Eja, Më Ndiq
20–26 Korrik. Alma 36–38: “Shiko te Perëndia dhe Jeto”


“20–26 Korrik. Alma 36–38: ‘Shiko te Perëndia dhe Jeto’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“20–26 Korrik. Alma 36–38”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

burrë duke u lutur

Ilustrim nga Joshua Dennis

20–26 Korrik

Alma 36–38

“Shiko te Perëndia dhe Jeto”

Kur t’i studioni me lutje kapitujt tek Alma 36–38, mund t’ju vijnë mbresa rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Shënojini këto mbresa; ato mund t’u japin shkëndijë ideve për veprimtari mësimore.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini të gjithë fëmijët të tregojnë diçka që prindërit e tyre u kanë mësuar. Pyetini nëse e dinë se çfarë u mësoi Alma bijve të tij.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Alma 36:6, 20, 24

Pendimi më sjell gëzim.

Të mësuarit e fëmijëve për gëzimin e pendimit kur janë të vegjël mund t’i frymëzojë ata që të pendohen kur të rriten.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Alma 36:20 dhe kërkojuni të mbajnë vesh se si u ndie Alma. Ftojini që të përmendin disa gjëra që u sjellin gëzim. Paraqitni një figurë të Shpëtimtarit dhe shpjegoni se Alma ndjeu gëzim për shkak se Jezu Krishti i fali mëkatet e tij.

  • Jepini secilit prej fëmijëve një fletë letre me një fytyrë të lumtur në njërën anë dhe një fytyrë të trishtuar në anën tjetër. Kërkojuni që të mbajnë vesh ndërsa lexoni tek Alma 36:6 dhe të zgjedhin se cilën fytyrë duhet të ngrenë lart. Shpjegoni se Alma u pendua dhe ndjeu gëzim për shkak se Jezu Krishti e fali për zgjedhjet e këqija që kishte bërë. Kërkojuni fëmijëve që ndërsa lexoni tek Alma 36:24, të mbajnë vesh për zgjedhjet e mira që bëri ai më vonë dhe të ngrenë lart fytyrën e duhur.

  • Këndoni së bashku një këngë për Jezu Krishtin, të tillë si “He Sent His Son” [“Ai Dërgoi Birin e Tij”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 20). Jepni dëshminë tuaj se Jezusi erdhi në tokë për të na shpëtuar nga mëkati dhe për të na sjellë gëzim.

Alma 37:6–7

“Nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta gjëra të mëdha bëhen.”

Si mund t’u mësoni fëmijëve që ta dallojnë se Zoti përdor gjëra të vogla ose të thjeshta për ta përmbushur veprën e Tij?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni tek Alma 37:6–7 dhe ftojini fëmijët të mblidhen kruspull sa herë që lexoni fjalën “të vogla”. Tregojuni atyre disa gjëra të vogla që mund të bëjnë të ndodhin gjëra të mëdha ose të lëvizin gjëra të mëdha, të tilla si një bateri apo çelës makine. Çfarë gjërash të mëdha ndodhin apo lëvizin për shkak të këtyre gjërave të vogla? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjëra të vogla ose të thjeshta që Perëndia do që ne t’i bëjmë. Çfarë gjërash të mëdha mund të ndodhin për shkak të këtyre urdhërimeve të vogla ose të thjeshta?

  • Paraqitni një ose dy figura të gjërave të vogla që grumbullohen duke krijuar gjëra të mëdha, të tilla si një fije bari dhe një fushë, ose një pikë shiu dhe një liqen. Dëshmoni se edhe veprime të vogla, të thjeshta mund të shkaktojnë një ndryshim të madh në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve. Nxitini fëmijët të flasin për disa gjëra të thjeshta, të mira që i bëjnë çdo ditë ose tregoni vetë shembujt tuaj. Ftojini fëmijët të zgjedhin një gjë të thjeshtë, të mirë që mund ta bëjnë këtë javë dhe të bëjnë një vizatim të vetes duke e bërë atë gjë. Ftojini që t’i marrin vizatimet e tyre në shtëpi dhe t’ua tregojnë familjeve të tyre.

Alma 37:38–47

Shkrimet e shenjta mund të na ndihmojnë çdo ditë.

Ndonëse shumë fëmijë të vegjël nuk mund të lexojnë, ju mund t’i ndihmoni të fitojnë një dëshmi për fuqinë e shkrimeve të shenjta për ta udhëhequr jetën e tyre të përditshme.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Liahonës (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 68), ose ftojini fëmijët të vizatojnë një të tillë ndërsa tregojnë se çfarë u kujtohet rreth saj (shih 1 Nefi 16:10, 28–29). Ngrijini lart shkrimet e shenjta dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si shkrimet e shenjta janë sikurse Liahona. Përdorini vargjet tek Alma 37:38–47 dhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave për ta pasuruar këtë diskutim.

