Eja, Më Ndiq
25–31 Maj. Mosia 29 – Alma 4: “Ata Qenë të Paepur dhe të Palëvizshëm”


“25–31 Maj. Mosia 29 – Alma 4: ‘Ata Qenë të Paepur dhe të Palëvizshëm’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“25–31 Maj. Mosia 29 – Alma 4”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2020

Pamja
Alma i Riu duke predikuar

Alma i Riu Duke Predikuar, nga Gary L. Kapp

25–31 Maj

Mosia 29 – Alma 4

“Ata Qenë të Paepur dhe të Palëvizshëm”

Në kohën e Almës një mësues i ungjillit nuk konsiderohej “më i mirë nga nxënësi; dhe kështu, ata ishin të gjithë njëlloj” (Alma 1:26). Kur përgatiteni të jepni mësim, përsiatni se si ky parim zbatohet për ju dhe klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Anëtarët e klasës mund t’i kenë vënë re ngjashmëritë ndërmjet ngjarjeve të përshkruara te Mosia 29 – Alma 4 dhe gjërave që po ndodhin në botën e sotme apo në vetë jetën e tyre. Jepuni disa minuta kohë që t’i shqyrtojnë kapitujt për të gjetur një shembull. Ftojini t’ia tregojnë atë që gjetën një personi të ulur pranë tyre.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mosia 29:11–27; Alma 2:1–7

Ne mund të kemi një ndikim pozitiv në komunitetet tona.

  • Nëse anëtarët e klasës do të përfitonin nga diskutimi për mënyrën se si të ndikojnë për mirë në shoqëri, ju mund t’i ftoni të mendojnë për disa çështje me të cilat përballet komuniteti juaj dhe t’i renditni disa në tabelë (shmangni diskutime të hollësishme për këto çështje). Anëtarët e klasës mund ta shqyrtojnë Almën 2:1–7 për të gjetur se me çfarë problemi po përballeshin nefitët dhe se çfarë bënë lidhur me të. Çfarë mund të kishte ndodhur nëse “njerëzit e kishës” nuk do t’i kishin bërë të dëgjoheshin zërat e tyre? Çfarë mësojmë tjetër rreth të qenit qytetarë të mirë nga ky rrëfim, nga Mosia 29:26–27 dhe nga historia te “Burimet Shtesë”? Anëtarët e klasës mund të duan të mendojnë për diçka që do të bëjnë për të ndikuar për mirë në komunitetin e tyre në lidhje me një nga çështjet në tabelë.

Alma 1:2–9, 26

Ne mund t’i dallojmë dhe të mos i pranojmë mësimet e rreme.

  • Shembulli i Gideonit duke i bërë ballë Nehorit mund të jetë frymëzues për klasën tuaj. Ndofta, ju mund t’i kërkoni që më përpara dikujt që ta shqyrtojë historinë e Gideonit dhe t’ia tregojë klasës (shih Mosia 19:1–8; 20:15–22; 22:1–9 dhe Alma 1:2–9). Bazuar në këtë shqyrtim, anëtarët e klasës mund të renditin disa nga tiparet frymëzuese të Gideonit. Për shembull, kur Gideoni dëgjoi mësimet e rreme të Nehorit, ai i bëri ballë Nehorit “me fjalët e Perëndisë” (vargu 9). Në studimin e tyre vetjak, anëtarët e klasës mund të kenë gjetur shkrime të shenjta që i hedhin poshtë mësimet e Nehorit që gjenden tek Alma 1:3–6. Ftojini të tregojnë shkrimet e shenjta që gjetën. Disa shkrime të shenjta sugjerohen gjithashtu te “Burimet Shtesë”. Si mund të jemi më shumë si Gideoni në mbrojtjen e të vërtetës nga ana jonë?

  • Mësimet e rreme të Nehorit, të përshkruara tek Alma 1:3–6, mund të na ndihmojë t’i dallojmë taktikat që përdor Satani për të na mashtruar. Për shembull, ai shpesh i fsheh gënjeshtrat e tij brenda së vërtetës. Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e klasës të kërkojnë tek Alma 1:3–4 dhe të përcaktojnë gënjeshtrat që tha Satani, dhe të vërtetat që përdori për t’i bërë joshëse ato. Cilat janë disa gënjeshtra të përziera me të vërtetën që i mashtrojnë njerëzit sot? Si mund t’i ndihmojmë familjet dhe njerëzit tanë të dashur që ta bëjnë dallimin ndërmjet të vërtetës dhe të gabuarës?

  • Anëtarët e klasës mund të këndojnë ose lexojnë një himn rreth përulësisë, të tillë si “Përulu” (Himne, nr. 68) dhe të diskutojnë për mënyrën se si mesazhi i himnit ndryshon nga mesazhi i Nehorit tek Alma 1:2–9. Ata gjithashtu mund ta krahasojnë atë që dha mësim Nehori për mësuesit e ungjillit me atë që dhanë mësim dhe treguan me anë të shembullit Alma dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës (shih Alma 1:26; 4:15–20). Çfarë shtyse kishte Nehori? Si ishte ajo e ndryshme nga shtysa e Almës? Nxitini anëtarët e klasës të përsiatin shtysat e tyre vetjake për shërbimin në Kishë. Çfarë sugjeron Alma 1:26 rreth përgjegjësisë sonë si nxënës?

Alma 1:19–30; 4:6–15

Krenaria mund të na bëjë që “të dështo[jmë] në përparimin [tonë]”.

