“6–12 Korrik. Alma 30–31: ‘Virtyti i Fjalës së Perëndisë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)
“6–12 Korrik. Alma 30–31”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020
6–12 Korrik
Alma 30–31
“Virtyti i Fjalës së Perëndisë”
Studiojini kapitujt tek Alma 30–31 duke pasur në mendje fëmijët të cilëve u jepni mësim. Teksa i përsiatni anët e tyre të forta dhe nevojat e tyre, Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë ta dini se si t’u jepni mësim atyre.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ftojini fëmijët të japin përgjigje ndaj pyetjeve si ato në vijim: Kur duhet të lutemi? Çfarë themi kur lutemi? A mund të tregojë dikush rreth mënyrës se si luteshin zoramitët dhe mënyrës se si lutej Alma?
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Të gjitha gjërat dëshmojnë për Perëndinë.
Alma përmendi gjëra në qiell dhe në tokë për të dëshmuar se Perëndia jeton dhe e drejton gjithësinë. Çfarë gjërash mund t’i ndihmoni fëmijët të shohin përreth vetes që dëshmojnë për Perëndinë?
Veprimtari të Mundshme
-
Lexojuni fëmijëve tek Alma 30:44 dhe kërkojuni që të mbajnë vesh për gjërat që Alma tha se na ndihmojmë ta dimë se Perëndia është i vërtetë. Paraqitni figura të disa prej këtyre gjërave dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë me gisht për nga figurat kur lexoni për to te vargu. Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të gjërave që i ndihmojnë të besojnë te Perëndia.
-
Nëse është e mundur, bëni një shëtitje me fëmijët jashtë ose kërkojuni të shohin nga dritarja ndërsa lexoni tek Alma 30:44. Kërkojuni që të vënë në dukje gjëra që i shohin, të cilat i ndihmojnë ta dinë se Perëndia është i vërtetë. Faqja e veprimtarisë së kësaj jave mund të ndihmojë gjithashtu.
-
Kërkojuni fëmijëve të ulen në rreth dhe të këndojnë së bashku një këngë rreth krijimeve të Perëndisë, të tillë si “My Heavenly Father Loves Me” [“Ati Im Qiellor më Do”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 16). Ndërsa fëmijët këndojnë, ftojini që të kalojnë dorë më dorë një send të tillë si një top. Kur të ndalojë muzika, kërkojini fëmijës që e mban sendin të tregojë një gjë që krijoi Ati Qiellor për të cilën ai apo ajo është mirënjohës/e.
Fjala e Perëndisë është e fuqishme.
Kur fëmijët mendojnë rreth fuqisë, ata mund të mendojnë për gjëra të tilla si superheronjtë, mbretëreshat ose mbretërit. Ju mund t’i ndihmoni ata të kuptojnë se fjala e Perëndisë është më e fuqishme se “çdo gjë tjetër” (Alma 31:5).
Veprimtari të Mundshme
-
Vizatoni një shpatë në tabelë. Lexojuni fëmijëve tek Alma 31:5 dhe ftojini që të dëgjojnë se çfarë tha Alma që është më e fuqishme sesa shpata. Tregoni një përvojë kur fjala e Perëndisë pati ndikim të fuqishëm te ju.
-
Këndoni së bashku një këngë rreth shkrimeve të shenjta, të tillë si “Scripture Power” [“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”] (music.ChurchofJesusChrist.org) dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për mënyrën se si na ndihmojnë shkrimet e shenjta. Përsëriteni disa herë frazën “Fjala e Perëndisë është më e fuqishme sesa …” dhe kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë që ta plotësoni frazën.
Ati Qiellor i dëgjon lutjet e mia.
Alma u ndie i trishtuar kur pa mënyrën se si luteshin zoramitët (shih Alma 31:24) – ata nuk besonin te Jezu Krishti dhe thoshin përherë të njëjtat lutje në një vend ku mund t’i shihte kushdo (Alma 31:13–14). Por lutja e Almës ishte e përulur dhe tregonte besim te Krishti.
Veprimtari të Mundshme
-
Përmblidheni shkurtimisht për fëmijët historinë e Almës dhe të zoramitëve duke përdorur vargje nga Alma 31:8–35. Ju mund të përdorni edhe “Kapitullin 28: Zoramitët dhe Rameumptomi” (Tregime të Librit të Mormonit, f. 78–80). Vini në dukje ndryshimet ndërmjet lutjes së zoramitëve dhe lutjes së Almës. Ftojini fëmijët të përfytyrojnë sikur takojnë një prej fëmijëve zoramitë. Çfarë do të thoshin për t’i mësuar atij apo asaj mënyrën se si të lutej?
