“1–7 Mars. Doktrina e Besëlidhje 20–22: ‘Ngritja e Kishës së Krishtit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“1–7 Mars. Doktrina e Besëlidhje 20–22”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021
1–7 Mars
Doktrina e Besëlidhje 20–22
“Ngritja e Kishës së Krishtit”
Teksa studioni seksionet te Doktrina e Besëlidhje 20–22 këtë javë, mund t’ju vijnë në mendje ide mësimdhënieje. Mund të gjeni ide mësimdhënieje shtesë në këtë përvijim të mësimit.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Shfaqni figurën nga pëvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth organizimit të Kishës. Për ndihmë, shihni te “Kapitulli 9: Kisha e Vërtetë e Jezu Krishtit” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 40–42).
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Kisha e Jezu Krishtit është rivendosur.
Më 6 prill 1830, Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri u mblodhën me të tjerë për të organizuar Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim që ta kuptojnë rëndësinë e kësaj ngjarjeje?
Veprimtari të Mundshme
-
Përdoreni kreun e seksionit për seksionin te Doktrina e Besëlidhje 21 ose kapitullin 9 te Histori nga Doktrina e Besëlidhje për t’iu thënë shkurtimisht fëmijëve se çfarë ndodhi ditën kur u organizua Kisha. Për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë këtë ngjarje, shfaqeni materialin filmik “Organization of the Church” [“Organizimi i Kishës”] (ChurchofJesusChrist.org).
-
Thuajuni fëmijëve pse jeni mirënjohës/e që kemi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Shpjegoni se të qenit anëtarë të Kishës na përgatit ne për të jetuar sërish me Perëndinë. Ndihmojini ata ta përsëritin frazën “Unë i përkas Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” disa herë ose të këndojnë këngën “Kisha e Jezu Krishtit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 48).
Doktrina e Besëlidhje 20:37, 71–74
Unë po përgatitem për t’u pagëzuar.
Fëmijët të cilëve po u jepni mësim, po përgatiten për t’u pagëzuar. Ndihmojini ata ta kuptojnë se çfarë do të thotë që të pagëzohen dhe çfarë mund të bëjnë për të qenë gati.
Veprimtari të Mundshme
-
Shfaqni një figurë të një fëmije që po pagëzohet (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 104) dhe kërkojuni fëmijëve t’i vënë në dukje gjërat që dallojnë. Lexojini ose përmblidhini vargjet te Doktrina e Besëlidhje 20:71–74 dhe ndihmojini fëmijët ta shohin se si figura përputhet me udhëzimet te këto vargje. Dëshmoni që ne duhet ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit dhe të pagëzohemi në mënyrën që Ai ka urdhëruar.
-
Përmblidheni vargun te Doktrina e Besëlidhje 20:37. Çfarë mësojmë nga ky varg rreth njerëzve që duan të pagëzohen? Shfaqni figura të mënyrave në të cilat fëmijët mund të përgatiten për pagëzim, të tilla si duke u shërbyer të tjerëve dhe duke u lutur.
-
Këndoni një këngë për pagëzimin, të tillë si “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, nr. 53), ose shihni “The Baptism of Jesus” [“Pagëzimi i Jezusit”] (biblevideos.ChurchofJesusChrist.org). Ftojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre rreth të qenit të pagëzuar.
Doktrina e Besëlidhje 20:75–79
Sakramenti më ndihmon ta kujtoj Jezu Krishtin.
Si mund t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë më mirë arsyen pse e marrim sakramentin çdo javë?
Veprimtari të Mundshme
-
Lexojuni fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 20:77. Kërkojuni atyre të ngrihen në këmbë kur të dëgjojnë se çfarë duhet të kujtojmë kur hamë bukën e sakramentit. Bëni të njëjtën gjë me vargun 79. (Nëse doni, mund të vini në dukje se sot pimë ujë në vend të verës.) Si mund ta tregojmë që e kujtojmë Jezusin?
-
Tregojuni fëmijëve rreth një kohe kur bëtë një premtim dhe e mbajtët atë. Ftojini ata të thonë histori të vetat të ngjashme. Shpjegoni se kur marrim sakramentin, ne bëjmë premtime. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 20:77, duke theksuar premtimet që bëjmë që “gjithmonë ta kujtoj[më] atë” dhe “[t’i] zbatoj[më] urdhërimet [e tij]”. Ftojini fëmijët të tregojnë një rast kur ata e kujtuan Shpëtimtarin ose iu bindën një urdhërimi.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Kisha e Jezu Krishtit është rivendosur.
