“27 Shtator – 3 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 109–110: ‘Ajo Është Shtëpia Jote, një Vend i Shenjtërisë Sate’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“27 Shtator – 3 Tetor. Doktrina e Besëlidhje 109–110”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021
27 Shtator – 3 Tetor
Doktrina e Besëlidhje 109–110
“Ajo Është Shtëpia Jote, një Vend i Shenjtërisë Sate”
Për të pasur përvoja shpirtërore me fëmijët në orën tuaj mësimore gjatë studimit te Doktrina e Besëlidhje 109–110, fillimisht përpiquni të keni vetë përvoja shpirtërore duke i studiuar këto shkrime të shenjta.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Tregoni figura që mund t’i ndihmojnë fëmijët të mbajnë mend dhe të tregojnë diçka që e kanë mësuar rreth parimeve ose ngjarjeve te Doktrina e Besëlidhje 109–110. Për shembull, ju mund të tregoni një figurë nga përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Doktrina e Besëlidhje 109:12–13; 110:1–7
Tempulli është shtëpia e Zotit.
Përsiatni se si do t’i ndihmoni fëmijët të ndiejnë nderim për shtëpinë e Zotit dhe të presin me padurim ditën kur të mund të hyjnë në “vend[in e] shenjtërisë [së Tij]” (Doktrina e Besëlidhje 109:13).
Veprimtari të Mundshme
-
Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë diçka që e pëlqejnë shumë rreth shtëpive të tyre. Paraqituni fëmijëve një figurë të Tempullit të Kirtlandit dhe përdorni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 109:12–13; 110:1–7 që t’u tregoni rreth ditës kur tempulli u përkushtua dhe u bë shtëpia e Zotit (shih edhe “Kapitulli 39: Tempulli i Kirtlandit Dedikohet”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 151). Për të treguar që tempulli është shtëpia e Zotit, lexoni sa vijon nga lutja përkushtuese që bëri Jozef Smithi: “Ajo është shtëpia jote, një vend i shenjtërisë sate” (Doktrina e Besëlidhje 109:13). Kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që u pëlqen shumë rreth tempullit.
-
Jepini çdo fëmije një figurë të një tempulli ose ftojini të vizatojnë një tempull. Këndoni së bashku një këngë rreth tempujve, të tillë si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99). Ftojini fëmijët t’i ngrenë lart figurat e tyre sa herë që këndojnë fjalën “tempull”. Vëruni në dukje fjalë të tjera në këtë këngë që na mësojnë diçka të rëndësishme rreth tempullit. Tregojuni fëmijëve se si ndiheni rreth tempullit dhe mënyrës se si e dini që ai është shtëpia e Zotit.
Çelësat e priftërisë që nevojiten për të kryer punën e Perëndisë, janë në Kishë sot.
Tempulli i Kirtlandit është i rëndësishëm në historinë e Kishës. Jezu Krishti u shfaq atje, së bashku me profetë të lashtë. Këta profetë i dhanë Jozef Smithit çelësat e priftërisë që nevojiten për të kryer punën e Perëndisë në ditët e mëvonshme.
Veprimtari të Mundshme
-
Përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose “Kapitullin 40: Vegime në Tempullin e Kirtlandit” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 155–157) që t’u tregoni fëmijëve rreth qenieve qiellore që vizituan tempullin. Thoni fraza nga Doktrina e Besëlidhje 110 që ju ndihmojnë ju dhe fëmijët ta kuptoni shenjtërinë e këtyre ngjarjeve.
-
Tregojuni fëmijëve disa çelësa dhe flisni për atë që bëjnë çelësat. Lërini fëmijët që me radhë t’i mbajnë çelësat dhe të bëjnë sikur po hapin një derë të mbyllur. Ndërsa e bëjnë këtë, shpjegoni se Jozef Smithi i mori çelësat e priftërisë në Tempullin e Kirtlandit. Këta çelësa japin fuqinë dhe bekimet që ne të mund të bëjmë punën e Perëndisë në Kishën e Tij, të tilla si përhapja e ungjillit dhe bërja e punës në tempull.
-
Për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë rëndësinë e çelësave që Elia ia dorëzoi Jozef Smithit, këndoni së bashku një këngë rreth historisë familjare “Historin’ Familjare Un’ po Bëj” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 100). Tregoni rreth një përvoje që ju ndihmoi ta kthenit zemrën tuaj drejt paraardhësve tuaj. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që e dinë rreth një gjyshi, gjysheje apo një paraardhësi tjetër.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Doktrina e Besëlidhje 109; 110:1–10
Tempulli është shtëpia e Zotit.
