“22–28 Mars. Doktrina e Besëlidhje 29: ‘Jezu Krishti do t’i Mbledhë Njerëzit e Tij’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“22–28 Mars. Doktrina e Besëlidhje 29”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren
22–28 Mars
Doktrina e Besëlidhje 29
Jezu Krishti do t’i Mbledhë Njerëzit e Tij
Ju i njihni fëmijët të cilëve u jepni mësim, dhe ka shumë të vërteta te Doktrina e Besëlidhje 29 që mund t’i bekojnë ata. Ndiqeni frymëzimin nga Shpirti teksa studioni te seksioni 29 dhe mbajini shënim mbresat mbi mënyrën se si do t’ua jepni mësim fëmijëve këto të vërteta.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Merreni parasysh t’i ftoni disa fëmijë që të thonë disa nga mënyrat se si ata e mësojnë ungjillin në shtëpi – si individë ose me familjet e tyre. Ftoni një ose më shumë fëmijë që të japin dëshminë e tyre për diçka që e mësuan këtë javë në shtëpi.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Jezu Krishti do t’i mbledhë njerëzit e Tij përpara se Ai të vijë përsëri.
Ne mblidhemi nga Shpëtimtari kur i pranojmë dhe i ndjekim mësimet e Tij.
Veprimtari të Mundshme
-
Lërini fëmijët ta ngjyrosin faqen e veprimtarisë së kësaj jave ndërkohë që ju shfaqni materialin filmik “Chicks and Hens” [“Zogj Pule dhe Klloçka”] (ChurchofJesusChrist.org). Kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për mënyrën se si klloçka i mbron zogjtë.
-
Pasi të lexoni te Doktrina e Besëlidhje 29:1–2, luajeni me role analogjinë e Krishtit që mbledh njerëzit e Tij “sikurse një klloçkë mbledh zogjtë e saj”. Një fëmijë mund të bëjë sikur është klloçka dhe të zgjedhë një kënd të dhomës ku të qëndrojë. Kur ai ose ajo të “kakarisë”, bëjini gjithë fëmijët të mblidhen rreth tij ose saj. Fëmijët mund ta bëjnë me radhë që të jenë klloçka. Mbani lart një figurë të Shpëtimtarit dhe ftojini fëmijët të mblidhen tek Ai. Thuajuni fëmijëve se si na ndihmon Jezusi kur mblidhemi tek Ai.
Unë mund të përgatitem për ta takuar Shpëtimtarin.
Një ditë, secili prej nesh do të jetë në prani të Jezu Krishtit. Ndërkohë që ajo ditë mund të jetë larg në të ardhmen, fëmijët ende mund të mendojnë se si do të jetë ajo dhe mënyrën se si mund të përgatiten për të.
Veprimtari të Mundshme
-
Shfaqni një figurë të Ardhjes së Dytë (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 66) dhe ndihmoni një fëmijë të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 29:11. Ndihmojini fëmijët të vënë re fraza në shkrimet e shenjta që përshkruajnë atë që ata shohin në figurë. Thuajuni fëmijëve mënyrën se si ndiheni rreth ardhjes së Jezu Krishtit përsëri në tokë.
-
Si klasë, këndoni një këngë rreth Ardhjes së Dytë, të tillë si “Kur Ai të Vij’ Përs’ri”, (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 46). Tregojuni fëmijëve figura të gjërave të cilat mund t’i bëjnë, që të përgatiten për ta takuar Shpëtimtarin dhe për të jetuar me Të përgjithmonë (shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit për disa ide). Ndihmojini ata të gjejnë te Doktrina e Besëlidhje 29:2–10 mënyra të tjera për t’u përgatitur.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Ati Qiellor përgatiti një plan shpëtimi për mua.
Sa më shumë të dijë një fëmijë për planin e Perëndisë për shpëtim, aq më shumë ai ose ajo mund të ushtrojë besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ta ndjekur atë plan. Te cilat pjesë të planit ndieni nxitje që të përqendroheni?
Veprimtari të Mundshme
-
Kërkojuni disa fëmijëve të tregojnë një shembull të një rasti kur e patën bërë një plan, të tillë si për një udhëtim ose për të përmbushur një detyrë. Ju gjithashtu mund të tregoni shembuj planesh, të tillë si një kalendar me veprimtari të shkruara në të ose udhëzime për të bërë diçka. Përse janë të dobishme planet? Thuajuni fëmijëve se Ati Qiellor ka një plan që do të na lejojë të bëhemi si Ai.
