“15–21 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 133–134: ‘Përgatituni Ju për Ardhjen e Dhëndrit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)
“15–21 Nëntor. Doktrina e Besëlidhje 133–134”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021
15–21 Nëntor
Doktrina e Besëlidhje 133–134
“Përgatituni Ju për Ardhjen e Dhëndrit”
Merrini parasysh nevojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim – si të atyre që po studiojnë e mësojnë në shtëpi, edhe të atyre që nuk po i bëjnë ato. Si mund t’i ndihmoni që tʼi japin mësim njëri‑tjetrit rreth gjërave që po mësojnë vetë?
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Tregoni një figurë që e keni përdorur në një mësim të kohëve të fundit në Fillore, dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë që mbajnë mend nga mësimi.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Doktrina e Besëlidhje 133:19–21, 25
Jezu Krishti do të vijë përsëri.
Në seksionin 133, Zoti përshkruan Ardhjen e Tij të Dytë dhe i fton njerëzit e Tij që të përgatiten për këtë ngjarje të lavdishme. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që ta presim me padurim kthimin e Shpëtimtarit?
Veprimtari të Mundshme
-
Fshiheni një figurë për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit prapa një pëlhure, sikur pëlhura të ishte një perde (ju mund të përdorni figurën në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ose Librin e Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 66). Ftojini fëmijët që me radhë ta heqin mënjanë “perden” dhe të bëjnë sikur po shohin jashtë një dritareje. Kërkojuni të tregojnë se si do të ndiheshin nëse do ta hidhnin vështrimin jashtë dritares dhe do ta shihnin Jezusin duke zbritur nga qielli. Lexoni frazën “dilni ta takoni atë” (vargu 19) dhe ndihmojini fëmijët ta përsëritin frazën.
-
Poshtë karriges së secilit fëmijë, fshihni një figurë që paraqet diçka të cilën mund ta bëjmë për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit (të tillë si të lexojmë shkrimet e shenjta, të përhapim ungjillin ose t’u shërbejmë familjeve tona). Lejojini fëmijët t’i gjejnë figurat dhe të flasin rreth mënyrës se si bërja e këtyre gjërave na ndihmon të përgatitemi për ta takuar Shpëtimtarin kur Ai të kthehet.
-
Këndoni së bashku një këngë rreth Ardhjes së Dytë, të tillë si “Kur Ai të Vij’ Përs’ri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 46–47). Shpreheni dashurinë tuaj për Shpëtimtarin dhe ndjenjat tuaja rreth kthimit të Tij në tokë. Ftojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre gjithashtu.
Doktrina e Besëlidhje 133:52–53
Jezu Krishti është i dashur dhe dashamirës.
Këto vargje përshkruajnë disa prej mënyrave të shumta se si Zoti e ka treguar “dashamirësinë e [Tij]” për njerëzit e Tij. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar fëmijët të ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit për ta?
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni një figurë që tregon se Jezusi është i dashur e dashamirës (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 42, 47). Kërkojuni fëmijëve të thonë gjëra të tjera që Jezusi i ka bërë për të treguar dashurinë dhe dashamirësinë e Tij. Lexoni frazën “ata do ta përmendin dashamirësinë e Zotit të tyre” (vargu 52) dhe ndihmojini fëmijët të mendojnë mënyra se si mund t’u tregojnë të tjerëve rreth dashurisë së Shpëtimtarit.
-
Këndoni një këngë rreth dashurisë së Shpëtimtarit, të tillë si “Jezusi Ësht’ Miku Yn’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 37). Jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si Shpëtimtari e ka treguar dashurinë e Tij për ju.
Zoti dëshiron që unë t’i bindem ligjit.
Fëmijët e vegjël shpesh kanë rregulla për t’i ndjekur në shtëpi, në shkollë dhe kudo tjetër. Ju mund t’i ndihmoni që ta kuptojnë se Zoti pret nga ne që t’i ndjekim rregullat dhe ligjet në komunitetin dhe kombin tonë.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të luajnë një lojë të thjeshtë pa ndjekur ndonjë rregull dhe më pas bëni që ata ta luajnë sipas rregullave. Si na ndihmojnë rregullat? Shprehni mirënjohjen tuaj për ligjet e vendit.
