“Shtojca B: Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)
“Shtojca B”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re (2023)
Shtojca B
Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë
Në muajt që kanë pesë të diela, mësuesit/et e Fillores nxiten ta zëvendësojnë mësimin e planifikuar tek Eja, Më Ndiq të dielën e pestë me njërën ose më shumë prej këtyre veprimtarive të të mësuarit.
Parimet dhe Ordinancat e Ungjillit të Jezu Krishtit
Doktrina e Krishtit na mëson se si të kthehemi te Perëndia.
Kur Jezu Krishti iu shfaq njerëzve në kontinentin amerikan, Ai u mësoi atyre doktrinën e Tij. Ai tha se ne mund të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë nëse kemi besim, pendohemi, pagëzohemi, marrim Frymën e Shenjtë dhe durojmë deri në fund (shih tek 3 Nefi 11:31–40; Doktrina e Besëlidhje 20:29). Veprimtaritë më poshtë mund t’ju ndihmojnë t’u mësoni fëmijëve se këto parime dhe ordinanca do të na ndihmojnë t’i afrohemi më shumë Shpëtimtarit gjatë gjithë jetës sonë.
Për të mësuar më shumë për doktrinën e Krishtit, shih te 2 Nefi 31.
Veprimtari të Mundshme
-
Jepuni fëmijëve figura që përfaqësojnë besimin te Jezu Krishti, pendimin, pagëzimin dhe konfirmimin (shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, 1, 111, 103 dhe 105). Lexoni ose thoni përmendsh me fëmijët nenin e katërt të besimit dhe kërkojuni të ngrenë figurat e tyre kur të përmendet ai parim ose ajo ordinancë. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si secili nga këto parime dhe ordinanca na ndihmon të bëhemi më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
-
Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se besimi, pendimi, pagëzimi dhe konfirmimi nuk janë ngjarje që ndodhin vetëm një herë, por ndikojnë në rritjen tonë shpirtërore gjatë gjithë jetës sonë? Për shembull, ju mund t’u tregoni atyre një figurë të një fare dhe të një peme të madhe (ose vizatojini këto gjëra në tabelë). Ndihmojini të mendojnë për gjërat që e ndihmojnë farën të bëhet një pemë e madhe, si uji, dheu dhe drita e diellit. Ndihmojini të kuptojnë se këto janë si gjërat që ne bëjmë për t’u afruar më shumë me Perëndinë gjatë jetës sonë – ndërtimi i besimit tonë te Jezu Krishti, pendimi çdo ditë, të jetuarit e besëlidhjeve tona të pagëzimit dhe dëgjimi i Frymës së Shenjtë.
-
Tregojuni fëmijëve historinë rreth një fishekzjarri nga mesazhi i Plakut Dejll G. Renland “How Can Repenting Help Me Feel Happy?” [“Si Mund të më Ndihmojë Pendimi që të Ndihem i Lumtur?”] (Friend, dhjetor 2017, f. 12–13, ose Liahona, dhjetor 2017, f. 70–71; shihni edhe materialin filmik “Repentance: A Joyful Choice” [“Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme”] [ChurchofJesusChrist.org]); ose lexoni bisedën “Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme”, nga konferenca e përgjithshme, tetor 2016. Në pika të ndryshme gjatë historisë, ftojini fëmijët të mendojnë se si mund të ishte ndier Plaku Renland. Përse ndiejmë gëzim kur pendohemi? Tregojuni fëmijëve për gëzimin dhe dashurinë që keni ndier kur i keni kërkuar Atit Qiellor që t’ju falë.
4:36
Pagëzimi
Jezu Krishti dha një shembull për mua kur u pagëzua.
Ndonëse Jezusi ishte pa mëkat, Ai u pagëzua për të dhënë një shembull të përkryer të bindjes ndaj Atit Qiellor (shih te 2 Nefi 31:6–10).
