Eja, Më Ndiq
29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10: ‘Unë Jam Bariu i Mirë’


“29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10: ‘Unë Jam Bariu i Mirë’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“29 Prill–5 Maj. Gjoni 7–10”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Krishti dhe gruaja e kapur në shkelje kurore

Kush Nga Ju Është pa Mëkat, nga Liz Lemon Swindle

29 Prill–5 Maj

Gjoni 7–10

“Unë Jam Bariu i Mirë”

Ju dhe anëtarët e klasës suaj do të merrni ide ndërkohë që lexoni Gjonin 7–10 këtë javë. Mbani mend se idetë në këtë përvijim të mësimit duhet ta plotësojnë në vend që ta zëvendësojnë frymëzimin që merrni nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kujtojini anëtarët e klasës për rëndësinë e bërjes së shtëpive të tyre qendër të të mësuarit të ungjillit. Cilat fragmente nga Gjoni 7–10 diskutuan anëtarët e klasës me familjet e tyre gjatë javës? Cilat ishin mesazhet më të dobishme për ta?

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Gjoni 7–10

Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës.

  • Gjatë gjithë Gjonit 7–10, Shpëtimtari bëri disa deklarata që mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës ta kuptojnë më mirë misionin e Tij dhe të afrohen më shumë me Të. Merreni parasysh që t’i ftoni anëtarët e klasës t’i lexojnë fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe të thonë se çfarë na mësojnë ato rreth misionit hyjnor të Shpëtimtarit. Si i përmbush Krishti këto role në jetën tonë?

Jezu Krishti

Drita e Botës, nga Howard Lyon

Gjoni 7:14–17

Ndërsa i jetojmë mësimet e Jezu Krishit, ne do të arrijmë ta dimë se ato janë të vërteta.

  • Anëtarët e klasës mund ta kuptojnë më mirë mënyrën se si të jetuarit e një urdhërimi e ndërton një dëshmi, nëse ata e krahasojnë këtë model me procesin e të mësuarit të një aftësie nëpërmjet përvojës vetjake. Për shembull, ju mund të ftoni anëtarë klase të cilët dinë se si të bëjnë lojëra shkathtësie apo t’i bien një instrumenti muzikor që të shpjegojnë se si i zhvilluan këto aftësi. Në ç’mënyrë të ushtruarit vetë u mësoi më shumë se sa thjesht të parit e dikujt tjetër që e vinte në zbatim aftësinë? Si klasë, diskutoni se si krahasohen përpjekjet e përfshira në mësimin e një aftësie me modelin shpirtëror që Shpëtimtari e përshkroi te Gjoni 7:14–17. Çfarë përvojash mund të tregojnë anëtarët e klasës rreth ndjekjes së këtij modeli për të fituar njohuri shpirtërore?

  • Si mund t’i ilustroni të vërtetat e dhëna mësim te Gjoni 7:14–17? Një ide është që t’u kërkoni anëtarëve të klasës suaj të tregojnë përvoja në të cilat ata e fituan një dëshmi të një të vërtete të ungjillit duke e jetuar atë. Rrëfimi i treguar nga Motra Boni L. Oskarson te “Burimet Shtesë” është gjithashtu një shembull i mirë. Jepuni anëtarëve të klasës kohë të mendojnë për një parim të ungjillit për të cilin do të donin të fitonin një dëshmi më të fortë, dhe më pas nxitini të vënë synime të veçanta për ta jetuar atë parim më plotësisht.

Gjoni 8:18–19, 26–29

Kur arrijmë të njohim Jezu Krishtin, ne arrijmë të njohim Atin.

  • Plaku Xhefri R. Holland vëzhgoi: “Disa njerëz në botën moderne vuajnë nga një ide e gabuar për [Perëndinë, Atin]. … Shumë njerëz të kohës sonë thonë se mund të ndihen rehat në krahët e Jezusit, por ndihen të shqetësuar kur mendojnë përballjen e ashpër me Perëndinë” (“The Grandeur of God”, Ensign ose Liahona, nëntor 2003, f. 71). Çfarë na mësojnë fjalët e Shpëtimtarit te Gjoni 8:18–19, 26–29 për lidhjen midis Atij dhe Atit të Tij? Pasi i lexoni dhe i diskutoni këto vargje, anëtarët e klasës mund të renditin në tabelë disa gjëra që Jezusi bëri, tha apo dha mësim. Çfarë mësojmë rreth Perëndisë, Atit nga këto gjëra?

Gjoni 8:1–11

Mëshira e Shpëtimtarit shtrihet tek të gjithë ata që pendohen.

  • Atyre që ndihen të dënuar për shkak të mëkateve të tyre, historia e Shpëtimtarit që i ofron mëshirë dhe pendim gruas që kapet duke shkelur kurorën, mund të jetë një burim nxitjeje. Ose, nëse anëtarët e klasës ndihen të tunduar për t’i dënuar të tjerët për shkak të mëkateve të tyre, historia mund të shërbejë si një paralajmërim. Ju mund t’i ftoni ata që të lexojnë Gjonin 8:1–11, duke kërkuar përgjigje për pyetje si këto që vijojnë: Çfarë na mëson kjo histori rreth mëshirës së Shpëtimtarit? Si mund të na ndihmojë marrja e mëshirës së Tij kur mëkatojmë, kur ne ndihemi të tunduar për t’i gjykuar të tjerët? (shih Alma 29:9–10). Ju mund të shfaqni gjithashtu materialin filmik “Go and Sin No More” [“Shko dhe Mos Mëkato Më”] (LDS.org).

