“19–25 Shtator. Isaia 40–49: ‘Ngushëlloni Popullin Tim’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“19–25 Shtator. Isaia 40–49”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022
19–25 Shtator
Isaia 40–49
“Ngushëlloni Popullin Tim”
Isaia shpesh përdori gjuhë simbolike. Kushtojuni vëmendje mendimeve dhe ndjenjave që ju sjellin në mendje dhe zemër këto simbole. Kjo mund t’ju ndihmojë që ta kuptoni më mirë atë që ai dha mësim.
Shënojini Mbresat Tuaja
“Ngushëlloni” është fjala e parë tek Isaia kapitulli 40. Ai shënjon fillimin e një toni të ndryshëm, një theksimi të ndryshëm në mesazhin e profetit. Megjithëse shkrimet më të hershme të Isaias i paralajmëruan Izraelin dhe Judën rreth shkatërrimit dhe robërisë që do të vinte për shkak të mëkateve të tyre, këto profeci të mëvonshme kishin për qëllim t’i ngushëllonin judenjtë pas 150 vjetëve në të ardhmen – pasi Jerusalemi u shkatërrua, tempulli u përdhos dhe njerëzit u morën robër nga Babilonia. Por këto profeci shkojnë edhe më tej në të ardhmen sesa tek izraelitët e mundur dhe të zhgënjyer. Ato na flasin neve, që gjithashtu ndonjëherë ndihemi të mundur, të zhgënjyer dhe madje të humbur.
Mesazhi i Isaias për ta dhe për ne është i thjeshtë: “Mos ki[ni] frikë” (Isaia 43:1). Jo gjithçka humbet. Zoti nuk ju ka harruar dhe Ai ka fuqi mbi situatat që duken jashtë kontrollit tuaj. A nuk është Zoti “[Ai] që ka krijuar qiejt dhe … ka shtruar tokën dhe … që i jep frymëmarrje popullit”? (Isaiah 42:5.) A nuk është Ai më i fuqishëm se Babilonia, sesa mëkati, se çfarëdo gjëje që po ju mban rob? “Kthehu tek unë”, lutet Ai, “sepse unë të kam çliruar” (Isaia 44:22). Ai mund të shërojë, rivendosë, forcojë, falë dhe ngushëllojë – çfarëdo që të jetë e nevojshme për ju, në rastin tuaj, për t’u shëlbuar.
Për të mësuar se si Nefi dhe Jakobi i krahasuan kapitujt tek Isaia 48–49 me popullin e tyre, shih 1 Nefi 22 dhe 2 Nefi 6.
Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta
Jezu Krishti mund të më ngushëllojë dhe të më japë shpresë.
Mund të ketë qenë shkurajuese, madje, shkatërruese, për izraelitët që u gjendën robër në Babiloni. Shumë mund të kenë pyetur veten nëse e kishin humbur përgjithmonë vendin e tyre si populli i zgjedhur besëlidhës i Perëndisë. Ndërsa lexoni kapituj tek Isaia 40–49, kërkoni fragmente që mund të kenë siguruar ngushëllim dhe shpresë. Për çdo fragment që gjeni, përsiatni dhe shënojini ato që Zoti mund t’ju thotë juve në këto vargje. Këtu janë disa vargje me të cilat mund të filloni:
Si mund t’ia jepni këto mesazhe dikujt që ka nevojë për nxitje ose shpresë? (Shih Isaia 40:1–2.)
Shih edhe Xhefri R. Holland, “Një Ndriçim i Përkryer i Shpresës”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 81–84.
Isaia 40:3–8, 15–23; 42:15–16; 47:7–11
Fuqia e Perëndisë është më e madhe se fuqia e botës.
Isaia vazhdimisht e kujtoi popullin e tij për fuqinë e pashembullt të Perëndisë, madje të krahasuar edhe me fuqinë shtypëse të botës që i rrethonte. Kërkojeni këtë mesazh ndërsa lexoni tek Isaia 40:3–8, 15–23; 42:15–16 dhe 47:7–11 (vini re se kapitulli 47 i drejtohet pushtuesit të Izraelit, Babilonisë). Çfarë ju mësojnë këto fragmente rreth gjërave të botës? Çfarë ju mësojnë ato rreth Perëndisë? Përsiatni se përse ky mesazh mund të ketë pasur vlerë për judenjtë në robëri. Përse ka vlerë për ju?
