Dhiata e Vjetër 2022
3–9 Janar. Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: “Në Fillim Perëndia Krijoi Qiejt dhe Tokën”


“3–9 Janar. Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5: ‘Në Fillim Perëndia Krijoi Qiejt dhe Tokën’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“3–9 Janar. Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

figurë e tokës dhe e hënës

3–9 Janar

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5

“Në Fillim Perëndia Krijoi Qiejt dhe Tokën”

Teksa i studioni kapitujt te Zanafilla 1–2, Moisiu 2–3, dhe Abraham 4–5, mendoni për fëmijët që u jepni mësim, dhe përsiatni se çfarë të vërtetash mund t’i ndihmoni që të kuptojnë nga këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë diçka që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti krijuan, për të cilën janë falënderues. Tregimi i figurave nga përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’u japë atyre ide.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Moisiu 2

Jezusi krijoi tokën.

Njohuria rreth Krijimit mund t’i ndihmojë fëmijët ta ndiejnë dashurinë e Perëndisë dhe ta rritin vlerësimin e tyre për botën. Si mund ta bëni frymëzues të mësuarit rreth Krijimit?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve figura të gjërave që përfaqësojnë periudha të ndryshme të Krijimit (siç përshkruhen te Moisiu 2; shih edhe “Jezu Krishti Krijon Tokën”, te Histori të Dhjatës së Vjetër), dhe ndihmojini fëmijët të mendojnë për veprime që përputhen me figurat. Për shembull, ata mund të bëjnë një grusht për të përfaqësuar tokën e thatë ose t’i lëvizin krahët si dallgët e ujit (shih Moisiu 2:9–10). Jepni dëshminë tuaj se Jezu Krishti i bëri këto gjëra ngaqë Ai dhe Ati Qiellor na duan.

  • Këndoni një këngë rreth gjërave që Jezu Krishti krijoi për ne, të tilla si “Bota Ësht’ e Bukur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 123). Kërkojuni fëmijëve të bëjnë vizatime të krijimeve që përshkruhen te kënga.

    shtrojë që paraqet faza të ndryshme të krijimit

    Krijimi, nga Joan Hibbert Durtschi

Moisiu 2:26–27

Unë u krijova sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Kur fëmijët e kuptojnë se u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, ata mund të zhvillojnë një ndjenjë nderimi dhe respekti për trupin e vet dhe të njerëzve të tjerë.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta përsëritin disa herë frazën: “Unë, Perëndia, e krijova njeriun sipas shëmbëlltyrës sime” (Moisiu 2:27). Shpjegoni se Ati Qiellor i krijoi trupat tanë që të ngjasojnë me trupin e Tij. Ftojini fëmijët që të tregojnë me gisht te pjesë të trupit të tyre teksa ju i përmendni ato, ose këndoni një këngë rreth trupave tanë, të tillë si “Kok’, Shpatull’, Gjunj’, Gishta” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 129).

  • Ftojini fëmijët të interpretojnë me gjeste gjëra që mund të bëjnë me trupin e tyre, ndërkohë që fëmijët e tjerë të gjejnë se çfarë po bëjnë ata. Ftojini fëmijët të tregojnë se përse janë mirënjohës për trupin e tyre.

  • Vizatoni në letër një skicim të një trupi dhe bëni një figurëformuese duke e prerë atë në pjesëza. Shpërndajini pjesëzat dhe lërini fëmijët të punojnë së bashku për t’i bashkuar në formën e një trupi. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë gjërat që mund të bëjnë me secilën nga pjesëzat. Jepni dëshminë tuaj se trupat tanë janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Moisiu 3:2–3

Dita e Shabatit është e shenjtë.

Fëmijët që zhvillojnë një zakon të mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë kur janë të vegjël, kanë më shumë të ngjarë që ta zbatojnë këtë urdhërim kur jeta bëhet më e ngarkuar me punë dhe më kërkuese.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni te Moisiu 3:2–3 dhe kërkojuni fëmijëve të mbajnë vesh për atë që bëri Perëndia ditën e shtatë. Sillni figura (ose bëni vizatime të thjeshta) të gjërave që ne i bëjmë të dielën për ta bërë atë një ditë të shenjtë dhe të gjërave që i bëjmë gjatë ditëve të tjera. Lërini fëmijët t’i seleksionojnë figurat në dy grumbuj, një për të dielën dhe një për ditët e tjera. Dëshmoni se përse është e rëndësishme ta mbajmë ditën e Shabatit të shenjtë.

  • Disa ditë përpara orës mësimore, ftojeni një nga fëmijët dhe prindërit e tij ose të saj të vijnë të përgatitur për të treguar gjëra që i bëjnë në familjen e tyre për ta mbajtur ditën e Shabatit të shenjtë. Ftojini fëmijët e tjerë të tregojnë se çfarë bëjnë familjet e tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Moisiu 2

Jezu Krishti e krijoi tokën nën drejtimin e Atit Qiellor.