-
Për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë planin e Perëndisë, bëni shenja me këto terma: jeta para lindjes, Krijimi, Rënia, jeta në tokë dhe Ardhja e Dytë. Pasi ta shpjegoni secilin term (shih te Doktrina e Besëlidhje 29:9–45), jepjani secilën shenjë një fëmije të ndryshëm dhe kërkojuni të qëndrojnë në rresht sipas rendit të saktë që të tregojnë se kur ndodh secila ngjarje në planin e Atit Qiellor. Secili fëmijë mund të thotë se çfarë di ai ose ajo për atë që është në fletën e tij ose të saj. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se si njohuria për planin e Atit Qiellor na ndihmon të bëhemi më shumë si Ai dhe Shpëtimtari.
-
Përdorini një ose më shumë nga veprimtaritë më poshtë për të dhënë mësim të vërteta mbi planin dhe mënyrën se si vihen në jetë ato për ne. Merreni parasysh t’u kërkoni disa fëmijëve që të vijnë të përgatitur për t’ju ndihmuar të jepni mësim.
-
Liria e zgjedhjes. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se Ati Qiellor na ka dhënë dhuratën e lirisë së zgjedhjes – lirinë për të zgjedhur – dhe na mban përgjegjës për zgjedhjet tona (shih te Doktrina e Besëlidhje 29:39–40). Bëni dy shenja për secilin fëmijë: një që përfaqëson bërjen e një zgjedhjeje të mirë (për shembull, një fytyrë të qeshur) dhe një që përfaqëson bërjen e një zgjedhjeje të keqe (për shembull, një fytyrë të ngrysur). Jepni shembuj zgjedhjesh të mira e zgjedhjesh të këqija dhe kërkojuni fëmijëve të ngrenë shenjën e duhur. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë bekime që vijnë kur e ndjekim Jezu Krishtin. Përse Ati Qiellor vërtet na le të bëjmë vetë zgjedhjet tona?
-
Urdhërimet. Ftojini fëmijët të bëjnë në tabelë një listë me disa nga urdhërimet. (Ata mund të kërkojnë shembuj tek Eksodi 20:3–17 dhe te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 103–115.) Përse na jep urdhërime Ati Qiellor? Çfarë mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 29:35 për urdhërimet e Atit Qiellor?
-
Shlyerja e Jezu Krishtit. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se Ati Qiellor përgatiti një udhë që ne të marrim falje kur bëjmë zgjedhje të gabuara. Kërkojini secilit fëmijë të lexojë një nga vargjet te Doktrina e Besëlidhje 29:1; 42–43 dhe të tregojë se çfarë jep mësim ai varg për Shlyerjen e Shpëtimtarit. Gjeni mënyra krijuese për t’i ftuar fëmijët ta tregojnë atë që gjetën, për shembull sipas radhës së ditëlindjeve të tyre, ose nga më i shkurtri te më i gjati e kështu me radhë.
-
Jezu Krishti do t’i mbledhë njerëzit e Tij përpara se Ai të vijë përsëri.
Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, të jenë të gëzuar që të ndihmojnë për mbledhjen e Izraelit?
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 29:1–2 dhe të kërkojnë se me çfarë e krahason Zoti Veten e Tij. Çfarë përfytyrojnë fëmijët kur e lexojnë këtë krahasim? Çfarë tha Zoti se duhet të bëjmë që të mblidhemi prej Tij?
-
Një mënyrë se si t’i bëni fëmijët të gëzuar për mbledhjen është që të tregoni historinë e dikujt që u bashkua me Kishën. Për shembull, kush ia bëri të njohur Kishën familjes suaj? Merreni parasysh t’u kërkoni fëmijëve që më parë që ta gjejnë anëtarin e parë të Kishës në familjet e tyre dhe t’ia tregojnë klasës historinë e tij apo të saj.
-
Ftojini fëmijët të bëjnë një listë të mënyrave se si mund t’i ndihmojnë njerëzit të mblidhen te Shpëtimtari. Për shembull, ata mund të ftojnë miq ose pjesëtarë të familjes te një aktivitet i Fillores ose në një mbrëmje të shtëpisë me familjet e tyre.
-
Neni i dhjetë i besimit flet për mbledhjen e Izraelit. A e ka mësuar përmendsh këtë nen të besimit ndonjëri prej fëmijëve? Nëse po, ftojeni atë ta recitojë për klasën. Nëse jo, ndihmojini ta vënë synim që ta mësojnë përmendsh.
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët të shkruajnë një të vërtetë që e mësuan në klasë. Kërkojuni disa ide për atë që do të bëjnë ata për t’ua treguar këtë të vërtetë familjeve të tyre.