  • Diskutimi rreth Almës 1 dhe Almës 4 mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës ta kuptojnë mënyrën në të cilën krenaria ndikon si tek individët, ashtu edhe te Kisha. Ju mund ta ndani klasën në dy grupe dhe t’i kërkoni njërit grup të mësojë për gjendjen e Kishës siç përshkruhet tek Alma 1:19–30, ndërkohë që grupi tjetër mëson për gjendjen e Kishës disa vite më vonë, të përshkruar tek Alma 4:6–15. Kërkojini secilit grup të tregojë se në ç’gjendje ishin Kisha dhe anëtarët e saj sipas vargjeve që lexuan. Ata mund të planifikojnë së bashku një mënyrë krijuese për ta bërë këtë – për shembull, ata mund të bëjnë një vizatim ose të përgatitin një interpretim të shkurtër [me role]. Pasi grupet t’i tregojnë njëri-tjetrit, kërkojuni të diskutojnë për atë që mësuan rreth pasojave të krenarisë mbi Kishën dhe anëtarët e saj, si dhe bekimet e përulësisë. Çfarë mësimesh mbartin këto rrëfime për ne sot?

Alma 4:12–20

“Fjal[a] e Perëndisë” dhe një “dëshmi [e] kulluar” mund ta ndryshojnë zemrën.

  • Shumë njerëz mund ta mirëkuptojnë atë që ndjeu Alma kur u “mërzit shumë” (Alma 4:15) për ligësinë dhe vuajtjet e popullit të tij. Ndofta anëtarët e klasës mund të mendojnë për një njeri të dashur për të cilin janë të shqetësuar dhe ta mbajnë në mendje atë person ndërsa lexojnë Almën 4:12–20. Pasi anëtarët e klasës të lexojnë, ju, për të nxitur një diskutim për këto vargje, mund të bëni pyetje si këto: Çfarë u solli gëzim njerëzve në rrethanat e tyre të vështira? Çfarë do të thotë për ju fraza “Shpirti i Zotit nuk e braktisi atë”? (Alma 4:15.) Çfarë sakrificash bëri Alma për ta ndihmuar popullin e tij dhe çfarë sakrificash na kërkohen ndonjëherë ne që t’i bëjmë? Çfarë shembujsh kemi parë për fuqinë e “dëshmi[së s]ë kulluar”? (Alma 4:19.) Si mund t’i japim dëshmitë tona pa mbajtur leksion apo pa qenë paragjykues? Ju mund t’u jepni kohë anëtarëve të klasës që të shkruajnë një mesazh dëshmie për njerëzit e tyre të dashur.

  • Ndoshta anëtarët e klasës mund të kenë dobi nga diskutimi për atë se çfarë është “një dëshmi [e] kulluar”. Si “[na] kujto[jnë] detyrën [tonë]” dëshmi[të e apostujve/profetëve modernë] ose dëshmi të tjera që i kemi dëgjuar? (Alma 4:19.) Si na ndihmojnë këto dëshmi që ta mposhtim krenarinë dhe grindjen?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ju mund t’u shpjegoni anëtarëve të klasës se tek Alma 5–7 ata do të lexojnë “dëshmi[në e] kulluar” të Almës dhe do të shohin ndikimet e saj te njerëzit (shih Alma 4:19).

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

“Bëni të ndihet ndikimi juaj.”

Pak pasi Motra Bell S. Spaford u thirr si Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës në 1945-ën, disa udhëheqëse të Shoqatës së Ndihmës u ftuan të merrnin pjesë në një mbledhje të një këshilli të spikatur kombëtar të grave. Udhëheqëset e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës kishin qenë anëtare të këtij këshilli për shumë vite, por ato ndienin se kohët e fundit nuk ishin trajtuar mirë nga këshilli. Pas diskutimit me këshilltaret e saj, Motra Spaford i rekomandoi Presidentit Xhorxh Albert Smith, Presidentit të Kishës, që Shoqata e Ndihmës duhet t’i jepte fund anëtarësimit të saj në këshill.

Ndërsa diskutuan për rekomandimin, Motra Spaford tha: “E dini, President Smith, ne nuk marrim ndonjë gjë nga Këshilli”.

Ajo më vonë tregoi:

“Presidenti më pa me habi. Ai tha: ‘Motra Spaford, a mendoni gjithmonë në kontekstin e asaj se çfarë merrni? A nuk mendoni se nganjëherë është mirë të mendoni në kontekstin e asaj se çfarë keni për të dhënë? Unë besoj’, vazhdoi ai, ‘se gratë mormone kanë diçka për t’i dhënë grave të botës dhe se ato gjithashtu mund të mësojnë prej tyre. Në vend që t’i jepni fund anëtarësisë suaj, unë sugjeroj që të merrni disa nga anëtaret më të afta të kryesisë dhe të shkoni përsëri në këtë mbledhje.’

Pastaj ai tha me forcë: ‘Bëni të ndihet ndikimi juaj’” (Belle S. Spafford, A Woman’s Reach [1974], f. 96–97).

Motra Spaford iu bind kësaj këshille. Ajo shërbeu për shumë vite në atë këshill dhe përfundimisht u zgjodh si një nga udhëheqëset e tij.

Shkrime të shenjta që i hedhin poshtë mësimet e rreme të Nehorit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Sigurohuni që po jepni mësim doktrinën e vërtetë. “Vazhdimisht pyetni veten: ‘Si do t’i ndihmojë ajo që po e jap mësim, anëtarët e klasës sime që të ndërtojnë besim në Krishtin, të pendohen, të bëjnë e të mbajnë besëlidhje me Perëndinë dhe ta marrin Frymën e Shenjtë?’” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20).

Shtyp në Letër