Eja, Më Ndiq
28 Janar–3 Shkurt. Mateu 3; Marku 1; Lluka 3: ‘Përgatitni Udhën e Zotit’


“28 Janar–3 Shkurt. Mateu 3; Marku 1; Lluka 3: ‘Përgatitni Udhën e Zotit’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“28 Janar–3 Shkurt. Mateu 3; Marku 1; Lluka 3”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Gjon Pagëzori duke pagëzuar Jezusin

Dritare me xham-mozaiku në Tempullin e Navusë në Ilinois, nga Tom Holdman

28 Janar–3 Shkurt

Mateu 3; Marku 1; Lluka 3

“Përgatitni Udhën e Zotit”

Ndërsa lexoni për Gjon Pagëzorin dhe pagëzimin e Jezu Krishtit, shënoni çfarëdo mbrese shpirtërore që merrni. Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojë që t’i kuptoni këto shkrime të shenjta, dhe do t’ju ndihmojë të mbështetni të mësuarit që po e përvetësojnë më vete anëtarët e klasës.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’u dhënë fëmijëve mundësi të flasin për atë çfarë e kanë mësuar tashmë, paraqitni një figurë të Jezusit duke u pagëzuar dhe kërkojuni që t’ju tregojnë atë çfarë po ndodh në figurë dhe se si ndihen në lidhje me pagëzimin.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 3:13–17

Unë mund të pagëzohem siç u pagëzua Jezusi.

Si mund ta përdorni rrëfimin për pagëzimin e Jezusit për t’i ndihmuar fëmijët që të përgatiten për t’u pagëzuar?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhni historinë e pagëzimit të Shpëtimtarit (shih Mateu 3:13–17; shih edhe “Kapitulli 10: Jezusi Pagëzohet”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 26–29, ose materialin filmik përkatës në LDS.org). Përsëriteni disa herë historinë dhe ftojini fëmijët të tregojnë hollësitë që mbajnë mend. Shpjegoni se Jezusi u pagëzua me anë të zhytjes nga një person që kishte autoritetin e priftërisë.

  • Paraqitni një figurë të Jezusit duke u pagëzuar dhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Lërini fëmijët t’i nxjerrin në pah ngjashmëritë ndërmjet dy figurave.

  • Ju mund t’i përsëritni premtimet që do të bëjnë fëmijët kur të pagëzohen (shih Mosia 18:8–10; DeB 20:37; Të Vërtetë Ndaj Besimit, f. 108–109). Pyetini se cilat nga këto gjëra janë duke i bërë tanimë.

  • Ftojeni një anëtar të peshkopatës t’u flasë fëmijëve për intervistën e pagëzimit që ata do të bëjnë përpara se të pagëzohen.

  • Këndoni me fëmijët “Baptism” [“Pagëzimi”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 100–101. Merrni parasysh t’i kërkoni një fëmije që e di mirë këngën, t’i drejtojë fëmijët e tjerë ndërsa këndojnë.

një vajzë duke u pagëzuar

Ne mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit duke u pagëzuar.

Mateu 3:11, 16

Fryma e Shenjtë më ndihmon.

Përveç se po përgatiten për t’u pagëzuar, fëmijët po përgatiten edhe për të marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë. Si mund t’i ndihmoni ata?

Veprimtari të Mundshme

  • Përdorni Mateun 3:11, 16 për t’u mësuar fëmijëve se Fryma e Shenjtë zbriti te Jezusi kur Ai u pagëzua (një pëllumb u shfaq si shenjë për të treguar se kjo kishte ndodhur). Paraqitni figurën Dhurata e Frymës së Shenjtë (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 105), dhe shpjegoni se ne e marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë kur konfirmohemi.

  • Sillni një kuti me gjëra të tilla si një figurë të Jezusit, një batanije rehatuese [ngushëlluese] dhe një busull. Ftojini fëmijët të zgjedhin një send dhe të tregojnë se si secili objekt paraqet një mënyrë se si Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë – Ai dëshmon për Jezusin, na ngushëllon (shih Gjoni 15:26) dhe na tregon udhën e duhur (shih 2 Nefi 32:5).

  • Tregoni përvojat tuaja vetjake në lidhje me ndihmën që keni marrë nga Fryma e Shenjtë.

  • Ftojini fëmijët të dëgjojnë me vëmendje për mënyrat se si na ndihmon Fryma e Shenjtë, ndërsa këndojnë “The Holy Ghost” [“Fryma e Shenjtë”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 105.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 3

Unë jam bekuar nga ordinancat e Priftërisë Aarone.

