krishtit në shtëpi këtë javë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët përfitojnë nga përsëritja. Mos kini frikë t’i përsëritni veprimtaritë disa herë, veçanërisht me fëmijët më të vegjël. Përsëritja do t’i ndihmojë fëmijët që ta mbajnë mend atë që u mësoni.

Shtyp në Letër