“18–24 Shkurt. Mateu 5; Lluka 6: ‘Lum ju’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)
“18–24 Shkurt. Mateu 5; Lluka 6”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019
18–24 Shkurt
Mateu 5; Lluka 6
“Lum ju”
Filloni duke lexuar Mateun 5 dhe Llukën 6. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që t’i kuptoni këta kapituj, dhe ky përvijim i mësimit mund t’ju japë ide për mësimdhënien.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Kërkojuni fëmijëve të flasin rreth diçkaje që bënë këtë javë, për ta shpërndarë dritën e Zotit me dikë tjetër.
Jepni Mësim Doktrinën
Fëmijët Më të Vegjël
Unë mund të jem person që përpiqet për paqen.
Fëmijët të cilëve u jepni mësim, mund të kenë një ndikim të fuqishëm në shtëpi kur sillen me dashuri dhe dashamirësi me të tjerët.
Veprimtari të Mundshme
-
Lexojeni Mateun 5:9 për fëmijët dhe shpjegoni se paqebërësit e bëjnë çdo vend një vend të paqtë, pavarësisht se ku ndodhen. Flisni për disa skenarë të trilluar dhe ndihmojini fëmijët të përcaktojnë nëse njerëzit e përfshirë në skenarë po sillen si paqebërës apo jo.
-
Ftoni disa nga prindërit e fëmijëve që ta vizitojnë klasën tuaj dhe të tregojnë shembuj të rasteve kur fëmijët e tyre kanë qenë paqebërës në shtëpi.
-
Shkruani në shirita letre disa situata të vështira me të cilat mund të përballen fëmijët (për shembull, motra e vëllezër duke u grindur për një lodër). Ftojeni secilin fëmijë të zgjedhë një shirit letre. Teksa i lexoni skenarët, kërkojuni të tregojnë mënyrën se si ata mund të jenë paqebërës në atë situatë.
Jezusi dëshiron që unë të jem një dritë për të tjerët.
Fëmijët e vegjël mund të kenë një ndikim të fuqishëm për mirë tek të tjerët. Si mund t’i frymëzoni që ta lenë dritën e tyre të ndriçojë?
Veprimtari të Mundshme
-
Tregojuni fëmijëve disa sende që bëjnë dritë, përfshirë edhe një fotografi të fëmijëve. Lexojeni Mateun 5:14–16 dhe tregojuni fëmijëve se ne të gjithë kemi një dritë brenda vetes. Si mund ta përdorim dritën tonë për t’i sjellë të tjerët te Perëndia?
-
Bëni dritë me një elektrik dore nëpër dhomë. Si na ndihmon drita? Si mund të jemi ne një dritë për botën? Mbulojeni elektrikun e dorës. Çfarë ndodh nëse nuk e shfaqim dritën tonë ose nëse e fshehim atë?
-
Fshihni një elektrik dore në dhomë dhe fikni dritat. Lërini fëmijët të përpiqen që ta gjejnë atë. Përsëritni Mateun 5:15 dhe flisni rreth arsyes përse nuk duhet ta fshehim dritën tonë.
-
Ndriçojeni murin me një elektrik dore dhe ftojini fëmijët ta ndjekin dritën me sy. Përdoreni dritën [që ta ndjekin] me sy derisa t’i drejtojë te një figurë e Shpëtimtarit. Kërkojuni fëmijëve të flasin për mënyrën se si ne mund të jemi një dritë që i drejton të tjerët për te Jezu Krishti.
-
Ndihmojini fëmijët që t’i gjejnë dhe t’i ngjyrosin qirinjtë e fshehur në faqen e veprimtarisë të kësaj jave.
-
Këndoni me fëmijët “Jesus Wants Me for a Sunbeam” [“Jezus’ më Do Rreze Dielli”], “Shine On” [“Shkëlqe”] ose “I Am like a Star” [“Un’ Jam si një Yll”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 60–61, 144, 163.
Jezu Krishti do prej meje që ta dua këdo.
Fëmijët më të vegjël mund të fillojnë tani që të ushtrohen për të treguar dashuri, edhe kur keqtrajtohen nga moshatarë apo motra e vëllezër. Ndërsa e lexoni Mateun 5:44–45, merrni parasysh mënyrën se si mësimet e Shpëtimtarit gjejnë zbatim për fëmijët, të cilëve u jepni mësim.