Për të mësuar më shumë për pagëzimin, shih te Doktrina e Besëlidhje 20:37; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Pagëzim, Pagëzoj”.topics.ChurchofJesusChrist.org
Veprimtari të Mundshme
-
Tregoni një figurë të pagëzimit të Shpëtimtarit dhe të pagëzimit të një personi tjetër (ose shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 35 dhe nr. 103 ose nr. 104). Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që është e ndryshme dhe atë që është e njëjtë ndërmjet dy figurave. Lexoni së bashku te Mateu 3:13–17 ose “Kapitulli 10: Jezusi Pagëzohet” tek Tregime nga Dhiata e Re, f. 26–29, ose shikoni materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org. Lërini fëmijët të tregojnë me gisht drejt gjërave te figurat që përmenden te pjesa e leximit ose materiali filmik. Tregojuni fëmijëve për dashurinë tuaj për Shpëtimtarin dhe dëshirën tuaj për ta ndjekur Atë.
1:52 -
Dëgjoni ose këndoni një këngë rreth pagëzimit, të tillë si “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53). Çfarë mësojmë rreth pagëzimit nga kjo këngë? Lexoni te 2 Nefi 31:9–10 dhe ftojini fëmijët të mbajnë vesh për arsyen pse u pagëzua Jezu Krishti. Ftojini që të bëjnë një vizatim të vetvetes në ditën e pagëzimit të tyre.
Unë mund të zgjedh të bëj një besëlidhje me Perëndinë dhe të pagëzohem.
Përgatitja për pagëzim do të thotë shumë më tepër sesa përgatitja për një ngjarje. Do të thotë të përgatitesh për të bërë një besëlidhje dhe më pas ta mbash atë besëlidhje për gjithë jetën. Përsiatni se si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë besëlidhjen që do të bëjnë me Atin Qiellor kur ata të pagëzohen, besëlidhje e cila përfshin premtimet që Ai ua bën atyre dhe premtimet që ata i bëjnë Atij.
Veprimtari të Mundshme
-
Shpjegoni se një besëlidhje është një premtim ndërmjet një personi dhe Atit Qiellor. Kur përpiqemi fort t’i mbajmë premtimet tona ndaj Perëndisë, Perëndia premton të na bekojë. Shkruani në tabelë Premtimet e Mia ndaj Perëndisë dhe Premtimet e Perëndisë ndaj Meje. Lexoni së bashku te Mosia 18:10, 13 dhe Doktrina e Besëlidhje 20:37 dhe ndihmojini fëmijët të bëjnë nën titujt përkatës një listë të premtimeve që gjejnë. Tregoni se si Ati Qiellor ju ka bekuar teksa përpiqeni fort të mbani besëlidhjen tuaj të pagëzimit.
-
Tregojuni fëmijëve figura të gjërave që bëri Jezu Krishti kur ishte në tokë (për disa shembuj, shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 33–49). Lërini fëmijët të flasin për çfarë po bën Jezusi në secilën figurë. Lexoni te Mosia 18:8–10, 13 dhe ftojini fëmijët të mbajnë vesh për gjërat që ata premtojnë t’i bëjnë kur të pagëzohen. Si do të ndikojnë këto premtime te veprimet tona çdo ditë? Ftojini fëmijët të bëjnë një vizatim të vetvetes duke ndihmuar dikë ashtu si do ta ndihmonte Jezusi. Ose mund t’u bëni fëmijëve një distinktiv të thjeshtë me emrin e Shpëtimtarit të shkruar në të për ta mbërthyer te veshja.
Konfirmimi
Kur konfirmohem, unë bëhem anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Bërja anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme sjell shumë bekime, përfshirë mundësitë që fëmijët të jenë pjesëmarrës aktivë në veprën e Perëndisë.
Për të mësuar më shumë rreth konfirmimit dhe dhuratës së Frymës së Shenjtë, shihni Geri E. Stivenson, “Si Ju Ndihmon Fryma e Shenjtë?”, Liahona, maj 2017, f. 117–120; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Frymë e Shenjtë”.topics.ChurchofJesusChrist.org
Veprimtari të Mundshme
-
Ftoni dikë që është pagëzuar dhe konfirmuar kohët e fundit, që të vijë në klasë dhe të tregojë se si ishte të konfirmoheshe. Çfarë do të thotë për këtë person të bëhesh një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si mund ta mbajnë besëlidhjen e tyre të pagëzimit si anëtarë të Kishës (të tilla si t’u shërbesh të tjerëve, t’i ftosh të tjerët për të mësuar rreth Jezusit, të bësh lutje në mbledhje e kështu me radhë). Tregoni se si bërja e këtyre gjërave ju ka ndihmuar të ndieni gëzimin e të qenit anëtar ose anëtare e Kishës së Krishtit.