Shih edhe “Me Mua Rri!” Himne, nr. 94.
Isaia 41:8–13; 42:1–7; 43:9–12; 44:21–28; 45:1–4; 48:10; 49:1–9
“Ti je shërbëtori im.”
Gjatë gjithë kapitujve tek Isaia 40–49 Zoti flet për “shërbëtori[n]” e Tij dhe “dëshmitarë[t]” e Tij. Në disa fragmente këto fjalë duken se i referohen Jezu Krishtit (shih Isaia 42:1–7), në të tjerat i referohen shtëpisë së Izraelit (shih Isaia 45:4) dhe madje në të tjera i referohen mbretit Kiri, i cili i lejoi judenjtë të riktheheshin në Jerusalem dhe ta rindërtonin tempullin (shih 44:26–45:4). Sidoqoftë, në secilin rast, ju madje mund të merrni parasysh se si fragmentet gjejnë zbatim për ju si një shërbëtor/e dhe dëshmitar/e i/e Zotit. Për shembull, përsiatni pyetje si këto:
Isaia 41:8–13; 42:6; 44:21. Çfarë ju ka thirrur Zoti të bëni? Merrni parasysh thirrjet formale në Kishë si dhe përgjegjësitë e tjera besëlidhëse për t’i shërbyer Atij. Si ju përkrah Ai ju dhe ju “zë për dore” (Isaia 42:6) ndërsa shërbeni? Si ju ka “rafinuar” Ai që të bëheni shërbëtori/ja i/e Tij? (Shih edhe Isaia 48:10.)
Isaia 43:9–12. Në çfarë kuptimi jeni ju një dëshmitar/e i/e Jezu Krishtit? Cilat përvoja në jetën tuaj ju kanë treguar se Ai është Shpëtimtari?
Isaia 49:1–9. Çfarë mesazhesh gjeni në këto vargje që mund të ndihmojnë kur përpjekjet tuaja dhe shërbimi juaj duken sikur janë “për hiç gjë dhe pa dobi” (vargu 4).
Shih edhe Mosia 18:9; Henry B. Eyring, “A Child and a Disciple”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 29–32.
Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë
-
Isaia 40:3–4.Për të zbuluar se çfarë mund të nënkuptojë fraza të “shtroni udhën e Zotit”, familja juaj mund të drejtojë diçka që është e shtrembër, të pastrojë një dysheme të rrëmujshme ose të bëjë një shteg të qartë në tokë shkëmbore. Ju gjithashtu mund të tregoni fotografitë e Gjon Pagëzorit dhe Jozef Smithit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 35, 87). Si e përgatitën ata rrugën për ardhjen e Zotit? (Shih Lluka 3:2–18; Doktrina e Besëlidhje 135:3.) Si ndihmojmë ne për ta përgatitur rrugën për Të? (Për shembull, shih Doktrina e Besëlidhje 33:10.)
-
Isaia 40:28; 43:14–15; 44:6.Çfarë emrash ose titujsh të Jezu Krishtit gjejmë në këto vargje? Çfarë na mëson secili emër për Të?
-
Isaia 41:10; 43:2–5; 46:4.Këto vargje pasqyrohen te himni “Sa i Fort’ një Themel” (Himne, nr. 41). Familja juaj mund të kënaqet duke e kënduar himnin së bashku dhe duke gjetur fraza në të që janë të ngjashme me frazat në këto vargje. Çfarë na mësojnë këto fraza rreth Jezu Krishtit?
-
Isaia 44:3–4; 45:8.Pasi t’i lexoni këto vargje, familja juaj mund të ujitë një bimë ndërsa ju flisni për bekimet që Zoti ka derdhur mbi ta. Çfarë i ndodh një bime kur e ujitim? Çfarë pret Zoti nga ne kur Ai na bekon?
-
Isaia 48:17–18.Merrni parasysh të tregoni fotografi ose materiale filmike të lumenjve dhe dallgëve të oqeaneve. Si mund të jetë paqja si një lumë? Si mund të jetë drejtësia si dallgët?
Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Kënga e sugjeruar: “Sa i Fort’ Një Themel”, Himne, nr. 41.