“30 Gusht – 5 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 94–97: ‘Për Shpëtimin në Sion’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“30 Gusht – 5 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 94–97”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021
30 Gusht – 5 Shtator
Doktrina e Besëlidhje 94–97
“Për Shpëtimin në Sion”
Kërkoni frymëzim që të dini se çfarë parimesh të theksoni nga seksionet 94–97 ndërkohë që jepni mësim. Ju mund t’i përshtatni idetë e veprimtarive për fëmijët më të vegjël teksa u jepni mësim fëmijëve më të mëdhenj dhe anasjelltas.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Tregojuni fëmijëve një figurë të një tempulli dhe ftojini të tregojnë se çfarë dinë për tempujt. Ata mund të flasin edhe për mënyrën se si ndihen kur shohin një tempull.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Doktrina e Besëlidhje 95:8; 97:15–16.
Tempulli është shtëpia e Zotit.
Edhe fëmijët në Kirtland ndihmuan, në mënyra të vogla por kuptimplota, për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit. Ndihmojini fëmijët të cilëve u jepni mësim, ta forcojnë dashurinë e tyre për shtëpinë e shenjtë të Zotit.
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni një figurë të Tempullit të Kirtlandit (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Përdorni fraza nga Doktrina e Besëlidhje 95:8 për t’u dhënë mësim fëmijëve rreth urdhërimit të Zotit për ta ndërtuar këtë tempull. Lërini fëmijët që ta mbajnë me radhë figurën dhe të thonë: “Tempulli është shtëpia e Zotit”.
-
Thuajuni fëmijëve se në çdo tempull shkruhet “Shenjtëri Zotit. Shtëpia e Zotit.” Nëse është e mundur, tregojuni një figurë të këtyre fjalëve te një tempull. Përse tempulli është një vend i veçantë? Lexoni fraza nga Doktrina e Besëlidhje 97:15–16 të cilat na mësojnë se tempulli është shtëpia e Zotit, dhe shprehni ndjenjat tuaja rreth tempullit.
-
Ftojini fëmijët të bëjnë sikur po ndihmojnë për të ndërtuar një tempull (duke prerë dru, duke ngulur gozhdë, duke lyer muret e kështu me radhë). Shpjegoni se sa i rëndësishëm është tempulli për Zotin, sa shumë punuan shenjtorët që të ndërtonin Tempullin e Kirtlandit dhe sa shumë sakrifikuan për të (shih Saints [Shenjtorët], 1:210).
-
Këndoni së bashku një këngë për t’i ndihmuar fëmijët të ndiejnë nderim për shtëpinë e Zotit, të tillë si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99). Lejojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre rreth tempullit.
Unë mund të jem i ndershëm.
Te Doktrina e Besëlidhje 97:8, Zoti e përcaktoi ndershmërinë si një tipar të atyre që “pranohen nga unë”.
Veprimtari të Mundshme
-
Shpjegojuni fëmijëve që Perëndia na mësoi se kur jemi të ndershëm, Ai na pranon (shih Doktrina dhe Besëlidhje 97:8). Tregojuni disa histori të shkurtra që t’i ndihmoni të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh i ndershëm. Këto histori mund të vijnë nga vetë jeta juaj, nga jeta e dikujt që njihni, ose nga Liahona. Ndihmojini fëmijët t’jua ritregojnë historitë ose të tregojnë përvoja për ndershmërinë nga jeta e tyre.
-
Ndihmojini fëmijët të mësojnë frazën e parë të nenit të trembëdhjetë të besimit: “Ne besojmë në qenien të ndershëm”. Ndihmojini fëmijët t’i interpretojnë me gjeste shembujt e të qenit të ndershëm dhe të pandershëm. Për shembull, fëmijët mund të interpretojnë me gjeste marrjen e diçkaje nga një vëlla ose motër dhe t’u thonë prindërve të tyre se nuk e morën. Më pas ndihmojini fëmijët të interpretojnë me gjeste të njëjtin skenar në të cilin u tregojnë të vërtetën prindërve të tyre. Shpjegoni se kjo është të jesh i ndershëm.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Doktrina e Besëlidhje 95:1–3, 8, 11–17; 97:10–17
Tempulli është shtëpia e Zotit.