-
Tregoni një figurë të njerëzve në Ujërat e Mormonit (shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 76) dhe kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë atë që shohin te figura. Tregojeni historinë e Almës dhe të popullit të tij që u pagëzua atje (shih te Mosia 18:1–17; “Kapitulli 15: Alma Jep Mësim dhe Pagëzon”, Tregime të Librit të Mormonit, f. 43–44, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Shqyrtojini vargjet Mosia 18:8–9 dhe ftojini fëmijët të bëjnë veprime për t’i ndihmuar që të kujtojnë gjërat që njerëzit ishin të gatshëm të bënin si anëtarë të Kishës së Krishtit. Tregoni një përvojë të rasteve kur i keni parë anëtarët e Kishës të shërbejnë në këto mënyra.
2:5
Kur konfirmohem, unë marr dhuratën e Frymës së Shenjtë.
Kur pagëzohemi dhe konfirmohemi, Ati Qiellor premton se ne “mund të ke[mi] gjithmonë Shpirtin e tij me [ne]” (Doktrina e Besëlidhje 20:77). Kjo dhuratë e mrekullueshme nga Perëndia quhet dhurata e Frymës së Shenjtë.
Veprimtari të Mundshme
-
Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 33:15 dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për dhuratën e veçantë që Ati Qiellor na jep kur pagëzohemi dhe konfirmohemi. Për t’i ndihmuar që të mësojnë më shumë rreth mënyrës se si dhurata e Frymës së Shenjtë do t’i ndihmojë ata, shqyrtoni së bashku vargjet Gjoni 14:26; Galatasve 5:22–23; 2 Nefi 32:5; 3 Nefi 27:20. Ju gjithashtu mund të shqyrtoni dhe artikullin “The Holy Ghost Is …” [“Fryma e Shenjtë Është …”] (Liahona, qershor 2019, F12–F13).
-
Përpara orës mësimore, kërkojuni prindërve të njërit ose më shumë fëmijëve të tregojnë se si janë bekuar ngaqë kanë dhuratën e Frymës së Shenjtë. Si i ndihmon Ai ata? Si e dëgjojnë ata zërin e Tij?
-
Këndoni së bashku një këngë rreth Frymës së Shenjtë, të tillë si “Fryma e Shenjtë” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 56). Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se çfarë u mëson kënga rreth mënyrës se si mund të na ndihmojë Fryma e Shenjtë.
Fryma e Shenjtë mund të më flasë në shumë mënyra.
Fëmijët që mund ta dallojnë zërin e Shpirtit, do të jenë të përgatitur për të marrë zbulesë vetjake që t’i udhërrëfejë gjatë gjithë jetës së tyre. Mësojuni atyre se ka shumë mënyra se si Fryma e Shenjtë mund të na flasë.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra të ndryshme se si mund të bisedojmë me një mik që jeton shumë larg, të tillë si të shkruajmë një letër, t’i dërgojmë një mesazh poste elektronike ose të flasim në telefon. Mësojuni atyre se Ati Qiellor mund të na flasë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Përdoreni mesazhin e Presidentit Dallin H. Ouks “How Does Heavenly Father Speak to Us?” [“Si na Flet Ati Qiellor?”] për t’i ndihmuar fëmijët t’i kuptojnë mënyrat e ndryshme se si Fryma e Shenjtë mund të na flasë në mendje dhe në zemër (Liahona, mars 2020, F2–F3).
-
Tregoni një përvojë kur Fryma e Shenjtë komunikoi me ju, qoftë nëpërmjet mendimeve në mendjen tuaj ose nëpërmjet një ndjenje në zemrën tuaj (shih te Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 8:2–3). Dëshmojuni fëmijëve se Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë ata në mënyra të ngjashme.