Veprimtari të Mundshme
-
Riformulojeni Mateun 5:44 duke përdorur fjalë dhe situata që fëmijët do t’i kuptojnë dhe që kanë lidhje me ta. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë raste kur treguan dashuri për dikë, ndonëse qe e vështirë. Si u ndien ata në sajë të këtyre përvojave?
-
Si klasë, këndoni “I’ll Walk with You” [“Do t’Ec’ me Ty”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 140–141. Çfarë mësojmë nga kjo këngë rreth shfaqjes së dashurisë për të tjerët?
-
Jepuni fëmijëve letra në formë zemre të emërtuara me fjalët: “Unë do ta tregoj dashurinë time për këdo”. Kërkojuni që t’i zbukurojnë zemrat dhe t’i varin në shtëpi si kujtues që t’i duan të tjerët.
-
Ndihmojini fëmijët që të mësojnë gjestet që përshtaten me “Love One Another” [“Doni Njëri-Tjetrin”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 136–137, siç sugjerohen te Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve].
Jepni Mësim Doktrinën
Fëmijët Më të Mëdhenj
Unë mund të jem i lumtur kur jetoj në mënyrën si dha mësim Jezusi.
Ndërsa e lexoni Mateun 5:3–12, cilat fjalë dhe fraza ju lënë mbresa? Si do ta bekojnë këto mësime jetën e fëmijëve të cilëve u jepni mësim?
Veprimtari të Mundshme
-
Krijoni një tabelë në dërrasë me dy kolona, të titulluara Lum [/Të Bekuar Janë]… dhe Bekimi. Ftojini fëmijët të kërkojnë te Mateu 5:3–12 se për kë tha Jezusi që është i bekuar [/i lumë], dhe bekimet që Ai u premtoi atyre.
-
Shkruajeni secilën nga cilësitë dhe bekimet e tyre përkatëse nga këto vargje në skeda letre, dhe lërini fëmijët të kombinojnë cilësitë dhe bekimet. Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin një prej cilësive në këto vargje që ata duan ta zhvillojnë.
Unë mund të jem person që përpiqet për paqen.
Jezusi dha mësim se paqebërësit do të quhen fëmijët e Perëndisë. Si mund t’i frymëzoni fëmijët që të jenë paqebërës?
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojeni një fëmijë ta lexojë Mateun 5:9. Më pas pyesni: Çfarë është një paqebërës? Në çfarë mënyrash mund të jemi paqebërës me familjet dhe miqtë tanë? (Për disa ide, shih vargjet 21–24, 38–47.)
-
Kërkojini secilit fëmijë të mendojë për një situatë që do të kishte nevojë për ndihmën e një paqebërësi. Çfarë do të bënte një paqebërës në atë situatë?
-
Ftojini fëmijët të dëftojnë raste kur treguan dashuri ndaj dikujt, edhe nëse ai person ishte i ndryshëm nga ata ose të cilin ishte e vështirë ta doje.
Shembulli im mund t’u ndriçojë udhën të tjerëve që ta ndjekin Jezusin.
Mendoni për fëmijët të cilëve u jepni mësim, teksa i lexoni këto vargje. Çfarë mesazhesh mund të ketë Zoti për fëmijët në këtë fragment?
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh Mateun 5:16. Shkruajeni vargun në tabelë. Lexojeni disa herë së bashku, duke fshirë disa fjalë sa herë e lexoni. Pasi fëmijët ta kenë mësuar përmendsh vargun, ju gjithashtu mund të këndoni “Shine On” [“Shkëlqe”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 144.
-
Kërkojuni fëmijëve të bëjnë vizatime të gjërave që na japin dritë. Lexojeni Mateun 5:14–16. Pyetini për arsyen përse Jezusi do që ne të jemi një dritë për botën.
-
Ftojini fëmijët të vizatojnë gjëra që mund të bëjnë për të qenë një dritë për të tjerët. Ju mund të shfaqni materialin filmik “Light the World: 25 Days of Service” [“Ndriçoje Botën: 25 Ditët e Shërbimit”] (LDS.org [ose mormon.al]). Ftoni dy fëmijë të rrinë ballë për ballë njëri-tjetrit dhe kërkojini njërit që të përpiqet ta bëjë tjetrin të qeshë pa e prekur atë. Flisni rreth fuqisë që kanë fëmijët për t’u sjellë lumturi të tjerëve.
Nxitni të Mësuarin në Shtëpi
Jepuni si sfidë fëmijëve që të tregohen të vëmendshëm për të parë dikë që është paqebërës këtë javë. Në fillim të orës mësimore të javës tjetër, ftojini që të flasin rreth personit që panë dhe asaj çfarë panë.