  • Këndoni së bashku një këngë për studimin e shkrimeve të shenjta, të tillë si “Search, Ponder, and Pray” [“Kërko, Përsiat dhe Lutu”] ose “Kur Kërkoj Shkrimet e Shenjta” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 66; Himne, nr. 180). Cilat bekime nga studimi i shkrimeve të shenjta përmenden te kënga?

    grua duke i lexuar shkrimet e shenjta

    Shkrimet e shenjta na mësojnë se si ta ndjekim Perëndinë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Alma 36

Unë mund të “lind[em] nga Perëndia” kur e ndjek Jezusin dhe pendohem për mëkatet e mia.

“Kthimi në besim … është një ndryshim i vetë natyrës sonë. Është një ndryshim kaq domethënës sa Zoti dhe profetët e Tij e quajnë atë rilindje” (“Conversion”, Gospel Topics, topics.ChurchofJesusChrist.org).

Veprimtari të Mundshme

  • Përsëriteni me fëmijët historinë e kthimit në besim të Alma të Riut tek Alma 36:6–21. Shkruani në shirita letre fjalë e fraza nga këto vargje që përshkruajnë mënyrën se si u ndie Alma dhe vendosini ato në tabelë. Kërkojuni fëmijëve t’i grupojnë shiritat e letrave në dy kategori: gjërat që ndjeu Alma përpara se të kujtonte ato që i ati i kishte mësuar për Shpëtimtarin, dhe gjërat që ndjeu pasi i kujtoi ato. Lexoni së bashku tek Alma 36:17–20 dhe dëshmojuni fëmijëve se Jezu Krishti na fal kur pendohemi.

  • Shkruani në tabelë Të lindur nga Perëndia dhe referencat vijuese të shkrimeve të shenjta: 1 Gjon 4:7; Mosia 5:7; 27:25–26; Alma 5:14; 22:15. Ndihmojini fëmijët t’i lexojnë vargjet dhe të kërkojnë fraza që përshkruajnë se çfarë do të thotë të lindesh nga Perëndia. Si vepron një individ pasi është lindur nga Perëndia? Si mund ta tregojmë se jemi lindur nga Perëndia?

Alma 37:6–9, 38–47

“Nëpërmjet gjërave të vogla dhe të thjeshta gjëra të mëdha bëhen.”

Ndihmojini fëmijët të cilëve u jepni mësim, ta kuptojnë se leximi i shkrimeve të shenjta edhe për një kohë të shkurtër çdo ditë mund t’u sjellë bekime të mëdha.

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni ose paraqitni një kovë. Sa pika uji do të duheshin për ta mbushur kovën? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se do të duheshin shumë pika të vogla për ta mbushur kovën. Si lidhet kjo me vargjet tek Alma 37:6–7? Si është të lexuarit e shkrimeve të shenjta sikur të shtosh pika të vogla uji në një kovë?

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë tek Alma 37:6–9 bekimet që vijnë nga “anale[t]” ose shkrimet e shenjta. Si klasë, bëni një listë të asaj që gjejnë. Si e ka bekuar jetën tonë leximi i shkrimeve të shenjta? Jepni dëshminë tuaj për shkrimet e shenjta dhe nxitini fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.

  • Tregoni ose paraqitni një figurë të Liahonës (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 68) dhe kërkojuni fëmijëve të përsëritin atë që u kujtohet për Liahonën nga 1 Nefi 16:10, 28. Ndihmojini fëmijët të lexojnë tek Alma 37:38–42. Si vepronte Liahona? Si është kjo e ngjashme me mënyrën se si veprojnë shkrimet e shenjta? Lexojini së bashku vargjet 43–47 për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ftojini fëmijët ta plotësojnë faqen e veprimtarisë si pjesë të kësaj veprimtarie.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët të tregojnë një arsye përse janë mirënjohës për shkrimet e shenjta dhe t’i ftojnë pjesëtarët e familjes së tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët të bëhen nxënës më të mirë. Qëllimi juaj në mësimdhënien ndaj fëmijëve nuk është që thjesht t’u flitni për të vërtetën. Ju duhet gjithashtu t’i ndihmoni që të bëhen kërkues të së vërtetës të mbështetur te vetja. Për shembull, në vend që thjesht t’ua thoni fëmijëve të vërtetat që gjenden në historinë e kthimit në besim të Almës, ju mund të planifikoni veprimtari gjatë të cilave ata mund t’i zbulojnë vetë të vërtetat në histori.