-
Ndihmojini fëmijët të mendojnë për raste kur mund ta kenë ndier Shpirtin – për shembull, kur kanë kënduar një këngë për Shpëtimtarin ose kur kanë bërë diçka të mirë për të tjerët. Ndihmojini të dallojnë ndjenjat shpirtërore që sjell Fryma e Shenjtë. Si mendoni, përse Fryma e Shenjtë na i jep ato ndjenja? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për gjërat që kemi nevojë të bëjmë për ta dëgjuar Frymën e Shenjtë të na flasë. Flisni rreth asaj që bëni ju për ta dëgjuar Shpirtin më qartësisht.
Sakramenti
Kur marr sakramentin, unë kujtoj flijimin e Shpëtimtarit dhe i ripërtërij besëlidhjet e mia.
Shpëtimtari na dha sakramentin për të na ndihmuar që të kujtojmë flijimin e Tij për ne dhe që të ripërtërijmë besëlidhjet tona. Për shkak të kësaj ordinance të përjavshme, ne mund të vazhdojmë të gëzojmë bekimet e pagëzimit tonë gjatë gjithë jetës sonë.
Për të mësuar më shumë, shihni te Mateu 26:26–30; 3 Nefi 18:1–12; Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79.
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të ngjyrosin figurën “Jezusi ua Paraqiti Sakramentin Nefitëve” te Libër për Ngjyrosje me Histori nga Shkrimet e Shenjta: Libri i Mormonit (2019), f. 26. Kërkojuni atyre të tregojnë ato gjëra që po mendojnë njerëzit në figurë. Lexojuni fëmijëve pjesë nga 3 Nefi 18:1–12 ose “Kapitulli 45: Jezu Krishti Jep Mësim rreth Sakramentit dhe Lutjes”, Tregime të Librit të Mormonit, f. 126–127, ose shikoni materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org. Çfarë mund të bëjmë për ta kujtuar Jezu Krishtin gjatë sakramentit?
1:47 -
Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë disa gjëra që ata duhet t’i kujtojnë gjithnjë që t’i bëjnë, të tilla si të lidhin këpucët ose të lajnë duart përpara se të hanë. Përse është e rëndësishme që t’i kujtojmë këto gjëra? Lexojuni fëmijëve te Moroni 4:3 dhe ftojini të mbajnë vesh për atë që premtojmë të kujtojmë gjithmonë kur marrim sakramentin. Përse është e rëndësishme që ta kujtojmë Jezu Krishtin? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si buka dhe uji i sakramentit na ndihmojnë të kujtojmë se çfarë ka bërë Jezusi për ne (shih te Moroni 4:3; 5:2).
-
Shkruani në tabelë “Unë premtoj të ”. Lexojuni fëmijëve lutjet e sakramentit (shih te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79). Kur dëgjojnë një premtim që ne i bëjmë Perëndisë, ndaloni dhe ndihmojini ta plotësojnë fjalinë në tabelë me premtimin që dëgjuan. Ndihmojini të kuptojnë se kur e marrim sakramentin, ne po bëjmë të njëjtat premtime që bëmë në pagëzim.
-
Çfarë do të thotë që të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit? Për t’i ndihmuar fëmijët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, tregoni një shembull të diçkaje ku e vëmë emrin tonë. Përse e vëmë emrin tonë te këto gjëra? Përse Jezu Krishti dëshiron ta vërë emrin e Tij mbi ne? Merrni parasysh të tregoni këtë shpjegim nga Presidenti Rasëll M. Nelson: “Marrja mbi vete e emrit të Shpëtimtarit përfshin deklarimin dhe dëshmimin ndaj të tjerëve – me anë të veprimeve tona dhe fjalëve tona – se Jezusi është Krishti” (“Emri i Saktë i Kishës”, Liahona, nëntor 2018, f. 88).
Fuqia, Autoriteti dhe Çelësat e Priftërisë
Perëndia i bekon fëmijët e Tij nëpërmjet fuqisë së priftërisë.