-
Ndihmojini fëmijët të përsëritin nenin e dymbëdhjetë të besimit. Theksoni fjalë kyç, si “bindjen, nderimin dhe mbështetjen” dhe flisni me fëmijët rreth domethënies së këtyre fjalëve. Tregojuni atyre përse është e rëndësishme që t’i binden ligjit.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Doktrina e Besëlidhje 133:4–5, 14–15
Zoti dëshiron që unë të jem i/e pastër.
Doktrina e Besëlidhje 133 mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se si ta mbajnë veten të pastër nga ndikimet e botës përreth tyre.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të lexojnë “Babel, Babiloni” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org) që të gjejnë se çfarë është Babilonia dhe çfarë përfaqëson ajo. Më pas lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 133:4–5, 14–15. Çfarë do të thotë të “ikni nga Babilonia”? (Vargu 5.) Cilat janë disa vende dhe situata nga të cilat Zoti dëshiron që ne të qëndrojmë larg? Çfarë mund të bëjmë për t’iu shmangur atyre?
-
Vendoseni një fletë në njërën anë të dhomës që lexon “Sioni” dhe vendosni një fletë tjetër në anën tjetër që lexon “Babilonia”. Shkruani në shirita letre fjalë nga Doktrina e Besëlidhje 133:4–5, 14–15 që përshkruajnë Sionin ose Babiloninë (të tilla si “ligësi”, “të pastër” ose “shkatërrim”) dhe ftojini fëmijët ta vendosin secilën letër nën shenjën e duhur.
Doktrina e Besëlidhje 133:19–25, 46–52
Jezusi do të mbretërojë në tokë.
Plaku D. Tod Kristoferson tha: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme ta përgatitim botën për Ardhjen e Dytë të Zotit Jezu Krisht” (“Duke u Përgatitur për Kthimin e Zotit”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 81). Si do t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se si mund të marrin pjesë në këtë punë të rëndësishme?
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni figurën nga pëvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët të bëjnë një listë të gjërave që i dinë rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Më pas, duke përdorur vargjet te Doktrina e Besëlidhje 133:19–25, 46–52, ftojini t’i shtojnë gjëra listës së tyre. Jepni dëshminë tuaj se Ardhja e Dytë do të jetë një ditë e gëzueshme për të drejtët.
-
Për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë vargun 19, u flisni rreth mënyrës se si një nuse mund të përgatitet për dasmën e saj (ndoshta dikush që është martuar kohët e fundit, mund t’ju ndihmojë për këtë bashkëbisedim). Si jemi ne të ngjashëm me një nuse që po përgatitet “për ardhjen e Dhëndrit”, Jezu Krishtit? Nëse mendoni se do të ishte e dobishme, rishikoni me fëmijët shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave (shih Mateu 25:1–13). Përse është e rëndësishme që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit? Çfarë mund të bëjmë tani për t’u përgatitur?
Zoti dëshiron që unë t’i bindem ligjit.
Edhe pse ka forma të ndryshme qeverisjeje anembanë botës, Zoti dëshiron që ne t’i “mbështe[tim] dhe [t’i] përkrahi[m] qeveritë …, në të cilat qëndroj[më]” (Doktrina e Besëlidhje 134:5).
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të renditin rregulla ose ligje të cilave iu binden. Si do të ishte jeta nëse askush nuk do t’u bindej këtyre ligjeve? Lexoni me fëmijët vargjet te Doktrina e Besëlidhje 134:1–2, duke i ndihmuar të kuptojnë ndonjë fjalë ose frazë që mund të mos ta kuptojnë. Përse Zoti dëshiron që ne të kemi qeveri dhe ligje?
-
Shkruani në një fletë të veçantë letre secilën fjalë ose frazë nga nenet e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të besimit. Përziejini fletët dhe kërkojuni fëmijëve të punojnë së bashku për t’i vendosur ato në rendin e duhur. Si e tregojmë ne se e besojmë atë që na mësojnë këto nene të besimit?
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Jepini secilit fëmijë në pyetje që t’ia bëjë një pjesëtari të familjes në shtëpi. Për shembull, nëse mësuat rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, një fëmijë mund të pyesë: “Çfarë mund të bëjmë që të përgatitemi në mënyrë që Jezusi të vijë përsëri?”