Dhiata e Re 2023
3–9 Prill. Pashka: “O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?”


“3–9 Prill. Pashka: ‘O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“3–9 Prill. Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Varri te Kopshti

3–9 Prill

Pashka

“O Ferr, Ku Është Fitorja Jote?”

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim këtë javë, merrni parasysh mënyrën se si diskutimi juaj në klasë mbi të dielën e Pashkës mund ta ndërtojë besimin te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Pyetini anëtarët e klasës se si do t’u përgjigjeshin pyetjeve të tilla si: “Çfarë është Shlyerja e Jezu Krishtit?” dhe “Si mund t’i marr unë bekimet e Shlyerjes së Krishtit?” Ftojini të tregojnë çfarëdo shkrimi të shenjtë që kanë lexuar këtë javë, që ndihmon në përgjigjen e këtyre pyetjeve.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Jezu Krishti na çliron nga mëkati dhe vdekja, na forcon në dobësitë tona dhe na ngushëllon në sprovat tona.

  • A e kuptojnë anëtarët e klasës suaj se Jezusi na ngushëllon në sprovat tona dhe na forcon në dobësitë tona, si edhe na çliron nga mëkati dhe vdekja? Një mënyrë për t’i ndihmuar ata që t’i zbulojnë këto parime, mund të jetë që t’i shkruajnë këto fjalë në tabelë: Mëkat, Vdekje, Sprova, Dobësi. Secili anëtar i klasës mund të lexojë një prej shkrimeve të shenjta të renditura te pjesa “Burime Shtesë” dhe të përsiatë mbi mënyrën se si na ndihmon Shpëtimtari që t’i mposhtim apo t’i durojmë këto gjëra. Anëtarët e klasës mund të shkruajnë më pas nën secilin titull atë që mësojnë nga këto shkrime të shenjta, dhe të japin dëshminë e tyre për Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij.

    Jezusi në kryq

    Crucifixion [Kryqëzimi], nga Louise Parker

  • Ndoshta një mësim i thjeshtë me sende mund të ndihmojë për të ilustruar ndryshimin midis të qenit i pastruar nga mëkati dhe të qenit i përsosur: Ju mund të shkruani në tabelë pak nga rreshtat e parë te Moroni 10:32, por përfshini gabime në germëzim ose gramatikore. Më pas ftoni një anëtar të klasës që t’i fshijë (por jo t’i korrigjojë) gabimet. A e zgjidhi kjo problemin? Çfarë mësimesh mësojmë nga ky shkrim i shenjtë dhe ky mësim me sende rreth ndikimit që mund të ketë Shlyerja e Shpëtimtarit te ne? Kjo thënie nga Presidenti Diter F. Uhtdorf mund të ndihmojë gjithashtu: “Nëse shpëtimi nënkupton vetëm fshirjen e gabimeve dhe mëkateve tona, atëherë shpëtimi – aq i mrekullueshëm saç është – nuk i përmbush aspiratat e Atit për ne. Qëllimi i Tij është shumë më i lartë: Ai dëshiron që bijtë dhe bijat e Tij të bëhen si Ai” (“Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 108).

  • Historitë dhe analogjitë mund të na ndihmojnë që ta kuptojmë më mirë Shlyerjen e Krishtit. Ju mund të doni të tregoni një histori ose analogji nga një prej mesazheve të konferencës së përgjithshme te pjesa “Burime Shtesë”. Ose mund të shihni së bashku “Handel’s Messiah: Debtor’s Prison” [“Mesian nga Handeli: Burgu i Borxhliut”] (material filmik) (ChurchofJesusChrist.org dhe të diskutoni mbi mënyrën se si na çliron Shlyerja e Jezu Krishtit nga [vetë] burgjet tona. Anëtarët e klasës mund të tregojnë më pas mendimet ose ndjenjat që kanë rreth Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij për ne.

Mateu 28:1–10; Lluka 24:13–35; Gjoni 20:1–29; 1 Korintasve 15:3–8, 55–58

Dëshmitarë në Dhiatën e Re dhanë dëshmi se Jezu Krishti e mposhti vdekjen.

  • Merrni parasysh ta rishikoni tregimin e shkrimit të shenjtë të Pashkës së parë – Ringjalljen e Jezu Krishtit. Ju mund ta ftoni një anëtar të klasës që ta ritregojë historinë me fjalët e tij apo të saj (shih Gjoni 20:1–17). Ju mund të shfaqni gjithashtu një material filmik nga Bibla, të tillë si “Ai Është Ngritur” (ChurchofJesusChrist.org).

  • Ndoshta klasa juaj do të fitonte një kuptueshmëri më të thellë mbi rëndësinë e dëshmitarëve për Ringjalljen e Jezu Krishtit nëse përfytyrojnë sikur janë juristë apo reporterë lajmesh që po hetojnë pretendimin se Krishti u ringjall. Ftojini ata të gjejnë njerëz në shkrimet e shenjta që mund të shërbejnë si dëshmitarë (shih Mateu 28:1–10; Lluka 24:13–35; Gjoni 20:19–29; 1 Korintasve 15:3–8, 55–58). Ata madje mund të shkruajnë një përmbledhje të shkurtër të asaj që këta njerëz mund të thonë kur dëshmojnë në gjyq apo kur intervistohen në lajme.

  • Një mënyrë për ta thelluar vlerësimin tonë për Ringjalljen e Shpëtimtarit është që të mendojmë rreth mënyrës se si do t’ua shpjegonim bindjet tona të tjerëve. Në ç’mënyrë do t’i jepnin anëtarët e klasës dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin në situatat vijuese: një pjesëtar i familjes është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë; një mik ka humbur një njeri të dashur; një fqinj ju pyet përse e kremtoni Pashkën. Nxitini ata që t’u drejtohen shkrimeve të shenjta (të tilla si ato te pjesa “Burime Shtesë”) ndërsa planifikojnë përgjigjet e tyre. Ftojini disa anëtarë të klasës që të japin mendimet e tyre.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Shkrime të shenjta rreth Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit.

Mesazhe rreth Shlyerjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini një mjet i Shpirtit. “Qëllimi juaj si mësues nuk është që të bëni një paraqitje mbresëlënëse, por përkundrazi t’i ndihmoni të tjerët që ta marrin ndikimin e Frymës së Shenjtë, i cili është mësuesi i vërtetë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).