Të gjithë fëmijët e Perëndisë, femra dhe meshkuj, të rinj e të vjetër, e marrin fuqinë e Perëndisë kur i mbajnë besëlidhjet që kanë bërë me Të. Ne i bëjmë këto besëlidhje kur marrim ordinancat e priftërisë, të tilla si pagëzimi (shih te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 3.5, ChurchofJesusChrist.org).
Për të mësuar më shumë, shihni bisedën e [Presidentit] Rasëll M. Nelson, “Thesaret Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2019, f. 76–79; “Parimet e Priftërisë”, kapitulli 3 te Manuali i Përgjithshëm.
Veprimtari të Mundshme
-
Ndihmojini fëmijët të vënë re bekimet që marrin për shkak të priftërisë. Për t’u dhënë atyre disa ide, ju mund të shfaqni materialin filmik “Blessings of the Priesthood” [“Bekimet e Priftërisë”] (ChurchofJesusChrist.org). Merreni parasysh t’i renditni këto bekime në tabelë. Përse këto bekime janë të rëndësishme për ne? Dëshmoni se këto bekime na vijnë për shkak të Jezu Krishtit dhe fuqisë së priftërisë së Tij.
3:5 -
Shkruani titujt vijues në tabelë: fuqia e Perëndisë dhe fuqia dhe autoriteti i Perëndisë që u jepet burrave në tokë. Kërkojuni fëmijëve të vendosin nën titullin e parë figura që na ndihmojnë të kuptojmë se si Perëndia e ka përdorur fuqinë e Tij për të na bekuar, të tilla si duke krijuar botën, duke na udhërrëfyer dhe udhëzuar, duke na treguar se Ai na do dhe na njeh, duke i dëgjuar lutjet tona dhe duke u dhënë përgjigje atyre (shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 3, 68, 90, 111). Kërkojuni atyre t’i vendosin nën titullin e dytë figurat që na ndihmojnë të kuptojmë se si burra të denjë në tokë e përdorin fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë për të na bekuar, të tilla si duke bekuar të sëmurët, duke pagëzuar, duke konfirmuar, duke administruar sakramentin dhe duke vulosur familjet (shih te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 46, 104, 105, 107, 120). Tregoni se përse jeni mirënjohës për priftërinë dhe bekimet që sjell ajo.
-
Njëra nga mënyrat kryesore se si ne i marrim bekimet e fuqisë së Perëndisë në jetën tonë, është nëpërmjet ordinancave të priftërisë (shih te Doktrina e Besëlidhje 84:20). Për t’i ndihmuar fëmijët ta mësojnë këtë të vërtetë, ju mund të renditni shkrimet e shenjta vijuese në tabelë: 3 Nefi 11:21–26, 33 (pagëzimi); Moroni 2 (konfirmimi); Moroni 4–5 (sakramenti). Secili fëmijë mund të zgjedhë njërin nga këto fragmente dhe të përcaktojë ordinancën që përshkruan ai. Ftojini fëmijët të tregojnë se si janë bekuar personalisht nga marrja e ordinancave të priftërisë.
-
Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ata do të marrin fuqi nga Perëndia kur të pagëzohen dhe mbajnë besëlidhjen e tyre të pagëzimit. Pyetini fëmijët se si mund t’i ndihmojë kjo fuqi.
Vepra e Perëndisë drejtohet nga çelësat e priftërisë dhe përmbushet nga autoriteti i priftërisë.
Anëtarët e denjë meshkuj të Kishës mund të shugurohen në një detyrë në priftëri. Si rrjedhim, sa herë që një person veçohet për një thirrje ose caktohet për të ndihmuar në veprën e Perëndisë, ai ose ajo mund ta ushtrojë autoritetin e deleguar të priftërisë. Përdorimi i gjithë autoritetit të priftërisë në Kishë drejtohet nga individë që i mbajnë çelësat e priftërisë, të tillë si presidenti i kunjit, peshkopi dhe presidentët e kuorumeve. Çelësat e priftërisë janë autoriteti për të drejtuar përdorimin e priftërisë në bërjen e veprës së Zotit.
