Eja, Më Ndiq
20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12: ‘Ja po … Vjen Mbreti Yt’


“20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12: ‘Ja po … Vjen Mbreti Yt’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
burri në pemë kur afrohet Jezusi

Zakeu në pemën e fikut, nga James Tissot

20–26 Maj

Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12

“Ja po … Vjen Mbreti Yt”

Teksa lexoni Mateun 21–23; Markun 11; Llukën 19–20 dhe Gjonin 12, mendoni rreth pyetjeve që mund të bëni, të cilat do të ndihmojnë për t’i përmbushur nevojat e anëtarëve të klasës suaj. Fryma e Shenjtë do t’ju frymëzojë ta dini se cilat pyetje dhe parime, përfshirë ato që përmenden në këtë përvijim të mësimit, do t’i përmbushin më mirë ato nevoja.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Gjatë javës përpara orës mësimore, ftojini disa anëtarë të klasës që të jenë të përgatitur të tregojnë një përvojë të cilën e patën me studimin e kapitujve të caktuar këtë javë. Çfarë bekimesh iu vijnë atyre teksa studiojnë shkrimet e shenjta gjatë javës?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Lluka 19:1–10

Shpëtimtari na njeh personalisht.

  • Anëtarët e klasës suaj ka të ngjarë që janë ndier të lënë pas dore apo të harruar nganjëherë në jetën e tyre. Tregimi për Zakeun mund t’i ndihmojë ta kuptojnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i njohin ata dhe kujdesen për ta. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta përshtatin këtë tregim në jetën e tyre, ftojini të përfytyrojnë sikur janë Zakeu. Çfarë mendoni se mësoi ai rreth Shpëtimtarit prej kësaj përvoje? Çfarë mund të mësojmë nga përpjekjet e Zakeut rreth kërkimit të Shpëtimtarit?

  • Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’u kërkoni anëtarëve të klasës të mendojnë për raste të tjera në shkrimet e shenjta ku Zoti i thirri njerëzit me emër. (Disa shembuj jepen në pjesën “Burime Shtesë”.) Ju gjithashtu mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë përvoja që u kanë vërtetuar se Zoti i njeh personalisht.

Mateu 21:1–11; Marku 11:1–11; Lluka 19:29–44; Gjoni 12:12–16

Jezu Krishti është Mbreti ynë.

  • Një veprimtari e thjeshtë mund të fillojë një diskutim rreth hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit në Jerusalem: Disa anëtarë të klasës mund të vizatojnë në tabelë gjëra që lidhen me një mbret, të tilla si një kurorë ose një fron, ndërkohë që të tjerët përpiqen të gjejnë se çfarë po vizatojnë. Më pas anëtarë të tjerë të klasës mund të vizatojnë një kërriç dhe degë pemësh. Çfarë lidhje kanë këto gjëra me një mbret? Më pas ju mund të tregoni një figurë të hyrjes ngadhënjimtare të Shpëtimtarit nga përvijimi i mësimit të kësaj jave në manualin Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini anëtarët e klasës të lexojnë Markun 11:1–11. Si e dalluan këta njerëz Jezusin si Mbretin e tyre? Si e adhurojmë ne Jezu Krishtin si Mbretin tonë nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve tona?

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta kuptojnë se Jezu Krishti është Mbreti ynë, ju mund t’u kërkoni të shqyrtojnë himnin “Eja, Mbret i Mbret’ve”, Himne, nr. 31, ose një himn tjetër rreth Jezusit si Mbreti ynë. Cilat fjalë nga himni na kujtojnë të vërtetat te Mateu 21:1–11; Marku 11:1–11; Lluka 19:29–44 dhe Gjoni 12:12–16?

Mateu 22:34–40

Dy urdhërimet e mëdha janë ta duam Perëndinë dhe t’i duam të tjerët porsi veten.

  • Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim se, kur i bëjmë qendrën e jetës sonë gjërat që janë të ndryshme nga dy urdhërimet e mëdha, është sikur të gjuajmë shigjeta te një mur i zbrazët dhe të vizatojmë shënjestra përreth shigjetave (shih “Të Marrim Nishan në Qendër”, Ensign ose Liahona, janar 2017, f. 4–5, [Mesazhi i Presidencës së Parë, janar 2017]). A do t’i ndihmonte anëtarët e klasës shqyrtimi i kësaj analogjie që ta kuptonin Mateun 22:34–40? Një mënyrë për ta bërë këtë do të ishte të vendosni një fletë të madhe letre në dysheme dhe t’i vini anëtarët e klasës të hedhin me radhë një stilolaps ose laps mbi të. Më pas ata mund të vizatojnë shënjestra atje ku goditën letrën stilolapsat ose lapsat e tyre dhe ta emërtojnë çdo shënjestër me një urdhërim. Pasi të lexoni së bashku Mateun 22:34–40, ju mund të vizatoni një shënjestër të re që i rrethon të gjitha shënjestrat e tjera dhe emërtojeni atë “Duajeni Perëndinë dhe Duajeni të Afërmin Tuaj”. Si na ndihmon përqendrimi te këto dy urdhërime të mëdha që t’iu bindemi urdhërimeve të tjera të Perëndisë? Si mund të sigurohemi që ne e përqendrojmë bindjen tonë te këto dy urdhërime?