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të gjejnë lidhje vetjake me Gjonin 8:1–11, merreni parasysh që ta ndani klasën në tre grupe – një grup që të përqendrohet te fjalët dhe veprimet e farisenjve, një grup që të përqendrohet te fjalët dhe veprimet e Shpëtimtarit dhe një grup që të përqendrohet te fjalët dhe veprimet e gruas. Ftojeni secilin grup që të bëjë një listë të të vërtetave shpirtërore që mësojnë nga leximi i çdo pjese të tregimit.

  • Nganjëherë ne nuk jemi të vetëdijshëm për mënyrat se si i gjykojmë të tjerët. Këtu është një veprimtari për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta mposhtin këtë prirje: Kërkojini klasës që t’ju ndihmojë të krijoni një listë mënyrash se si i gjykojmë ne njerëzit (nga pamja e tyre e jashtme, sjellja e tyre, formimi i tyre e kështu me radhë). Jepuni anëtarëve të klasës copa letre të prera në formën e një guri dhe kërkojuni atyre të përzgjedhin një mënyrë gjykimi të të tjerëve për të cilën ata mendojë se janë fajtorë dhe ta shkruajnë atë në një gur prej letre. Çfarë mësojmë nga fjalët e Shpëtimtarit drejtuar farisenjve te Gjoni 8:1–11? Ftojeni klasën të shkruajë në anën tjetër të gurit prej letre diçka që do t’u kujtojë atyre të mos gjykojnë (ndoshta një frazë nga Gjoni 8).

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Kërkojuni anëtarëve të klasës të mendojë për një rast kur ata humbën diçka që ishte e çmuar për ta. Në shkrimet e shenjta për mësimin e javës së ardhshme, ata do të mësojnë se si ndihen Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ata që kanë humbur.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Gjoni 7–10

Të jetuarit e një parimi na ndihmon të marrim një dëshmi për të.

Motra Boni L. Oskarson tha:

“Shpëtimtari dha mësim: ‘Në qoftë se dikush don të dijë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo unë flas nga vetja ime’ [Gjoni 7:17]. Ndonjëherë përpiqemi ta bëjmë këtë së prapthi. Për shembull, ne mund të shfaqim këtë qasje: Unë do të jem e lumtur ta jetoj ligjin e të dhjetës, por së pari duhet të di nëse është i vërtetë. Ndoshta lutemi madje që të fitojmë një dëshmi për ligjin e të dhjetës dhe shpresojmë që Zoti do të na bekojë me atë dëshmi përpara se të kemi plotësuar ndonjëherë një mandat të së dhjetës. Vetëm se nuk funksionon në këtë mënyrë. Zoti pret nga ne që të ushtrojmë besim. Ne duhet të paguajmë rregullisht një të dhjetë të plotë dhe të ndershme në mënyrë që të fitojmë dëshmi për të dhjetën. …

Do të dëshiroja të tregoja një shembull se si të jetuarit e një parimi na ndihmon të arrijmë të kthehemi në besim lidhur me atë parim. … Prindërit dhe mësuesit e mi në kishë më kishin ngulitur vlerën e trajtimit të trupit tim me respekt, të pasurit të një mendjeje të kthjellët dhe, mbi të gjitha, të mësuarit për ta vendosur besimin tek urdhërimet e Zotit. Mora vendimin t’i shmangia situatat ku e dija se do të ishte i pranishëm alkooli dhe t’i qëndroja larg duhanit dhe drogave. Kjo shpesh nënkuptonte se nuk përfshihesha në festa dhe dilja rrallë në takime. Përdorimi i drogës po bëhej gjithmonë e më i rëndomtë mes të rinjve dhe rreziqet nuk ishin aq të njohura mirë sa janë sot. Më vonë, shumë prej bashkëmoshatarëve të mi vuajtën nga dëmi i përhershëm prej drogave me ndikim në mendje ose ranë pre e varësive serioze. Isha mirënjohëse që në shtëpi më ishte mësuar ta jetoja Fjalën e Urtësisë dhe fitova një dëshmi të thellë për atë parim të ungjillit ndërsa ushtrova besim dhe e jetova atë. Ndjenja e mirë që më erdhi nga të jetuarit e një parimi të vërtetë të ungjillit ishte Shpirti i Frymës së Shenjtë që më pohoi se parimi ishte i vërtetë” (“Kthehuni në Besim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 77).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetoni të denjë për udhërrëfimin e Shpirtit. Kur e jetoni ungjillin, ju jeni i denjë për shoqërimin e Shpirtit, i cili është mësuesi më i mirë. Teksa kërkoni udhërrëfimin e Tij, Fryma e Shenjtë do t’ju japë mendime dhe mbresa rreth mënyrës se si t’i plotësoni nevojat e atyre që juve u jepni mësim (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtaritf. 5).