Përsiatni se si ju mund t’i përdorni këto vargje për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë sa i rëndësishëm është tempulli për Zotin – dhe sa i rëndësishëm duhet të jetë për ne të gjithë.
Veprimtari të Mundshme
-
Kërkojuni fëmijëve të flasin për raste kur pritej që ata të bënin diçka, por nuk e bënë atë menjëherë. Ndihmojeni një fëmijë të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 95:3, 8 dhe pyetini fëmijët që cilit urdhërimi tha Zoti se nuk i ishin bindur shenjtorët. Lexojeni së bashku vargun 11. Çfarë nevojitej të bënin shenjtorët që të mund ta ndërtonin tempullin? Çfarë mund të mësojmë nga premtimi që u dha Zoti atyre?
-
Në fletushka shkruani parime rreth tempullit që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 95 e 97, së bashku me referencat përkatëse nga shkrimi i shenjtë, dhe vendosini fletushkat në një çantë. Për shembull: Ndërtimi i tempujve kërkon sakrificë (Doktrina e Besëlidhje 97:11–12) dhe Ne duhet të jemi të denjë që të hyjmë në tempull (Doktrina e Besëlidhje 97:15–17). Ndajini fëmijët në dyshe. Lejojeni secilën dyshe të tërheqë një fletushkë nga çanta dhe më pas të punojnë së bashku që ta lexojnë shkrimin e shenjtë në fletushkë dhe të flasin për domethënien që ka parimi për ta. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë atë që po lexojnë, nëse nevojitet.
-
Ftojeni një të ri ose të re nga lagjja ose dega juaj, që ka qenë në tempull, që të tregojë përvojën e tij ose të saj dhe tregojuni fëmijëve se çfarë mund të bëjnë që të përgatiten për tempullin.
-
Përdorni artikullin “Shtegu Juaj drejt Tempullit” (në Tempuj të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme [botim i veçantë në Ensign ose Liahona, tetor 2010], f. 72–75) për t’i ndihmuar fëmijët që të kuptojnë atë që ndodh brenda tempujve dhe se si mund të përgatiten ata. Merreni parasysh t’i jepni secilit fëmijë një pjesë të artikullit për ta lexuar dhe lejojini të tregojnë atë që mësojnë.
-
Shfaqni figura të tempujve dhe ftojini fëmijët të thonë se si ndihen rreth vajtjes në tempull një ditë.
-
Këndoni së bashku një këngë për tempullin, të tillë si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99). Cilat fraza në këtë këngë na mësojnë arsyen përse tempulli është i shenjtë?
Doktrina e Besëlidhje 97:1–2, 8–9, 21
Sioni është “të kulluarit në zemër”.
Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se Sioni nuk është thjesht një vend; ai është edhe “të kulluarit në zemër” (Doktrina e Besëlidhje 97:21).
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 97:21 dhe pyetini se çfarë do të thotë fjala “të kulluarit”. Për ta ilustruar, tregojuni një gotë me ujë të kulluar [ose të pastër] dhe diskutoni përse është e rëndësishme që të kemi ujë të kulluar. Shtojini diçka ujit që e bën të papastër (të tillë si dhè ose piper). Ftojini fëmijët të lexojnë përsëri te Doktrina e Besëlidhje 97:21 dhe ta vendosin gishtin e tyre mbi fjalën “të kulluarit”. Çfarë do të thotë që zemrat tona të jenë të kulluara? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se të qenit të kulluar në zemër nuk do të thotë që kurrë nuk bëjmë gabime. Çfarë mund të bëjmë që të bëhemi më të kulluar në zemër? Si na ndihmon Shpëtimtari?
-
Ndihmojini fëmijët të shqyrtojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 97:1–2, 8–9, 21, duke kërkuar fjalë ose fraza që përshkruajnë mënyrën se si të bëhemi të pastër në zemër. Kërkojuni të zgjedhin një fjalë ose frazë, ta shkruajnë në një shirit letre dhe ta vendosin në një enë. Nxirrini shiritat një e nga një dhe kërkojuni fëmijëve të sugjerojnë gjëra që mund t’i bëjnë për ta përdorur atë ide në jetën e tyre. Për shembull, çfarë mund të bëjmë që ta “gjej[më] të vërtetën” (vargu 1) ose që të jemi më “të past[ër]” (vargu 8)?
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët ta përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’u treguar familjeve të tyre atë që mësuan sot rreth tempullit.