Mund ta përdorni kapitullin te Moisiu 2 për t’i ndihmuar fëmijët që të kuptojnë se bota u krijua me qëllim, si pjesë e planit të Perëndisë. Teksa i lexoni këta kapituj, çfarë idesh ju vijnë në mendje që mund të ndihmojnë për t’i forcuar dëshmitë e fëmijëve për Krijimin?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për rastet kur bënë diçka duke ndjekur udhëzimet e një personi tjetër. Për shembull, ndoshta ata kanë bërë një recetë gatimi me një prind ose motër apo vëlla që i ka udhëzuar. Shkruani në tabelë Kush e krijoi tokën? dhe ftojini fëmijët ta gjejnë përgjigjen te Moisiu 2:1. Dëshmoni se Jezu Krishti e krijoi tokën nën drejtimin e Atit Qiellor.

  • Caktojini secilit fëmijë vargje nga Moisiu 2 të cilat kanë lidhje me një nga ditët e krijimit dhe kërkojini atij apo asaj që të bëjë një vizatim të gjërave që Ati Qiellor dhe Jezusi krijuan atë ditë. Kërkojuni fëmijëve t’i ngrenë lart vizatimet dhe të qëndrojnë në këmbë sipas rendit të ditëve të Krijimit, dhe më pas ftojeni secilin fëmijë t’i japë mësim pjesës tjetër të fëmijëve se çfarë ndodhi në ditën që iu caktua atyre. Çfarë mësojmë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga historia e Krijimit?

Moisiu 2:26–27

Adami dhe Eva u krijuan sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Bota do t’u japë fëmijëve shumë mesazhe të rreme për trupat e tyre. Doktrina te Moisiu 2:26–27 është motiv i fuqishëm për t’i respektuar dhe për t’u kujdesur për trupat tanë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Moisiu 2:26–27. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth trupave tanë? Shfaqeni materialin filmik “God’s Greatest Creation” [“Krijimi më i Madhërishëm i Perëndisë]” (ChurchofJesusChrist.org) ose luani lojën “Your Body Is a Temple, [Trupi Yt Është një Tempull]” (Friend, gusht 2019, f. 24–25).

  • Bëni një vizatim të një trupi në tabelë dhe ftojini fëmijët të zgjedhin një pjesë të trupit dhe të shkruajnë në anë të tij se përse janë mirënjohës për të. Shprehni mirënjohjen tuaj për trupin tuaj dhe dëshmoni se ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Zanafilla 2:2–3

Dita e Shabatit është e shenjtë.

Fëmijëve mund t’u duhet që t’u shpjegojnë shokëve ose shoqeve të tyre se përse e trajtojnë të dielën ndryshe nga ditët e tjera. Zanafilla 2:2–3 na mëson se përse dita e Shabatit është një ditë e shenjtë. Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë dhe shpjegojnë më mirë këtë doktrinë?

Veprimtari të Mundshme

  • Si e tregon mbajtja e ditës së Shabatit të shenjtë dashurinë dhe respektin tonë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Ndihmojini fëmijët të interpretojnë me role skenarët ku i shpjegojnë një shoku ose shoqeje se përse zgjedhin të bëjnë gjëra të dielën, që e nderojnë Atin Qiellor dhe Jezusin. Sugjeroni që të përdorin në shpjegimet e tyre vargjet te Zanafilla 2:2–3.

  • Lëruni fëmijëve disa minuta kohë që të shkruajnë një listë me sa më shumë gjëra që të munden, të cilat u vijnë në mendje, për atë që mund të bëjnë për ta bërë Shabatin një ditë të shenjtë. Ftojini fëmijët t’i tregojnë listat e tyre dhe nxitini që t’u shtojnë gjëra të tjera listave të veta, ndërsa të tjerët japin sugjerime që atyre nuk u kishin shkuar në mendje. Sugjeroni që fëmijët t’i marrin me vete në shtëpi listat dhe t’u drejtohen atyre kur kanë nevojë për ide për gjëra të mira që t’i bëjnë në Shabat.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrën se si mund të bëjnë me familjet e tyre një veprimtari të ngjashme me atë që bëtë në klasë. Ju mund të doni t’i ndihmoni të shkruajnë një shënim që ata të kujtohen.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët ta shprehin aftësinë e tyre krijuese. Kur fëmijët ndërtojnë, vizatojnë ose ngjyrosin diçka që lidhet me historinë ose parimin që po mësojnë, ata shpesh e mbajnë mend më mirë atë. Nxitini t’i përdorin krijimet e tyre për t’ua mësuar familjeve të tyre. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25.)