Eja, Më Ndiq
Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren


“Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

klasë e Fillores

Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Filloren

Përgatitja për të Dhënë Mësim në Fillore

2:3

Shtëpia duhet të jetë qendra e të mësuarit të ungjillit. Kjo është e vërtetë për ju dhe për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, fillojeni duke pasur vetë përvojat tuaja me shkrimet e shenjta. Përgatitja juaj më e rëndësishme do të ndodhë ndërkohë që kërkoni frymëzimin nga Fryma e Shenjtë.

Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj. Ky manual do t’ju ndihmojë të fitoni kuptim më të thellë të parimeve doktrinore që gjenden në shkrimet e shenjta.

Gjatë përgatitjes suaj, do t’ju vijnë mendime dhe mbresa rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Ju do të merrni ide lidhur me mënyrën se si parimet në shkrimet e shenjta do ta bekojnë jetën e tyre. Ju do të udhëzoheni që t’i frymëzoni për t’i zbuluar ato parime teksa mësojnë nga shkrimet e shenjta vetë dhe me familjet e tyre. Mbani mend që të jeni i ndjeshëm ndaj fëmijëve rrethanat familjare të të cilëve mund të mos e përkrahin studimin e rregullt familjar të shkrimeve të shenjta.

Ide për Mësimdhënien

Ndërkohë që po përgatiteni të jepni mësim, ju mund të merrni frymëzim shtesë duke shqyrtuar përvijimet e mësimeve në këtë burim. Mos mendoni për këto ide si udhëzime hap pas hapi, por përkundrazi si sugjerime që nxitin vetë frymëzimin tuaj. Ju i njihni këta fëmijë dhe Zoti i njeh ata gjithashtu – duke përfshirë atë që u nevojitet dhe atë që mund të kuptojnë. Ai do t’ju frymëzojë me mënyrat më të mira për t’u dhënë mësim fëmijëve dhe për t’i bekuar ata.

Ju keni shumë burime të tjera në dispozicion ndërkohë që përgatiteni, përfshirë idetë në manualin Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe revistat e Kishës. Për informacion të mëtejshëm mbi këto dhe burime të tjera shtesë, shih “Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”.

Disa Gjëra që t’i Mbani në Mendje

  • Prindërit kanë përgjegjësinë kryesore për t’i mësuar fëmijët e tyre. Si mësues, ju keni përgjegjësi të rëndësishme që ta përkrahni, ta nxitni të mësuarin e ungjillit në shtëpi dhe të shtoni mbi atë mësim. Jini të ndjeshëm ndaj fëmijëve prindërit e të cilëve nuk e japin mësim ungjillin në shtëpinë e tyre. Përfshijini të gjithë fëmijët në diskutime të ungjillit pavarësisht nga rrethanat në shtëpitë e tyre.

  • Përsëritja është gjë e mirë. Fëmijët mësojnë të vërteta të ungjillit në mënyrë më të efektshme kur këto të vërteta jepen mësim në mënyrë të përsëritur nëpërmjet një larmie veprimtarish. Nëse gjeni që një veprimtari e të mësuarit është e efektshme për fëmijët, merreni parasysh ta përsëritni atë, veçanërisht nëse po u jepni mësim fëmijëve më të vegjël. Ju gjithashtu mund të përsëritni një veprimtari nga një mësim i mëparshëm.

  • Ati Qiellor dëshiron që ju të keni sukses si mësues. Ai ka siguruar burime të shumta për t’ju ndihmuar të keni sukses, përfshirë mbledhjet e këshillit të mësuesve. Në këto mbledhje ju mund të këshilloheni me mësues të tjerë rreth ndonjë sfide me të cilën mund të përballeni. Ju gjithashtu mund të diskutoni e ushtroni parime të mësimdhënies si Krishti.

  • Nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël dhe keni nevojë për ndihmë shtesë, shihni pjesën “Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve Më të Vegjël” në këtë material burimor.

  • Ky burim përfshin përvijime të mësimeve për çdo javë të vitit me përjashtim të dy të dielave kur mbahet konferenca e përgjithshme. Në të dielat kur nuk mbahet Fillorja për shkak të konferencës së kunjit apo ndonjë arsye tjetër, familjet mund ta vazhdojnë leximin e Dhiatës së Re në shtëpi në përputhje me programin e përvijuar. Me qëllim që ta mbani orën tuaj të Fillores sipas programit mësimor, ju mund të zgjidhni që ta lini një mësim pa bërë ose t’i ndërthurni dy mësime. Që të shmanget pështjellimi, presidentet e Fillores mund të dëshirojnë t’i këshillojnë mësuesit rreth këtyre ndryshimeve që më parë.

nënë duke ndihmuar fëmijët