-
Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë gjëra që thanë zoramitët në lutjen e tyre (shih Alma 31:15–18), ndërsa ju ndihmojnë të ndërtoni një kullë Rameumptomi me kallëpe apo gurë. Shpjegoni se kjo nuk është mënyra se si ne duhet të lutemi. Pyetini fëmijët për mënyrën se si duhet të lutemi dhe lërini ta heqin një kallëp apo gur për çdo gjë që përmendin.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Libri i Mormonit më paralajmëron kundër mësimeve të rreme.
Mësimet e rreme të Korihorit përshkruhen në Librin e Mormonit për të na ndihmuar që të dallojmë dhe të hedhim poshtë mësime të ngjashme në kohën tonë.
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni disa artikuj (të tillë si para ose ushqime) dhe kopje në formë lodrash të këtyre artikujve. Cilin do të parapëlqenin që të kishin fëmijët? Ndihmojini fëmijët të kërkojnë tek Alma 30:12–18 për gënjeshtra ose mësime të rreme që dha mësim Korihori rreth Perëndisë.
-
Ndihmojini fëmijët t’i përcaktojnë gënjeshtrat që dha mësim Korihori dhe t’i shkruajnë ato në shirita letre për t’i vënë në tabelë (shih Alma 30:12–18, 24). Kërkojuni fëmijëve që të shqyrtojnë vargjet tek Alma 30:32–35, duke kërkuar mënyrat në të cilat Alma iu përgjigj gënjeshtrave të Korihorit. Pyetini fëmijët se si mund ta dinë se gjërat që dha mësim Alma, janë të vërteta.
Fjala e Perëndisë është më e fuqishme sesa çdo gjë tjetër.
Kur e keni ndier fuqinë e fjalës së Perëndisë? Merreni parasysh mënyrën se si përvojat tuaja mund t’i frymëzojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të mendojnë për diçka apo dikë që është i fuqishëm, ose paraqitni figura të disa gjërave të fuqishme. Çfarë i bën këto gjëra të fuqishme? Lexoni së bashku tek Alma 31:5 dhe pyetini fëmijët se çfarë mendojnë se do të thotë ky varg. Si është fjala e Perëndisë më e fuqishme sesa një shpatë? Çfarë ka ajo fuqinë që të bëjë?
-
Vihuni në kontakt me disa fëmijë paraprakisht dhe kërkojuni që të mendojnë për një përvojë që ta tregojnë në klasë kur shkrimet e shenjta ose një bisedë nga një udhëheqës i Kishës i ndihmoi që të bënin diçka të mirë. Përse i bëri fjala e Perëndisë që të donin të bënin gjëra të mira?
-
Këndoni me fëmijët një këngë rreth fjalës së Perëndisë, të tillë si “Search, Ponder, and Pray” [“Kërko, Përsiat dhe Lutu”] ose “Follow the Prophet” [“Ndiqe Profetin”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 66, 58).
Unë mund të jem i përulur.
Nga të gjitha gabimet që bënë zoramitët, ishte krenaria e tyre që u duk se e brengosi veçanërisht Almën. Kjo mund të jetë një mundësi për t’u mësuar fëmijëve rëndësinë e përulësisë.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë dallimin ndërmjet krenarisë dhe përulësisë (shih “Krenari” dhe “Përul, Përulësi” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta). Kërkojuni fëmijëve të lexojnë me radhë tek Alma 31:24–28. Ose lexoni së bashku “Kapitullin 28: Zoramitët dhe Rameumptomi” (Tregime të Librit të Mormonit, 78–80). Ndërsa lexojnë, kërkojuni të vënë re se si zoramitët treguan se ishin krenarë. Si e tregoi Alma se ai ishte i përulur? (Shih Alma 31:30–33.)
-
Ndajini fëmijët në grupe dhe kërkojini secilit grup të vendosë për një përgjigje për pyetje si këto: Mbi çfarë i vendosën zoramitët zemrat e tyre? (Shih Alma 31:24, 28.) Cilat janë disa gjëra të botës mbi të cilat njerëzit i vendosin zemrat sot? Përse mund të mendojnë njerëzit se ata janë më të mirë se të tjerët? Kur secili grup të japë një përgjigje, lërini të vizatojnë në tabelë një pjesë të kullës së Rameumptomit. Pastaj kërkojuni që të fshijnë pjesë të kullës sa herë që mendojnë një mënyrë se si mund të shfaqin përulësi.
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët t’u mësojnë familjeve të tyre për diçka që mësuan rreth fuqisë së fjalës së Perëndisë sot.