Doktrina e Besëlidhje 2021
6–12 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 98–101: “Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi”


“6–12 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 98–101: ‘Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“6–12 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 98–101”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

shenjtorë duke u larguar me vrap prej turmës

C. C. A. Christensen (1831–1912), Shenjtorët Dëbohen nga Konteja Xhekson në Misuri, rreth 1878, bojë tempera në kanavacë muslinë, 196 x 287 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, dhuratë nga nipërit dhe mbesat e C.C.A. Christensen‑it, 1970

6–12 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 98–101

“Rrini të Qetë dhe Dijeni se Unë Jam Perëndi”

Çfarë mesazhesh kanë nevojë të dëgjojnë këtë javë fëmijët në klasën tuaj? Si mund t’i ndihmojnë ata parimet te Doktrina e Besëlidhje 98–101 që të jenë dishepuj më të mirë të Jezu Krishtit?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Nxitini fëmijët të tregojnë diçka që e kanë mësuar nga Doktrina e Besëlidhje në shtëpi ose në Fillore. Pyetini se çfarë u pëlqen më shumë rreth të mësuarit nga Doktrina e Besëlidhje.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 98:39–40

Unë mund t’i fal ata që nuk janë të mirë me mua.

Zoti u kërkoi shenjtorëve, të cilët po përndiqeshin në kontenë Xhekson në Misuri, që t’i falnin njerëzit të cilët i kishin dëmtuar ata. Teksa u mësoni fëmijëve rëndësinë e faljes, sigurohuni që ata gjithashtu të kuptojnë se, në qoftë se dikush i lëndon, ata gjithmonë duhet t’i tregojnë një të rrituri të cilit i mirëbesojnë.

Veprimtari të Mundshme

  • Për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë sfidat me të cilat po përballeshin shenjtorët në Sion, flisni për “Kapitullin 34: Perëndia Lajmëron Njerëzit e Sionit” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 128–131, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 98:39–40 dhe kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për atë që Zoti u tha shenjtorëve të bënin kur armiqtë e tyre u kërkonin falje. Përse dëshiron Jezusi që ne t’i falim njerëzit, edhe ata që nuk janë të mirë me ne?

  • Vendosni një figurë të një fytyre të lumtur në njërin mur dhe të një fytyre të trishtuar në murin përkundrejt. Tregojuni fëmijëve situata të ndryshme në të cilat dikush nuk është i mirë (ju mund të gjeni disa histori te revistat Miku ose Liahona). Sugjeroni mënyra se si mund t’u përgjigjemi veprimeve jo të mira dhe ndihmojini fëmijët të vendosin nëse secila përgjigje do t’i bënte të lumtur apo të trishtuar. Ftojini fëmijët të tregojnë me gisht drejt fytyrës përkatëse në mur.

Doktrina e Besëlidhje 101:16

Jezu Krishti mund të më sjellë paqe.

Kur shenjtorët po përballeshin me përndjekje, Zoti i ngushëlloi duke u thënë: “Rrini të qetë dhe dijeni se unë jam Perëndi”. Merreni parasysh mënyrën se si kjo këshillë mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tunden në karriget e tyre. Më pas kërkojuni të mos lëvizin më kur ju të ngrini një figurë të Shpëtimtarit dhe të thoni frazën: “Rrini të qetë dhe dijeni se unë jam Perëndi” (Doktrina e Besëlidhje 101:16). Përsëriteni këtë veprimtari disa herë. Shpjegoni se kur jeta ishte e vështirë për shenjtorët në kohën e Jozef Smithit, Jezusi donte që ata të rrinin të qetë dhe të mirëbesonin tek Ai, në vend që të shqetësoheshin. Si mund të na ndihmojë Jezusi kur ne po përjetojmë një kohë të vështirë?

  • Këndoni së bashku një këngë rreth nderimit, të tillë si “Me Nderim, Qetësi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 11). Ndihmojini fëmijët të dallojnë ndjenjat paqësore që na vijnë kur rrimë të qetë dhe mendojmë për Jezusin – për shembull, kur po lutemi ose kur marrim sakramentin.

  • Ndihmojini fëmijët që të punojnë në faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Teksa ngjyrosin, tregojuni se si të menduarit për Jezu Krishtin ju ka ndihmuar të ndieni paqe, edhe gjatë kohëve të vështira.

    Jezu Krishti

    Detaj nga Krishti dhe i Riu Pasanik, nga Heinrich Hofmann

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 11–14; 101:16

Sprovat e mia mund të më ndihmojnë që të bëhem më shumë si Jezu Krishti.

Kur fëmijët të përballen me sfida gjatë gjithë jetës së tyre, do t’u nevojitet besimi që Shpëtimtari mund t’i ndihmojë gjatë sprovave të tyre dhe se ato sprova mund të “veprojnë së bashku për të mirën [e tyre]” (Doktrina e Besëlidhje 98:3).