Si do t’ua tregoni fëmijëve dashurinë tuaj për shtëpinë e Zotit? Merreni parasysh se si do t’i frymëzoni ata që ta pranojnë sfidën nga Plaku Kuentin L. Kuk “për secilin prej nesh, kudo që jetojmë, që ta shikojmë veten tonë në tempull” (“Shikojeni Veten Tuaj në Tempull”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 98).
Veprimtari të Mundshme
-
Zgjidhni vargje nga seksioni 109 ose 110 që ju e ndieni se i vënë në dukje bekimet e tempullit (disa sugjerohen te përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Renditini këto bekime në tabelë dhe ftojini fëmijët t’i shqyrtojnë vargjet që i zgjodhët për t’i gjetur ato bekime. Si mund t’i shpjegojmë dikujt përse tempulli është i rëndësishëm për ne?
-
Kërkojuni fëmijëve të lexojnë në heshtje te Doktrina e Besëlidhje 110:1–10 dhe ftojini të tregojnë diçka që e mësojnë rreth Jezu Krishtit ose tempullit nga këto vargje. Ftojini fëmijët të bëjnë një vizatim të vetes së tyre dhe të Shpëtimtarit në tempull.
-
Kërkojuni fëmijëve të përfytyrojnë sikur një mik/e po përpiqet të gjejë shtëpinë e tyre. Si mund ta ndihmojmë mikun/en tonë që të dijë se cila është shtëpia jonë? Si e dimë ne që tempulli është shtëpia e Zotit? Lexoni me fëmijët te Doktrina e Besëlidhje 109:12–13 dhe tregojuni atyre se si e dini ju që tempulli është shtëpia e Zotit. Tregoni figura të tempujve dhe lejojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre rreth shtëpisë së Zotit.
-
Këndoni me fëmijët himnin “Shpirti i Per’ndis’” (Himne, nr. 2) dhe u thoni se ai u këndua në përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit – dhe këndohet në përkushtimet e tempujve sot. Përse ishte ky një himn i mirë për përkushtimin e Tempullit të Kirtlandit?
Doktrina e Besëlidhje 110:11–16
Çelësat e priftërisë që nevojiten për të kryer punën e Perëndisë, janë në Kishë sot.
Plaku Geri E. Stivenson tha: “Gjithë fëmijët e Atit Qiellor ishin lënë jashtë parimeve dhe ordinancave të ungjillit të Jezu Krishtit – derisa një rivendosje hyjnore u përmbush nga [Mosia, Eliasi dhe Elija]” (“Ku Janë Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë?” Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 30).
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 110:11–16 që të gjejnë emrat e tre profetëve të lashtë të cilët u shfaqën në Tempullin e Kirtlandit. Më pas ndihmojini të gjejnë fjalë në këto vargje që përshkruajnë atë që secili profet ua “dorëzoi”, ose ua dha, Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. Ju mund të gjeni një përshkrim të dobishëm te “Kapitulli 40: Vegime në Tempullin e Kirtlandit” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 155–157).
-
Lexoni këtë përshkrim të çelësave të priftërisë nga Presidenti Rasëll M. Nelson: “Në xhepin tuaj mund të jetë një çelës për shtëpinë ose makinën tuaj. Çelësat e priftërisë, nga ana tjetër, janë të paprekshëm dhe të padukshëm. Ata ‘bëjnë të mundur’ autoritetin e priftërisë” (“Personal Priesthood Responsibility”, Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 45–46). Për ta ilustruar rëndësinë e çelësave të priftërisë, diskutoni me fëmijët problemet nga humbja e një çelësi të shtëpisë ose një çelësi të makinës. Si ngjan kjo me problemet nga humbja e çelësave të priftërisë? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se kush mban çelësa të priftërisë sot dhe se si këta çelësa përdoren për të dhënë bekime për gjithë fëmijët e Perëndisë (shih “Çelësat e Priftërisë”, Të Vërtetë Ndaj Besimit, f. 128–130).
-
Për të shpjeguar më tej çelësat e rivendosur në Tempullin e Kirtlandit, shfaqni materialin filmik “By the Hand of Elijah the Prophet” [“Nga Dora e Elijas, Profetit”] (ChurchofJesusChrist.org). Diskutoni se çfarë mund të bëjmë ne që të marrim pjesë në punën që e bënë të mundur çelësat e Elijas. Ose shfaqni materialin filmik “Gatherers in the Kingdom” [“Mbledhës në Mbretëri”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe flisni rreth mënyrës se si mund të ndihmojmë ne për t’i mbledhur fëmijët e Atit Qiellor përsëri tek Ai.
1:46
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët ta përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose një figurë që e vizatuan gjatë orës mësimore, për t’i mësuar familjes së tyre diçka që e mësuan sot rreth tempujve ose çelësave të priftërisë.