Mateu 23:13–33

Ne do të mbrohemi kur i shmangemi ndjekjes së udhëheqësve të verbër.

  • A do të përfitonin anëtarët e klasës suaj nga diskutimi i shprehjes “udhëheqës të verbër”, të cilën Shpëtimtari e përdori për të përshkruar farisenjtë dhe skribët e verbër shpirtërisht? (Mateu 23:16). Ju mund të mendoni një mënyrë që të tregoni se si do të ishte për dikë që të ndiqte një njeri i cili nuk mund të shihte. Ose klasa mund të renditë në tabelë karakteristikat e një udhëheqësi të verbër, siç përshkruhen te Mateu 23:13–33. Për t’i shtuar listës, merrni parasysh të shihni shkrime të shenjta shtesë të cilat na mësojnë rreth verbërisë shpirtërore, të tilla si 2 Korintasve 4:3–4; 2 Nefi 9:28–32 dhe Jakobi [LiM] 4:14. Si mund t’i dallojmë udhëheqësit e verbër dhe t’u shmangemi atyre?

  • Ju mund të doni t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të kuptojnë se skribët e farisenjtë ishin më të përqendruar tek ari dhe dhuratat në tempull sesa domethënia e vërtetë e tempullit (shih Mateu 23:16–22). Për ta bërë këtë, merreni parasysh të tregoni shëmbëlltyrën e perlës dhe të kutisë nga Presidenti Bojd K. Paker te pjesa “Burime Shtesë”. Çfarë mund të na e tërheqë vëmendjen nga kënaqja me bekimet e vërteta të tempullit? Të mbledhjes së sakramentit?

Pamja
dy burra duke u lutur në tempull

Tagrambledhësi i Penduar dhe Fariseu i Vetëshpalluar i Drejtë në Tempull, nga Frank Adams

Gjoni 12:42–43

Lavdërimi i njerëzve mund të na pengojë prej të qenit dishepuj të guximshëm të Jezu Krishtit.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Shpëtimtari profetizoi se në ditët e fundit, madje edhe më të zgjedhurit mund të mashtrohen (shih Joseph Smith – Mateu 1:22). Për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që t’i lexojnë Joseph Smith – Mateun 1; Mateun 25; Markun 12–13 dhe Llukën 21 javën që vjen, ju mund t’u tregoni atyre se në këta kapituj do të gjejnë çelësin për ta shmangur mashtrimin në ditët e mëvonshme.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12

Ati Qiellor ju njeh individualisht.

Plaku Nil A. Maksuell shpalli: “Ju dëshmoj se Perëndia ju ka njohur individualisht … për shumë, shumë kohë (shih DeB 93:23). Ai ju ka dashur për shumë, shumë kohë. Ai jo vetëm që i di emrat e të gjithë yjeve (shih Psalmeve 147:4; Isaia 40:26); Ai i di emrat tuaj dhe të gjitha dhembjet e zemrës suaj dhe gëzimet tuaja!” (“Remember How Merciful the Lord Hath Been”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 46).

Raste ku Zoti i thirri njerëzit me emër.

Shëmbëlltyra e perlës dhe e kutisë.

Presidenti Bojd K. Paker tregoi këtë shëmbëlltyrë: “Një tregtar, duke kërkuar xhevahire të çmuar, gjeti më së fundi perlën e përsosur. Ai vuri zanatçiun më të mirë të gdhendte një kuti të mrekullueshme për xhevahire dhe ta vishte nga brenda me kadife ngjyrë blu. Ai e vuri perlën e tij me vlerë të madhe në ekspozim, kështu që të tjerët të mund të kishin pjesë në thesarin e tij. Ai vështronte teksa njerëzit vinin për ta parë. Shpejt ai u largua me hidhërim. Ishte kutia që po admironin ata, jo perla” (“The Cloven Tongues of Fire”, Ensign, maj 2000, f. 7).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nuk ju nevojitet të trajtoni gjithçka. “Ka shumë për të diskutuar në çdo mësim, por nuk është e nevojshme të diskutohet gjithçka në një orë mësimi me qëllim që të preket zemra e dikujt – shpesh një ose dy pika kyç janë të mjaftueshme. Teksa përsiatni nevojat e nxënësve, Shpirti do t’ju ndihmojë të përcaktoni se cilat parime, histori ose shkrime të shenjta do të jenë veçanërisht domethënëse për ta” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtaritf. 7).

Shtyp në Letër