Doktrina e Besëlidhje 2021
22–28 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 135–136: “Ai i ‘Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij’”


“22–28 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 135–136: ‘Ai i “Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij”’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“22–28 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 135–136”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

pamje e jashtme e burgut të Karthixhit

Burgu i Karthixhit

22–28 Nëntor

Doktrina e Besëlidhje 135–136

Ai i “Ka Vulosur Misionin e Tij dhe Veprat e Tij me Vetë Gjakun e Tij”

Ndërsa përgatiteni të jepni mësim seksionet te Doktrina e Besëlidhje 135–136, kërkoni parime që kanë ndikuar në jetën tuaj. Merreni parasysh se si idetë në këtë përvijim mund t’i ndihmojnë fëmijët për t’i mësuar dhe vënë në jetë këto parime.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë diçka që u kujtohet nga ajo që kanë mësuar këtë vit rreth Jozef Smithit dhe asaj që ai përmbushi. Shfaqni figura nga manuali i këtij viti Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ose nga faqet e veprimtarive të mëparshme për t’i ndihmuar ata.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 135:1–2

Jozef Smithi dhe Hajrëm Smithi e dhanë jetën e tyre për ungjillin e Jezu Krishtit.

Tregimi i martirizimit të Jozef dhe Hajrëm Smithit mund t’i ndihmojë fëmijët të ndiejnë mirënjohje për dëshmitë dhe sakrificat e këtyre burrave të shquar.

Veprimtari të Mundshme

  • Përdoreni “Kapitullin 56: Profeti Vritet” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 201–205) që t’u tregoni fëmijëve rreth mënyrës se si vdiqën Profeti Jozef Smith dhe vëllai i tij, Hajrëm Smithi. Ose lejojeni njërin nga fëmijët të tregojë historinë. Jepeni dëshminë tuaj se Jozef Smithi ishte një profet i vërtetë dhe se ai e dha jetën e vet për Zotin dhe ungjillin e Tij.

  • Tregojuni fëmijëve disa fraza nga vargu i Librit të Mormonit që Hajrëm Smithi e lexoi përpara se të shkonte në burgun e Karthixhit, të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 135:5. Flisni për mënyrën se si ky varg mund ta ketë ngushëlluar Hajrëmin. Tregoni shkrime të shenjta që ju sjellin ngushëllim kur jeni të shqetësuar ose të trishtuar.

Doktrina e Besëlidhje 135:3

Jozef Smithi është një Profet i Perëndisë.

Gjatë gjithë vitit, fëmijët kanë mësuar se çfarë zbuloi Zoti nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Ju mund t’i ndihmoni që ta mbajnë mend dhe ta vlerësojnë mënyrën se si vepra e Jozefit e bekon jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitini sende që përfaqësojnë veprën e Profetit Jozef Smith, të tilla si Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje ose një figurë e misionarëve apo e një tempulli. Duke përdorur fraza nga Doktrina e Besëlidhje 135:3, tregojuni fëmijëve disa gjëra që Zoti i bëri nëpërmjet Jozef Smithit për shpëtimin tonë. Ftojini fëmijët të zgjedhin njërën prej këtyre gjërave dhe të tregojnë se përse janë mirënjohës për të.

  • Ndërkohë që fëmijët ngjyrosin faqen e veprimtarisë së kësaj jave, këndoni ose luani këngë rreth Jozef Smithit, të tillë si “Lavdi Burrit” (Himne, f. 19). Shprehni ndjenjat tuaja rreth Profetit.

    Jozef Smithi

    Profeti Amerikan, nga Del Parson

Doktrina e Besëlidhje 136

Perëndia na jep urdhërime për të na ndihmuar.

Shenjtorët u përballën me shumë sprova në vitet pas vdekjes së Jozef Smithit. Si mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, këshilla që Zoti ua dha shenjtorëve?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve për disa nga sfidat me të cilat u përballën shenjtorët kur u larguan nga Navuja dhe u mblodhën në Lagjet Dimërore (shih kapitujt 5862 te Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 209–211, 224–229). Vendoseni një figurë të Tempullit të Navusë në njërën anë të dhomës dhe krijoni një strehim të thjeshtë në anën tjetër – ndoshta me një batanije dhe disa karrige ose një tavolinë. Ftojini fëmijët të mblidhen pranë figurës dhe tregojuni se një vit e gjysmë pasi vdiq Jozef Smithi, shenjtorët u detyruan të largoheshin nga Navuja. Ftojini fëmijët të largohen nga tempulli dhe të mblidhen te strehimi për të përfaqësuar udhëtimin drejt Lagjeve Dimërore.