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të bëni një listë në tabelë të disa prej sfidave me të cilat mund të përballet një fëmijë i moshës së tyre. Tregojuni fëmijëve për disa nga sfidat e shenjtorëve që jetonin në kontenë Xhekson në Misuri në vitin 1833 (shih kapitujt 3435 te Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 128–134). Çfarë këshille do t’i jepnin një fëmije që po i përjeton këto sfida? Vërini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 98:1–3, 11–14, duke kërkuar udhëzimin që dha Zoti. Si mund ta ndjekin këtë këshillë teksa përballen me sfida si ato që janë renditur në tabelë?

  • Ftojini fëmijët të jenë të qetë dhe të palëvizur aq sa munden për pak minuta, ndërkohë që shohin te një figurë e Shpëtimtarit ose dëgjojnë një këngë për Të. Më pas ftojini të tregojnë atë që ndien dhe përjetuan gjatë qetësisë. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 101:16. Si na ndihmojnë qëndrimi të qetë dhe të menduarit për Jezusin? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë lidhjen midis qëndrimit të qetë e nderues dhe aftësisë sonë për ta ndier Shpirtin dhe për të menduar rreth Jezusit.

Doktrina e Besëlidhje 98:23, 39–40.

Jezusi dëshiron që unë t’i fal ata që nuk janë të mirë me mua.

Ne urdhërohemi ta duam njëri‑tjetrin, t’i falim të tjerët “shtatëdhjetë herë shtatë” herë dhe të kthejmë faqen tjetër (shih Mateu 5:39, 43–44; 18:21–22). Si mund t’i përdorni këto vargje për t’ua mësuar fëmijëve këto të vërteta?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve rreth përndjekjeve që ndodhën në kontenë Xhekson të Misurit në vitin 1833 (shih kapitujt 3435 te Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 128–134). Pyetini fëmijët se si do të ndiheshin nëse do të ishin anëtarë të Kishës në atë kohë. Ftojini të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 98:23, 39–40 për të zbuluar atë që Zoti donte që shenjtorët të bënin. Përse mund të jetë e vështirë për t’i falur ata që na lëndojnë? Si bekohemi kur i falim ata?

  • Pyetini fëmijët nëse mund të mendojnë për një rast kur Jezu Krishti ose dikush tjetër në shkrimet e shenjta bëri atë që jepet mësim te Doktrina e Besëlidhje 98:23. Për t’u dhënë një shembull, paraqitni një figurë të Kryqëzimit (të tillë si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 57). Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth Kryqëzimit të Shpëtimtarit (shih Lluka 23). Ftojini të lexojnë te Lluka 23:34. Si mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit?

Doktrina e Besëlidhje 101:23–32, 36, 38

Nëpërmjet Jezu Krishtit unë mund të gjej gëzim.

Jeta nuk ka për qëllim të jetë pa vështirësi, por ju mund t’i ndihmoni fëmijët të zbulojnë se ata ende mund të gjejnë plotësi gëzimi nëpërmjet Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme

  • Hidhni ujë në një gotë. Kërkojuni fëmijëve të përmendin gjëra që Shpëtimtari i ka bërë për ne, me qëllim që të mund të kemi gëzim dhe ftojini të hedhin një guriçkë në gotë për çdo gjë që e përmendin derisa gota të mbushet plot. Lexoni me fëmijët te Doktrina e Besëlidhje 101:36 dhe vërini të kërkojnë mënyrën se si mund të kemi plotësi të gëzimit. Cilat janë disa gjëra që mund t’i bëjmë për ta “kërk[uar] … Zotin” (vargu 38) me qëllim që ne të kemi gëzimin që Ai dëshiron të na e japë?

  • Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 101: 23–32 na mëson se si do të jetë jeta kur Jezu Krishti të vijë përsëri. Teksa i lexoni këto vargje së bashku, flisni për gjëra që fëmijët i gjejnë, të cilat do të na sjellin gëzim kur Ai të vijë. Përse është e dobishme të dimë rreth këtyre gjërave kur jemi duke përjetuar një kohë të vështirë?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të zgjedhin një varg nga seksionet te Doktrina e Besëlidhje 98–101 për të cilin do të donin t’u tregonin familjeve të tyre. Ndihmojini të planifikojnë mënyrën se si do t’u tregojnë se çfarë u pëlqen rreth këtij vargu.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përmirësohuni si një mësues i ngjashëm me Krishtin. Përsiatni mënyra se si mund të bëheni mësues më i ngjashëm me Krishtin. Merreni parasysh të përdorni pyetjet e vlerësimit vetjak në faqen 37 të manualit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit për t’ju ndihmuar që të përmirësoheni.