Eja, Më Ndiq
1–7 Qershor. Alma 5–7: “A e Keni Provuar Këtë Ndryshim të Madh në Zemrat Tuaja?”


“1–7 Qershor. Alma 5–7: ‘A e Keni Provuar Këtë Ndryshim të Madh në Zemrat Tuaja?’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“1–7 Qershor. Alma 5–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Jezusi duke mbajtur një qengj

Nuk Je i Braktisur, nga Jon McNaughton

1–7 Qershor

Alma 5–7

“A e Keni Provuar Këtë Ndryshim të Madh në Zemrat Tuaja?”

Ndërsa lexoni tek Alma 5–7, mendoni për anëtarët e klasës suaj që janë shembuj të mësimeve në këta kapituj. Merrni parasysh mënyrat se si mund të ndihmoni që t’i përfshini ata në diskutimin tuaj të dielën.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepuni disa minuta kohë anëtarëve të klasës të kujtojnë atë që kanë lexuar tek Alma 5–7 dhe të gjejnë një të vërtetë që do të donin ta tregonin në klasë. Më pas, kërkojuni t’ia tregojnë atë dikujt që është ulur pranë tyre.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Alma 5:14–33

Ne duhet të provojmë – dhe të vazhdojmë ta ndiejmë – një ndryshim të madh të zemrës.

  • Anëtarët e klasës u ftuan të reflektonin për pyetjet tek Alma 5:14–33përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Ju mund të filloni një diskutim mbi këto vargje duke u kërkuar anëtarëve të klasës të tregojnë se cilat pyetje nga këto vargje ishin domethënëse për ta. Ju më pas mund t’i ftoni anëtarët e klasës të punojnë në grupe për të shqyrtuar vargjet tek Alma 5:14–33 dhe të zbulojnë se çfarë do të thotë të provosh një ndryshim të zemrës nëpërmjet Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij. Ata gjithashtu mund të kërkojnë bekimet që vijnë nga një zemër e ndryshuar. Çfarë metaforash të tjera janë përdorur për ta përshkruar ndryshimin që përshkruan Alma? (Për shembull, shih Gjoni 3:1–7; 2 Korintasve 5:17; Dejll G. Renland, “Mbajtja e Ndryshimit të Fuqishëm të Zemrës”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 97–99.) Si e ruajmë një ndryshim të zemrës gjatë gjithë jetës sonë? (Shih Alma 5:26.)

    vajzë duke u lutur pranë një shtrati

    Kur drejtohemi te Perëndia, ne mund të provojmë “një ndryshim të zemrës”.

Alma 5:44–51

Ne mund të fitojmë dëshminë tonë vetjake për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

  • Ashtu si Alma, anëtarët e klasës suaj kanë fituar dëshmitë e tyre vetjake për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij. Për t’i ndihmuar të mësojnë atë që bëri Alma për ta marrë dëshminë e vet nëpërmjet Shpirtit, ju mund të shpërndani fletë letre me fjalën Dëshmia të shkruar në krye. Anëtarët e klasës mund të punojnë në dyshe për t’i shqyrtuar vargjet tek Alma 5:44–51 dhe ta përdorin atë që e mësojnë në këto vargje, për të shkruar një “recetë” për një dëshmi. Për shembull, “përbërësit” e recetës mund të jenë të vërtetat që formojnë dëshmitë tona. “Udhëzimet” e recetës mund të jenë gjërat që kemi nevojë të bëjmë për ta fituar një dëshmi. (Shih mesazhin nga Plaku Diter F. Uhtdorf te pjesa “Burime Shtesë” për disa ide.) Cilët “përbërës” dhe cilat “udhëzime” mund t’ia shtojnë recetës së tyre nga përvojat e tyre vetjake apo nga përvoja të tjera në shkrimet e shenjta? Ftojini dyshet të tregojnë atë që mësuan dhe atë që po bëjnë për ta ftuar Frymën e Shenjtë që t’u dëshmojë për të vërtetën.

Alma 6

Ne mblidhemi si shenjtorë që të dëgjojmë fjalën e Perëndisë dhe të bëjmë punën e Tij.

  • Për t’u kujtuar anëtarëve të klasës për rëndësinë e mbledhjes së bashku si një trup shenjtorësh, ju mund t’i ftoni të përfytyrojnë sikur dikush që e njohin, mendon se nuk është e nevojshme t’i përkasësh një kishe. Çfarë mund të tregojnë nga Alma 6 për t’i mësuar këtij personi rreth disa prej bekimeve të përkatësisë në kishë? Si mund t’i përmbushim më mirë qëllimet e mbledhjes që përshkroi Alma?

Alma 7:7–16

Shpëtimtari mori përsipër mëkatet, dhembjet dhe hidhërimet tona.

