“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)
“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019
Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve
Të gjitha këto burime mund të gjenden në LDS.org dhe në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet
Ju mund ta përshtatni cilëndo prej veprimtarive nga ky burim për ta përdorur në klasën tuaj të Fillores. Edhe nëse prindërit po i përdorin këto veprimtari me fëmijët e tyre në shtëpi, përsëritja mund të jetë një mënyrë e dobishme për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë. Fëmijët mund të dëshirojnë t’ju tregojnë se si i bënë veprimtaritë me familjet e tyre dhe atë që mësuan.
Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Kujdesuni për të Vegjlit Tuaj: Manuali i Çerdhes]
Shumica e temave të dhëna mësim në manualin e çerdhes janë të ngjashme me ato që do t’i jepni mësim në Fillore. Veçanërisht nëse u jepni mësim fëmijëve të vegjël, merreni parasysh të kërkoni në manualin e çerdhes këngë, tregime, veprimtari loje dhe punime dore shtesë.
Revista Liahona
Revista Liahona jep tregime dhe veprimtari që mund t’i plotësojnë parimet që po i jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Filloren.
Himne dhe Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]
Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe të Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe materiale filmike të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.lds.org ose në programin kompjuterik LDS Music [Muzikë SHDM].
Tregime nga Dhiata e Re
Tregime nga Dhiata e Re (2008) mund t’i ndihmojë fëmijët t’i mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive te medialibrary.lds.org.
Biblioteka e Mediave
Veprat e artit, materialet filmike dhe mjete të tjera të mediave mund t’ju ndihmojnë ju dhe fëmijët që t’i përfytyroni doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Vizitoni medialibrary.lds.org për ta shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mediave, përfshirë seritë e Videove nga Bibla, të cilat paraqesin ngjarje nga Dhiata e Re.
Figurat Artistike të Ungjillit
Veprat e artit mund t’i ndihmojnë fëmijët që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Shumë figura që mund t’i përdorni në klasë, gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit dhe te medialibrary.lds.org.
Ndihma Mësimore për Dhënien Mësim Fëmijëve
Te lds.org/children/resources ju mund të gjeni një tregues të artikujve të revistave, veprimtarive dhe mediave mbi një larmi të temave të ungjillit.
Të Vërtetë ndaj Besimit
Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë për t’i kuptuar parimet bazë që do t’ua jepni mësim fëmijëve, merreni parasysh të shihni te broshura Të Vërtetë ndaj Besimit (2005). Kjo referencë jep shpjegime të thjeshta të temave të ungjillit, të renditura sipas rendit alfabetik.
Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit
Ky burim mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si Krishti dhe se si t’i vini ato në jetë. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.