Gjon Pagëzori mbante Priftërinë Aarone, kështu që kjo është një mundësi e mirë për t’u mësuar fëmijëve rreth Priftërisë Aarone dhe për t’i ndihmuar që të dallojnë bekimet dhe fuqinë që u vjen si burrave edhe grave nëpërmjet kësaj priftërie.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të bëjnë një listë me detyrat e Priftërisë Aarone, duke përdorur Doktrina e Besëlidhjet 20:46, 58–60; 84:111. Shpjegoni që priftërinjtë në Priftërinë Aarone mund “të pagëzoj[n]ë dhe të administroj[n]ë sakramentin”. Priftërinjtë, mësuesit dhe dhjakët duhet “të japin mësim dhe t’i ftojnë të gjithë të vijnë te Krishti” (DeB 20:46, 59). Kërkojuni fëmijëve të gjejnë te Mateu 3 shembuj të Gjonit tek i përmbushi këto detyra. Si mund t’i ftojë gjithësecili prej nesh të tjerët që të vijnë te Krishti, siç bëri Gjoni?

  • Paraqitni disa figura me mbajtës të Priftërisë Aarone duke kryer ordinancat e pagëzimit dhe sakramentit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 103, 108). Diskutoni për mënyrën se si këto ordinanca na përgatitin që ta pranojmë Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij.

  • Lexoni së bashku Doktrina e Besëlidhjen 13:1 dhe shpjegoni se Gjon Pagëzori ia rivendosi Priftërinë Aarone Jozef Smithit. Pyetini fëmijët se si janë bekuar ata për shkak të rivendosjes së Priftërisë Aarone.

Mateu 3:13–17; Lluka 3:2–18

Unë mund t’i mbaj besëlidhjet e mia të pagëzimit.

Rrëfimi i pagëzimit të Jezusit është mundësi e mirë për t’i ndihmuar fëmijët që të rishikojnë besëlidhjet e tyre të pagëzimit dhe të rizotohen për t’i mbajtur ato.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni dy fëmijëve ta lexojnë Llukën 3:7–9, 15–17, njëri të lexojë fjalët e Gjon Pagëzorit dhe tjetri të lexojë pjesën tjetër të fjalëve. Pas secilit varg, ndaloni dhe ndihmojini fëmijët ta kuptojnë domethënien e vargut.

  • Përsëritni besëlidhjet që bënë fëmijët në pagëzim, të cilat gjenden te Mosia 18:8–10 dhe Doktrina e Besëlidhje 20:37. (Shih edhe Të Vërtetë ndaj Besimit, f. 108–111.) Ndihmojini fëmijët t’i shkruajnë këto referenca në faqen e veprimtarisë të kësaj jave.

  • Përgatitni disa çifte letrash me fraza që përkojnë me njëra-tjetrën ose figura që paraqesin besëlidhjet tona të pagëzimit. Vendosini letrat përmbys. Ftojini fëmijët që me radhë të kthejnë nga përpara dy letra njëherësh, për të parë nëse përputhen. Pasi të jetë gjetur një çift i letrave që përputhen, ftojini fëmijët të tregojnë mënyrat se si ata e kanë mbajtur atë besëlidhje.

  • Flisni për mënyrën se si ju ka bekuar mbajtja e besëlidhjeve tuaja të pagëzimit.

Mateu 3:11, 16

Fryma e Shenjtë mund të më udhëheqë.

Fëmijët po mësojnë se si ta dallojnë dhe ndjekin udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë. Në ç’mënyrë mund t’u mësoni atyre që mbajta e besëlidhjeve të tyre të pagëzimit do t’i ndihmojë të jenë të denjë për ta marrë këtë udhërrëfim?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini secilit fëmijë të zgjedhë një prej shkrimeve të shenjta në vijim për ta lexuar, dhe të shpjegojë mënyrën se si na flet Fryma e Shenjtë: Doktrina e Besëlidhje 6:23; 8:2–3.

  • Kërkojini një fëmije të lexojë Mateun 3:11. Si është Fryma e Shenjtë si zjarr? Për shembull, zjarri na ngushëllon [me ngrohtësinë] dhe na jep dritë për të na udhëhequr (shih Gjoni 15:26; 2 Nefi 32:5).

  • Ftojini fëmijët t’i mbyllin sytë dhe t’i nxjerrin duart përpara. Pastaj cekini lehtë pëllëmbët e tyre me një pupël ose fije. Ftojini që t’ju thonë kur ta ndiejnë atë. Çfarë na mëson kjo veprimtari rreth dallimit të mbresave nga Fryma e Shenjtë?

  • Ftojini fëmijët të tregojnë përvojat që kanë pasur me Frymën e Shenjtë. Përse mbajtja e besëlidhjeve tona na ndihmon që ta kemi udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë?

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Nxitini fëmijët t’i pyesin prindërit e tyre ose pjesëtarë të tjerë të familjes rreth pagëzimit të tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Kërkoni frymëzimin tuaj vetjak. Mos i shikoni këto përvijime të mësimeve si udhëzime që duhet t’i ndiqni kur jepni mësim. Përkundrazi, përdorini ato si ide për t’i dhënë shkëndijë frymëzimit tuaj vetjak ndërsa përsiatni nevojat e fëmijëve që mësoni. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 7.)

faqja e veprimtarisë: Unë mund të pagëzohem siç u pagëzua Jezusi