Veprimtari të Mundshme
-
Lexoni me fëmijët te Marku 3:14–15 dhe tregojuni një figurë të ngjarjes që përshkruhet atje (si te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38). Pyetini fëmijët a kanë parë dikë të shugurohet në detyrën e priftërisë ose të veçohet për një thirrje (ose u tregoni rreth përvojave që keni pasur ju). Si ngjason ajo me atë që Shpëtimtari bëri me Apostujt e Tij? Ndihmojini fëmijët të renditin në tabelë detyra të priftërisë ose thirrje që mund t’u jepen anëtarëve të Kishës, të tilla si mësues/e ose udhëheqës/e në një organizatë. Në krah të çdo detyre ose thirrjeje, ju mund të shkruani se çfarë ka autoritet të bëjë dikush me atë detyrë ose thirrje. Tregojuni fëmijëve se si ju ka ndihmuar të shërbeni veçimi nga dikush nën drejtimin e çelësave të priftërisë.
-
Ftojini fëmijët të mendojnë rreth diçkaje për të cilën do t’u nevojitet një çelës, të tillë si një makinë ose derë. Çfarë ndodh nëse nuk e keni çelësin? Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 65:2 dhe jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e pasjes së çelësave të priftërisë në tokë. Mund të shikoni edhe materialin filmik “Where Are the Keys?” [“Ku Janë Çelësat?”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe të kërkoni atë që jep mësim Plaku Stivenson rreth çelësave të priftërisë.
2:52 -
Kërkojini dikujt në lagje që mban çelësat, të vijë në klasë dhe t’u tregojë fëmijëve se ç’do të thotë të mbash çelësat e priftërisë. Ftojeni atë të përshkruajë përgjegjësitë e tij. Cilat pjesë të veprës së Zotit udhëheq ai? Si e ndihmon atë Shpëtimtari?
Tempulli dhe Plani i Lumturisë
Tempulli është shtëpia e Zotit.
Tempujt janë një pjesë e planit të Atit Qiellor për fëmijët e Tij. Në tempuj, ne bëjmë besëlidhje të shenjta me Të, na dhurohet fuqia e priftërisë, marrim zbulesë, kryejmë ordinanca për paraardhësit tanë të vdekur dhe vulosemi me familjet tona për përjetësinë. E gjitha kjo është e mundur për shkak të Jezu Krishtit dhe flijimit të Tij shlyes.
Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, ta dallojnë shenjtërinë e shtëpisë së Zotit dhe të përgatiten për të qenë të denjë që të marrin pjesë në ordinancat e tempullit? Merrni parasysh t’i shqyrtoni këto burime: Doktrina e Besëlidhje 97:15–17; Rasëll M. Nelson, “Fjala e Mbylljes”, Liahona, nëntor 2019, f. 120–122; “Why Latter-day Saints Build Temples” [“Përse Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Ndërtojnë Tempuj”], temples.ChurchofJesusChrist.org.
Veprimtari të Mundshme
-
Paraqitni një ose më shumë figura të tempujve. Pyetini fëmijët se çfarë e bën tempullin një vend të veçantë. Vini në dukje se në çdo tempull është ky shkrim: “Shenjtëri Zotit: Shtëpia e Zotit”. Pyetini fëmijët se çfarë mendojnë se do të thotë fraza “Shenjtëri Zotit”. Përse quhet tempulli shtëpia e Zotit? Çfarë na mëson kjo rreth tempullit? Nëse ndonjëri nga fëmijët ka qenë në tempull, mund të tregojë edhe si është ndier kur ishte atje. Nëse keni qenë në tempull, tregoni se si e keni ndier praninë e Zotit atje dhe flisni rreth arsyes përse tempulli është një vend i shenjtë për ju.
-
Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 97:15–17. Vërini fëmijët të kërkojnë se çfarë pret Zoti nga njerëzit që hyjnë në shtëpinë e Tij të shenjtë. Përse kemi nevojë që të jemi të denjë për të hyrë në shtëpinë e Tij? Si pjesë të këtij bashkëbisedimi, flisni me fëmijët rreth rekomandimit të tempullit, përfshirë edhe se si merret një rekomandim. Mund ta ftoni një anëtar të peshkopatës për t’u treguar atyre se çfarë është intervista për rekomandim tempulli dhe pyetjet që bëhen në intervistë.