Duke iu bindur urdhrit të Zotit, Jozef Smithi, Oliver Kaudëri dhe të tjerë organizuan Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit më 6 prill 1830. Merrni parasysh mënyra se si t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë si ua ka bekuar jetën kjo ngjarje.
Veprimtari të Mundshme
-
Kujtojuni fëmijëve disa nga ngjarjet e rëndësishme rreth të cilave kanë mësuar – të tilla si rivendosja e priftërisë dhe përkthimi i Librit të Mormonit. Pse nevojitej që të ndodhnin këto gjëra përpara se të mund të organizohej Kisha?
-
Paraqitni figura të gjërave që i bëjmë në Kishë, të cilat përshkruhen te seksioni 20, të tilla si të mësuarit rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit, dhënia e shërbesës, pagëzimi dhe marrja e sakramentit. Ndihmojini fëmijët që t’i përkojnë këto figura me shkrimet e shenjta që i përshkruajnë ato, të tilla si Doktrina e Besëlidhje 20:17–21, 47, 70, 72–74, 75–79 dhe kreun e seksionit 21. Çfarë bekimesh kemi ngaqë jemi anëtarë të Kishës?
-
Këndojeni së bashku këngën “Kisha e Jezu Krishtit”, (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 48).
Doktrina e Besëlidhje 20:37, 77, 79
Kur u pagëzova, premtova që ta ndjek Jezu Krishtin.
Shumë nga fëmijët në klasën tuaj janë pagëzuar. Kujtojuani atyre besëlidhjen që bënë që “të marrin mbi vete emrin e Jezu Krishtit” (Doktrina e Besëlidhje 20:37).
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini disa fëmijë që të vijnë të përgatitur për të treguar çfarë ndien ose përjetuan kur u pagëzuan. Ndoshta ata mund të sjellin një fotografi nga dita e tyre e pagëzimit për t’ia treguar klasës. Përse zgjodhën të pagëzoheshin? Si i ka bekuar ata të qenit të pagëzuar dhe marrja e Frymës së Shenjtë?
-
Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 20:77 dhe kërkojuni fëmijëve të përcaktojnë premtimet që bëjmë gjatë sakramentit. Për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë se ka gjëra që mund t’i bëjnë përditë që “gjithmonë ta kujtojnë” Jezu Krishtin, ftojeni një fëmijë që ta bëjë me gjeste diçka që ai ose ajo mund të bëjë për ta kujtuar Shpëtimtarin. Kërkojuni të tjerëve ta gjejnë se cili është veprimi. Sipas vargut 77, si bekohemi kur e kujtojmë gjithmonë Shpëtimtarin?
-
Ndihmojini fëmijët ta krahasojnë vargun te Doktrina e Besëlidhje 20:37 me vargun 77 për të gjetur një frazë që përsëritet tek të dy. Paraqitiuni fëmijëve diçka që ka një emër në të (të tillë si një emër firme ose një emër njeriu). Çfarë na thotë emri për objektin? Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 20:37 për të zbuluar emrin e kujt marrim mbi vete kur pagëzohemi. Çfarë do të thotë ta marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit? Si duhet të mendojmë dhe veprojmë ngaqë kemi këtë emër?
Unë bekohem kur e ndjek profetin.
Si do t’i ndihmoni fëmijët t’i marrin bekimet që u premtohen te këto vargje atyre që e ndjekin profetin?
Veprimtari të Mundshme
-
Shkruani në tabelë fjalët Urdhërimet dhe Bekimet. Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 21:4–6 duke kërkuar urdhërimet që Zoti dha dhe bekimet që Ai premtoi. Ftojini ata që ta shkruajnë në tabelë atë që gjejnë.
-
Shfaqni një fotografi të profetit të tanishëm dhe ftojini fëmijët të tregojnë diçka që e mësuan ose e dëgjuan nga ai kohët e fundit. Lexoni së bashku vargun te Doktrina e Besëlidhje 21:5. Ftojini fëmijët të shkruajnë ose vizatojnë diçka që mund të bëjnë për ta ndjekur profetin. Jepni dëshminë tuaj se, kur e ndjekim profetin, ne po e ndjekim Shpëtimtarin.
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët të bëjnë një listë arsyesh pse janë mirënjohës/e për Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit. Nxitini ata që t’ia tregojnë listën e tyre një familjari ose shoku/shoqeje.