  • Mund të ketë njerëz në klasën tuaj të cilët kanë nevojë të ngutshme ta dinë atë që na mëson Alma 7:7–16, se Shpëtimtari mori përsipër jo vetëm mëkatet tona, por edhe vuajtjet, hidhërimet, sëmundjet dhe dobësitë tona. Si do t’i ndihmoni ta zbulojnë këtë? Ndoshta ju mund të bëni një tabelë në dërrasë me titujt Çfarë vuajti Shpëtimtari dhe Përse vuajti Ai. Klasa mund ta plotësojë tabelën pasi të lexojë tek Alma 7:7–16. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të merrni parasysh gjëra të tjera që Shpëtimtari i vuajti gjatë jetës së Tij (shih shembuj te pjesa “Burime Shtesë”).

  • Pasi të diskutoni për atë që Alma dha mësim tek Alma 7:7–16, ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja kur Shpëtimtari i ndihmoi ata (shih “Burime Shtesë” për shembuj të mënyrave se si na ndihmon Jezusi). Ju mund të tregoni gjithashtu citimin e mëposhtëm nga Presidenti Dallin H. Ouks: “Shpëtimtari ynë ka shpallur se Ai ‘zbriti nën gjithçka’ (DeB 88:6). … Ne madje mund të themi se duke zbritur nën gjithçka, Ai është përsosurisht në gjendje të na ngrejë dhe të na japë forcën që na duhet për t’i duruar hidhërimet tona. Neve thjesht na duhet të kërkojmë” (“Të Forcuar nga Shlyerja e Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 64).

  • Alma shpalli se vajtja te Shëlbuesi “ka rëndësi më të madhe nga” çdo gjë tjetër. Ndoshta anëtarët e klasës mund të përfytyrojnë sikur janë në një klasë të lëndës së historisë duke diskutuar për ngjarjet më të rëndësishme të historisë. Cilat vargje nga Alma 7 do të përmendnin për ta përkrahur pohimin e Almës te vargu 7? Çfarë këshille i dha Alma popullit të Tij që mund të na ndihmojë të përgatitemi për ardhjen e Shpëtimtarit?

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Për t’i nxitur anëtarët e klasës të lexojnë tek Alma 8–12, ju mund t’u thoni atyre se këta kapituj tregojnë historinë e dy burrave. Njëri ishte i plogësht kundrejt Kishës dhe njëri ishte përndjekës i flaktë i saj, por që të dy u bënë mbrojtës të guximshëm të besimit.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Marrja e vetë dëshmive tona.

Plaku Diter F. Uhtdorf dha modelin vijues të shkrimeve të shenjta lidhur me “marr[jen e] një dëshmi[e] personale me rrënjë në dëshmi[min] [nga] Frym[a e] Shenjtë”:

E para: Dëshironi të besoni. Libri i Mormonit na nxit: ‘Në qoftë se ju do të zgjoheni dhe do të vini në veprim aftësitë tuaja, madje deri në një provë mbi fjalët e mia dhe të ushtroni një pjesëz të besimit, … edhe në qoftë se ju nuk mund të bëni më shumë sesa të dëshironi të besoni’ (Alma 32:27). … Perëndia na premton ndihmë hyjnore edhe në qoftë se kemi vetëm dëshirë të besojmë, por ajo duhet të jetë e vërtetë dhe jo një dëshirë e shtirur.

E dyta: Kërkoni në shkrimet e shenjta. Bëni pyetje; i studioni ato; kërkoni përgjigje në shkrimet e shenjta. Përsëri, Libri i Mormonit ka një këshillë të mirë për ne: ‘Në qoftë se [ju] bëni vend që një farë të mund të mbillet në zemrën tuaj’ nëpërmjet studimit të zellshëm të fjalës së Perëndisë, fara e mirë ‘do të fillojë të fryhet në kraharorin tuaj’ nëse ju nuk do ta pengoni me mosbesim. Kjo farë e mirë do të ‘zmadhojë shpirtin [tuaj]’ dhe do të ‘ndriçojë kuptimin [tuaj]’ (Alma 32:28).

E treta: Bëni vullnetin e Perëndisë; zbatoni urdhërimet. … Ne kemi nevojë të vijmë te Krishti dhe të ndjekim mësimet e Tij. Shpëtimtari na mësoi: ‘Doktrina ime nuk është e imja, por e atij që më ka dërguar. Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n]’ [Gjoni 7:16–17; kursivet janë shtuar]. …

E katërta: Mendoni thellë, agjëroni dhe lutuni. Për të marrë njohuri nga Fryma e Shenjtë, ne duhet t’ia kërkojmë këtë Atit Qiellor [shih Alma 5:45–46; Moroni 10:3–4]” (“Forca e një Dëshmie Personale”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 38–39; [Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 54–55]).

Çfarë vuajti Jezu Krishti?

Çfarë hidhërimesh të tjera përjetoi Shpëtimtari?

Në ç’mënyrë na ndihmon Jezu Krishti?

Në çfarë mënyrash të tjera na ka ndihmuar Jezusi?

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përmirësimi si mësues i ngjashëm me Krishtin. Si mësues, është e rëndësishme të përsiatni për mënyrat se si mund t’i ndihmoni nxënësit të ndërtojnë besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Merrni parasysh të përdorni pyetjet e vlerësimit vetjak në faqen 37 të manualit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit për t’ju frymëzuar.