Në tempull, ne bëjmë besëlidhje me Perëndinë.
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Jezu Krishti na fton të hyjmë në shtegun e besëlidhjeve për t’u kthyer te Prindërit tanë Qiellorë dhe për të qenë me njerëzit që i duam” (“Eja, Më Ndiq”, Liahona, maj 2019, f. 91). Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se shtegu i besëlidhjeve përfshin pagëzimin, konfirmimin, dhurimin dhe vulosjen në tempull.
Veprimtari të Mundshme
-
Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të rishikoni besëlidhjen që ne bëjmë me Perëndinë kur pagëzohemi dhe që e përtërijmë kur marrim sakramentin (shih te Mosia 18:10; Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79). Tregoni një figurë të tempullit dhe shpjegoni se Ati Qiellor ka më shumë bekime që Ai dëshiron të na i japë në tempull.
-
Vizatoni një portë që të çon te një shteg. Pyetini fëmijët përse mendojnë se është e dobishme që të kemi një shteg ku të ecim. Lexoni së bashku te 2 Nefi 31:17–20, ku Nefi e krahason besëlidhjen e pagëzimit me një portë dhe na fton të vazhdojmë të ecim në atë shteg pas pagëzimit. Ka më shumë besëlidhje për të bërë pas pagëzimit, përfshirë besëlidhjet që bëhen në tempull. Shpjegoni se Presidenti Nelson e ka quajtur këtë shteg “shtegu [i] besëlidhjeve”.
Në tempull mund të pagëzohemi dhe konfirmohemi për paraardhësit tanë që kanë vdekur.
Ungjilli i Jezu Krishtit bën të mundur që të gjithë fëmijët e Perëndisë të kthehen për të jetuar me Të, edhe nëse ata vdesin pa marrë njohuri për ungjillin. Ne tempull, në emër të tyre, ne mund të pagëzohemi dhe konfirmohemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit.
Veprimtari të Mundshme
-
Flisni për një rast kur dikush bëri diçka për ju që nuk mund ta bënit dot për veten tuaj. Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja të ngjashme. Shpjegoni se kur shkojmë në tempull, ne mund të marrim ordinanca të shenjta, si pagëzimi për njerëz të tjerë që kanë vdekur. Në ç’mënyrë jemi ne si Jezusi kur bëjmë punë për të vdekurit? Çfarë ka bërë Ai për ne që nuk mund ta bënim dot për veten tonë?
-
Ftoni një ose më shumë të rinj ose të reja që janë pagëzuar për paraardhësit e tyre, për të treguar përvojën e tyre. Pyetini se çfarë ndien në tempull. Nxitini që të tregojnë se si u ndien kur e bënë këtë punë për paraardhësit e tyre.
-
Vizatoni një pemë në tabelë, përfshini rrënjët dhe degët. Kërkojuni fëmijëve të mendojnë se si një familje është si një pemë. Emërtojini rrënjët Paraardhësit, emërtojini degët Pasardhësit dhe emërtojeni trungun e pemës Unë. Lexojeni së bashku këtë fjali nga Doktrina e Besëlidhje 128:18: “Sepse ne pa ta [paraardhësit tanë] nuk mund të bëhemi të përsosur; as ata pa ne nuk mund të bëhen të përsosur”. Bëni pyetje si ato që vijojnë: “Përse kemi nevojë për paraardhësit tanë? Përse kanë nevojë paraardhësit tanë për ne? Si na kanë ndihmuar ne prindërit, gjyshërit dhe paraardhësit e tjerë?” Ftojini fëmijët të kërkojnë në pjesën në vazhdim të vargut Doktrina e Besëlidhje 128:18 për një frazë që përshkruan se si ne mund t’i ndihmojmë paraardhësit tanë.
-
Merreni parasysh që të punoni me prindërit e secilit fëmijë që të gjejnë emrin e një paraardhësi që fëmija ta çojë në tempull (shih te FamilySearch.org).