Dhiata e Re 2023
6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9: “Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi”


“6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Jezusi duke shuguruar Pjetrin

6–12 Mars

Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9

“Këta Janë të Dymbëdhjetë që Jezusi i Dërgoi”

Ndërsa lexoni te Mateu 9–10; Marku 5 dhe Lluka 9, kërkoni frymëzim nga Fryma e Shenjta rreth nevojave të njerëzve që u jepni mësim. Shënimi i mbresave tuaja shpirtërore mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për një përvojë që do t’ju bekojë ju dhe anëtarët e klasës suaj.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Mund t’i kërkoni secilit prej anëtarëve të klasës që të shkruajë në një copë letër një të vërtetë që e mësuan nga shkrimet e shenjta këtë javë, duke përfshirë vargjet nga shkrimet e shenjta. Pasi t’i mblidhni letrat, përzgjidhni disa prej tyre që t’ia lexoni klasës. Si mund t’i zbatojmë këto të vërteta në jetën tonë?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 9

Krishti ka fuqinë të na shërojë fizikisht dhe shpirtërisht.

  • Shumë prej shërimeve si vepra mrekullie të Shpëtimtarit na mësojnë gjithashtu të vërteta shpirtërore. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta kuptojnë këtë, ju mund ta ndani klasën në katër grupe dhe t’i caktoni secilit grup fragmentet vijuese: Mateu 9:2–8; Mateu 9:18–19, 23–26; Mateu 9:20–22 dhe Mateu 9:27–31. Kërkojini secilit grup që ta studiojë mrekullinë e përshkruar në fragmentin e vet dhe më pas ta përmbledhë atë për klasën. Çfarë të vërtetash shpirtërore mund të mësojmë nga këto mrekulli?

grua duke u zgjatur për të prekur rrobën e Jezusit

Trust in the Lord [Mirëbesojini Zotit], nga Liz Lemon Swindle

Mateu 10

Zoti u jep shërbëtorëve të Tij fuqi për ta bërë punën e Tij.

  • Porosia e Shpëtimtarit për Apostujt e Tij mund të na ndihmojë në përgjegjësitë tona individuale. Anëtarët e klasës mund të kenë pasur përshtypje për këtë temë nëpërmjet studimit të tyre vetjak; për shembull, ka një veprimtari për këtë temë tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet . Ftojini ata të tregojnë atë që mësuan, ose të punojnë në grupe të vogla për ta përfunduar veprimtarinë në klasë. Ftojini anëtarët e klasës që të tregojnë përvoja kur ata e ndien fuqinë e Shpëtimtarit ndërsa i përmbushën thirrjet e tyre.

  • Si mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës studimi i porosisë që Krishti u dha Apostujve të Tij te Mateu 10, për të kuptuar rolin e profetëve dhe të apostujve bashkëkohorë? Mund të jetë e dobishme që të bëni një krahasim të porosisë së Shpëtimtarit ndaj Të Dymbëdhjetëve me porosinë që iu dha Kuorumit të parë të Dymbëdhjetë Apostujve në këtë periudhë ungjillore, e cila gjendet te “Burimet Shtesë”. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se si janë ndikuar nga shërbesa e Apostujve të gjallë. Jepni dëshminë tuaj për thirrjen hyjnore të profetëve dhe apostujve të gjallë dhe ftojini anëtarët e klasës që të japin dëshminë e tyre.

Mateu 10:17–20

Kur ne jemi në shërbim të Zotit, Ai do të na frymëzojë me fjalët që duhet të themi.

  • Ndonjëherë njerëzit ndihen të nervozuar kur japin mësim ose kur bisedojnë me të tjerë rreth ungjillit. Por Zoti u premtoi dishepujve se Ai do t’i ndihmonte të dinin se çfarë të thoshin. Çfarë duhet të bëjmë për ta marrë ndihmën e premtuar nga Zoti për vetë ne? Ftojini anëtarët e klasës të lexojnë te Mateu 10:19–20; Doktrina e Besëlidhje 84:85 dhe Doktrina e Besëlidhje 100:5–8 për të gjetur përgjigje për këtë pyetje. Kur ju ka ndihmuar Fryma e Shenjtë të dini se çfarë të thoni? Ju mund të tregoni përvojat tuaja dhe t’i ftoni anëtarët e klasës që të tregojnë përvojat e tyre.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Një porosi për Apostujt e ditëve të mëvonshme.

Kur u thirrën disa prej anëtarëve të parë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve në këtë periudhë ungjillore, Oliver Kaudëri u dha atyre një porosi të ngjashme me atë që dha Jezu Krishti te Mateu 10. Ai tha:

“Juve do t’ju duhet të luftoni gjithë paragjykimet e të gjitha kombeve. … Prandaj, unë ju paralajmëroj të kultivoni përulësi të madhe, sepse e njoh krenarinë e zemrës njerëzore. Ruhuni se mos lajkat e botës ju ngrenë në krenari. Ruhuni se mos dashuria robërohet nga sendet tokësore. Le të jetë shërbesa juaj e para. … Është e nevojshme që të merrni një dëshmi nga Qielli për veten tuaj, që ju të mund të jepni dëshmi për të vërtetën. …

… Ju duhet t’ia jepni këtë mesazh atyre që e konsiderojnë veten të mençur. Dhe njerëz të tillë mund t’ju përndjekin; ata mund të kërkojnë jetën tuaj. Kundërshtari përherë e ka kërkuar jetën e shërbëtorëve të Perëndisë. Prandaj, ju duhet të përgatiteni në çdo kohë për ta sakrifikuar jetën tuaj, nëse Perëndia do ta kërkonte atë për përparimin dhe ngritjen e kauzës së Tij. …

Më pas, ai i mori ata veç e veç nga dora dhe u tha: ‘A po merr pjesë në këtë shërbesë me qëllim të plotë të zemrës, për ta shpallur ungjillin me gjithë zell me këta vëllezërit e tu, sipas drejtimit dhe synimit të porosisë që keni marrë?’ Secili prej tyre u përgjigj: ‘Po’” (në “Minutes and Blessings, 21 shkurt 1835”, Minute Book 1, f. 159–161, 164, josephsmithpapers.org; germëzimi dhe pikësimi të modernizuara).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Dëshmoni për bekimet. Kur bëni ftesa për të vepruar, dëshmojuni nxënësve tuaj se ata do t’i marrin bekimet që Perëndia ka premtuar, kur ata veprojnë me besim sipas mësimeve të Tij. Bekimet nuk duhet të jenë shtysa jonë kryesore për t’u bindur, por Ati Qiellor dëshiron që t’i bekojë të gjithë fëmijët e Tij. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 35.)