Doktrina e Besëlidhje 2021
20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108: “T’i Bëjë Qiejt të Hapen”


“20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108: ‘T’i Bëjë Qiejt të Hapen’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

diell që ndriçon përmes reve

20–26 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 106–108

“T’i Bëjë Qiejt të Hapen”

Përsiatni se çfarë dini rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Çfarë lloj veprimtarish do t’i sjellin më pranë Shpëtimtarit? Mbani mend se veprimtaritë për fëmijët më të vegjël në këtë përvijim mësimi mund të përshtaten për fëmijët më të mëdhenj dhe anasjelltas.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Tregojuni fëmijëve figura të udhëheqësve të Kishës, të tillë si profeti, Apostujt, Presidenca e Përgjithshme e Fillores ose Autoritete të Përgjithshme dhe Drejtues të tjerë. Ftojini fëmijët të flasin për atë që bëjnë këta udhëheqës dhe përse janë mirënjohës për ta.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 107:18–20, 42–56

Unë bekohem për shkak të priftërisë.

Të gjithë fëmijët e Atit Qiellor mund të marrin bekimet që vijnë nga priftëria. Merrni parasysh mënyra se si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të ndiejnë mirënjohje për ato bekime.

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni në tabelë një figurë që përfaqëson “qiejt të hapen për [ne]” (Doktrina e Besëlidhje 107:19) për shkak të priftërisë (të tillë si rreze drite që shkëlqejnë përmes një reje). Jepuni fëmijëve figura të cilat përfaqësojnë bekime që na vijnë nga priftëria, të tilla si pagëzimi, sakramenti dhe tempulli. Ftojini të tregojnë përse janë mirënjohës për bekimin në figurën e tyre dhe lejojini ta vendosin figurën e tyre në rrezet e dritës që janë vizatuar në tabelë. Jepni dëshmi se ne mund t’i kemi këto bekime ngaqë Ati Qiellor rivendosi priftërinë.

  • Bëni një shteg në dysheme dhe jepuni fëmijëve figura të ordinancave të priftërisë për të cilat do të kenë nevojë, me qëllim që të mund të ndjekin shtegun për t’u kthyer tek Ati Qiellor (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 103–108, 119–120). Ndihmojini fëmijët t’i vendosin ordinancat sipas rendit në shteg.

  • Paraqitni një figurë të Adamit dhe Evës me familjen e tyre (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose Librin e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 5). Teksa fëmijët shohin figurën, pyetini se si Adami dhe Eva duket se ndihen rreth familjes së tyre. Përdorini vargjet te Doktrina e Besëlidhje 107:53–56 për t’u treguar fëmijëve se çfarë bëri Adami që të tregonte se e donte familjen e tij. Jepeni dëshminë tuaj rreth mënyrës se si priftëria ka qenë një bekim për ju dhe familjen tuaj.

  • Përmendni emrat e pjesëtarëve të familjes që Adami i shuguroi në priftëri, sipas vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 107:42–50, dhe kërkojuni fëmijëve të numërojnë se sa veta shuguroi ai. Ndihmojini të kuptojnë arsyen përse Adami do të dëshironte që të gjithë pjesëtarët e familjes së tij të kishin priftërinë. Ftojini fëmijët që të flasin rreth rasteve kur ata ose familjet e tyre kanë marrë bekime nëpërmjet priftërisë.

Doktrina e Besëlidhje 108:7

Unë mund t’i forcoj të tjerët.

Çdo fëmijë i vogël mund të ndjekë këshillën për t’i forcuar të tjerët “në gjithë bisedën tënde, në gjithë lutjet e tua … dhe në gjithë veprimet e tua”.

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni një njeri në tabelë dhe kërkojuni fëmijëve të përmendin disa gjëra që personi mund t’i bëjë për t’u bërë më i fortë fizikisht. (Ju mund të vizatoni muskuj më të mëdhenj te njeriu ndërsa fëmijët përmendin gjëra). Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 108:7 dhe kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për mënyrat se si ne mund t’i “forcoj[më] vëllezërit [dhe motrat tona]”. Shpjegoni ndonjë fjalë që mund të jetë e vështirë.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për njerëz që mund të kenë nevojë të forcohen. Çfarë mund t’u themi atyre ose të bëjmë për ta? Punoni së bashku për të bërë kartolina për këta njerëz, ose nxitini fëmijët t’i kujtojnë ata në lutjet e tyre vetjake dhe familjare.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 107:1–8, 13–14, 18–20

Priftëria do të më ndihmojë që të kthehem tek Ati Qiellor.

Priftëritë Melkizedeke dhe Aarone u rivendosën për të ndihmuar për kthimin e fëmijëve të Perëndisë tek Ai. Ndihmojini fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë se cilat janë detyrat e ndryshme të priftërisë dhe mënyrën se si ato na ndihmojnë të kthehemi te Perëndia.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 107:1–8, 13–14, 18–20 fjalë e fraza të rëndësishme që u mësojnë atyre rreth priftërisë. Çfarë përgjegjësish kanë mbajtësit e priftërisë? Si na ndihmon priftëria që të kthehemi te Perëndia?