  • Shpjegoni se Zoti i dha zbulesë Brigam Jangut, e cila tani gjendet te Doktrina e Besëlidhje 136, për t’i ndihmuar shenjtorët teksa udhëtonin drejt luginës së Solt‑Lejkut. Lexoni disa fraza nga seksioni 136 të cilat përmbajnë këshilla që fëmijët e vegjël mund t’i kuptojnë dhe ftojini të interpretojnë me gjeste ose të vizatojnë atë që Zoti u kërkoi shenjtorëve të bënin teksa udhëtonin. Për shembull, fëmijët mund të vizatojnë veten e tyre duke kthyer diçka që e morën borxh nga një mik/e, ose ata mund të këndojnë një këngë të Fillores teksa bëjnë sikur kërcejnë përreth një zjarri në fushim (shih vargjet 25, 28).

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 135

Jozef Smithi dhe Hajrëm Smithi e dhanë jetën e tyre për ungjillin e Jezu Krishtit.

Dëgjimi rreth sakrificave të Jozef Smithit dhe Hajrëm Smithit mund ta forcojë besimin e fëmijëve dhe dëshirën e tyre për të qenë të vërtetë ndaj dëshmive të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth mënyrës se si i vranë Jozef dhe Hajrëm Smithin. Nëse ju nevojitet ndihmë, drejtojini te Doktrina e Besëlidhje 135:1 ose te “Kapitulli 56: Profeti Vritet” (Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 201–205). Ftojini fëmijët të përfytyrojnë sikur po jetonin në Navu kur Profeti vdiq. Ftojini të tregojnë se si mund të ishin ndier. Jepni dëshminë tuaj për Jozef Smithin dhe ftojini fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.

  • Paraqitni figura të profetëve (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 14, 18, 67). Cilat janë disa gjëra që Perëndia ua kërkon profetëve t’i bëjnë? Shpjegoni se Zoti premton t’i bekojë profetët e Tij për sakrificat që bëjnë në shërbim të Tij (shih Mateu 10:39).

Doktrina e Besëlidhje 135:3

Jozef Smithi është një Profet i Perëndisë.

Si të gjithë profetët, Jozef Smithi dëshmoi për Jezu Krishtin dhe na mësoi se si të vijmë tek Ai. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si e përmbushi Jozef Smithi misionin e tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 135:3 dhe kërkojuni fëmijëve të përcaktojnë gjërat që përmbushi Jozef Smithi. Shkruajeni në tabelë atë që gjejnë. Ftojini fëmijët të zgjedhin njërën prej këtyre gjërave dhe të tregojnë se përse janë mirënjohës për të.

  • Nxitini fëmijët të mendojnë secili për një mik/e ose një njeri të dashur që nuk di shumë rreth Jozef Smithit. Çfarë do të thoshin ata nëse ai person pyeste: “Përse është Jozef Smithi kaq i rëndësishëm për ju?” Ftojini fëmijët të ushtrojnë atë që do t’i thoshin këtij personi.

Doktrina e Besëlidhje 136:4, 10–11, 18–30

Zoti mund të më bekojë kur po has vështirësi.

Pasi Jozef Smithin e vranë, shenjtorët u dëbuan nga Navuja. Brigam Jangu i udhëhoqi drejt Lagjeve Dimërore, ku ata u përgatitën për një shtegtim edhe më të gjatë drejt luginës së Solt‑Lejkut.

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhini përvojat e shenjtorëve pasi u vra Profeti Jozef Smith (shih kapitujt 5758 e 62 te Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 206–208, 211–216, 222–224). Ftojini fëmijët të përfytyrojnë se si do të ndiheshin nëse do t’ju duhej të linin shtëpitë e tyre dhe të gjenin një vend të ri ku të jetonin në vendin e shkretë. Shpjegoni se te Doktrina e Besëlidhje 136, Zoti dha këshilla për t’i ndihmuar shenjtorët në udhëtimin e tyre. Caktojini secilit fëmijë disa vargje nga kjo zbulesë, të tilla si vargjet 4, 10–11, 18–30 dhe kërkojuni fëmijëve të gjejnë secili diçka që mund t’i ndihmojë ata për shqetësimet ose frikën e tyre.

  • Ndihmoni fëmijët të mendojnë për sprova me të cilat njerëzit përballen sot. Ftojini të gjejnë diçka te seksioni 136 që mund ta tregojnë për të nxitur dikë që po kalon përmes një sprove të tillë. Fëmijët gjithashtu mund të gjejnë mesazhe inkurajuese te “Eni Shenjtor’” (Himne, nr. 21), një himn që shenjtorët e kënduan gjatë udhëtimit të tyre.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’i tregojnë familjes ose një miku/eje të tyre përse ata janë mirënjohës për Profetin Jozef Smith.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët janë aktivë. Me raste ju mund të ndieni se energjia e fëmijëve është një shpërqendrim prej të mësuarit. Por ju mund t’i përdorni natyrat e tyre aktive duke i ftuar që ta vizatojnë, këndojnë ose interpretojnë me gjeste një parim të ungjillit (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26).