  • Shkruani pyetje që mund të marrin përgjigje nga vargjet te Doktrina e Besëlidhje 107:1–8, 13–14, 18–20, të tilla si: “Cili është një emër tjetër për Priftërinë Melkizedeke?” Jepuni fëmijëve disa minuta kohë që të gjejnë përgjigje te vargjet për sa më shumë prej pyetjeve që munden. Tregojuni fëmijëve për bekimet që keni marrë nëpërmjet priftërisë.

  • Lexoni me fëmijët rreth Melkizedekut tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Çfarë mësojmë nga jeta e tij rreth asaj që do të thotë të ushtrosh autoritetin e priftërisë?

Doktrina e Besëlidhje 107:21–26, 33–35, 65–66

Shërbëtorët e zgjedhur të Zotit udhëheqin Kishën e Tij.

Çfarë përvojash e kanë forcuar dëshminë tuaj për udhëheqësit e Kishës? Si do t’i ndihmoni fëmijët që të ndërtojnë dëshmitë e tyre vetjake?

Presidenti dhe Motra Nelson me një fëmijë

Profeti na mëson atë që Perëndia dëshiron që ne ta dimë.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni në tabelë një figurë të Autoriteteve të Përgjithshme dhe Drejtuesve të Përgjithshëm nga botimi i një konference të kohës së fundit tek Ensign ose Liahona. Ndërsa fëmijët lexojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 107:21–26, 33–35, 65–66, ftojini të shkruajnë në tabelë atë që mësojnë rreth përgjegjësive të disa prej këtyre udhëheqësve. Pse jemi mirënjohës për udhërrëfimin e tyre? Tregojini njëri‑tjetrit se si fituat një dëshmi për profetët dhe apostujt.

  • Shkruani në tabelë fjalët mirëbesim, besim dhe lutje. Pyetini fëmijët se si mund ta mbështetim Presidencën e Parë të Kishës me mirëbesimin, besimin dhe lutjen tonë (shih Doktrina e Besëlidhje 107:22). Përse është e rëndësishme t’i mbështetim shërbëtorët e zgjedhur të Zotit?

Doktrina e Besëlidhje 108:3

Të jetuarit me kujdes të besëlidhjeve të mia sjell bekime.

Përsiatni se si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të “j[enë] më [të] kujdesshëm … në mbajtjen e betimeve të t[yre]”, ose të besëlidhjeve. Si do t’i bekojë ata bërja e kësaj gjëje tani dhe në të ardhmen?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të bëjnë diçka që kërkon vëmendje të kujdesshme për të qenë të suksesshëm, të tillë si përpjekja për të mbushur një gotë me ujë pa e derdhur jashtë gotës. Çfarë ndodh kur nuk jemi të kujdesshëm? Ftojini ata që të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 108:3 dhe të zbulojnë atë që iu kërkua ta bënte me kujdes Lajmën Shermanit. Renditni me fëmijët premtimet që ata ia bëjnë Atit Qiellor kur pagëzohen dhe marrin sakramentin. Ndihmojini të mendojnë për mënyrat se si mund të jenë të kujdesshëm rreth mbajtjes së këtyre premtimeve.

  • Këndoni një këngë me fëmijët rreth mbajtjes së besëlidhjeve, të tillë si “Do të Jem Guximtar” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 85). Ndihmojini të bëjnë një objekt me një frazë nga kënga, e cila u kujton atyre që t’i mbajnë besëlidhjet e tyre dhe nxitini ta ekspozojnë objektin e tyre diku në shtëpi.

  • Jepuni fëmijëve pjesë nga biseda e Motrës Beki Krejvën “Të Qenit i Kujdesshëm Kundrejt të Qenit Rastësor” (Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 9–11) dhe kërkojuni të tregojnë diçka që i frymëzon të jenë më të kujdesshëm rreth të jetuarit të besëlidhjeve të tyre.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Herë pas here vihuni në kontakt me prindërit e fëmijëve të cilëve u jepni mësim, që t’i nxitni në përpjekjet e tyre për ta dhënë mësim ungjillin në shtëpi. Ju mund t’u thoni për diçka që fëmijët e tyre e treguan në Fillore, të cilën e mësuan në shtëpi.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë për të përmbushur nevojat. Mos i shikoni këto përvijime si udhëzime që duhet t’i ndiqni. Përkundrazi, përdorini ato si burim idesh për t’i dhënë shkëndijë frymëzimit tuaj vetjak ndërsa përsiatni nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Në disa raste, ju mund të ndiheni të frymëzuar ta përshtatni një veprimtari apo një temë për fëmijët më të vegjël që t’ua jepni mësim fëmijëve më të mëdhenj, ose anasjelltas.