Dhiata e Re 2023
27 Mars – 2 Prill. Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6: “Mos Kini Frikë”


“27 Mars – 2 Prill. Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6: ‘Mos Kini Frikë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“27 Mars – 2 Prill. Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Jezusi ecën me dishepujt duke mbajtur kanistra me bukë

27 Mars – 2 Prill

Mateu 14; Marku 6; Gjoni 5–6

“Mos Kini Frikë”

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim nga Mateu 14; Marku 6 dhe Gjoni 5–6, kërkoni mesazhe që lidhen me klasën tuaj. Teksa e bëni këtë, merrni parasysh mënyrën se si t’i përfshini anëtarët e klasës në një përvojë kuptimplotë me shkrimet e shenjta.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Një mënyrë për të filluar një diskutim është duke i ftuar disa anëtarë të klasës që të përzgjedhin secili një kapitull nga pjesa e leximit dhe të japin një mesazh nga ai kapitull që ishte domethënës për ta. Ndërkohë që ata tregojnë, anëtarët e tjerë të klasës mund të bëjnë pyetje ose të shtojnë ide.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Gjoni 5:16–47

Jezu Krishti Është Biri i Dashur i Atit Qiellor.

  • Te Gjoni 5, Jezusi dha disa ide rreth Vetes së Tij, Atit të Tij dhe marrëdhënies së Tij me Atin. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i zbulojnë këto ide, provojeni t’i ndani ata në grupe dhe t’u jepni disa minuta kohë për të renditur sa më shumë të vërteta që mund të gjejnë te vargjet 16–47 rreth karakterit të Perëndisë dhe Jezu Krishtit dhe rreth marrëdhënies së Tyre. Ftojini grupet t’i lexojnë me radhë të vërtetat nga listat e tyre. Si na ndihmojnë këto të vërteta për ta kuptuar më mirë Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij? Si mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit të bindjes ndaj Atit?

  • Një veprimtari në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, më Ndiq – Për Individët dhe Familjet, sugjeron që të vihet re secili rast kur Jezusi e përdor fjalën Atë te Gjoni 5:16–47. Ftojini disa anëtarë të klasës që të tregojnë atë që mësuan ndërsa e përmbushën veprimtarinë. Kërkojuni atyre që të tregojnë idetë që fituan rreth Atit Qiellor dhe Birit të Tij të Dashur.

Mateu 14:15–21; Marku 6:33–44; Gjoni 6:5–14

Shpëtimtari mund t’i lartësojë ofertat tona të përulura për të përmbushur qëllimet e Tij.

  • Çfarë mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të gjejnë domethënie vetjake në mrekullinë e Jezusit kur ushqeu pesë mijë njerëz? Ju mund të pyetni se si leximi rreth mrekullisë e rrit besimin e tyre në aftësinë e Shpëtimtarit për t’i bekuar ata personalisht. Ata mund të flasin për një rast kur e kanë ndier se Shpëtimtari i lartësoi apo i shumoi përpjekjet e tyre, që t’i ndihmonte ata të përmbushnin diçka që dukej e pamundur. Përpara orës mësimore gjithashtu, mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të sjellin në klasë një figurë ose objekt që përfaqëson përvojën e tyre.

    bukë dhe peshq

    Jezusi ushqeu mrekullisht 5 000 njerëz me pesë bukë dhe dy peshq.

  • Materiali filmik “The Feeding of the 5,000” [“Të Ushqyerit e 5 000 Njerëzve”] (ChurchofJesusChrist.org) mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të përsiatin mbi mrekullinë e përshkruar në këto fragmente. Çfarë hollësish na e rritin besimin te Shpëtimtari në këtë rrëfim? Në çfarë mënyrash mund të na ushqejë shpirtërisht Shpëtimtari? Kur jemi ushqyer dhe përkrahur nga Jezu Krishti?

Mateu 14:22–33

Jezu Krishti na fton t’i lëmë mënjanë frikën dhe dyshimet tona në mënyrë që të vijmë më plotësisht tek Ai.

  • Tregimi te Mateu 14:22–33 mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që ta shtojnë besimin e tyre te Shpëtimtari dhe dëshirën e tyre për ta ndjekur Atë. Ftojini anëtarët e klasës që ta lexojnë këtë tregim, duke u kushtuar vëmendje të veçantë fjalëve të thëna nga Krishti, Pjetri dhe Apostujt e tjerë. Si mund ta kenë ndihmuar fjalët e Jezusit Pjetrin që të kishte besim për ta lënë barkën dhe për të ecur mbi ujë? Si zbatohen për ne sot këshillat e Jezusit që të “qetësoh[emi]” dhe të “mos k[emi] frikë” (vargu 27)? Çfarë mund të mësojmë nga Pjetri për atë se çfarë do të thotë të jesh një dishepull i Jezu Krishtit dhe t’i mirëbesosh Atij? Ju mund t’i nxitni anëtarët e klasës që të mendojnë dhe të tregojnë përvoja në të cilat ata, ashtu si edhe Pjetri, ndërmorën veprime për ta ndjekur Shpëtimtarin, edhe kur rezultati ishte i pasigurt. Kërkojuni atyre të tregojnë atë që mësuan nga përvojat e tyre. Si na ka ardhur Jezu Krishti në ndihmë në çastet tona të frikës dhe dyshimit?

Gjoni 6:22–71

Si dishepuj të Krishtit, ne duhet të jemi të gatshëm ta besojmë dhe ta pranojmë të vërtetën edhe kur është e vështirë për ta bërë këtë gjë.

  • Ngjarjet te Gjoni 6 mund të sigurojnë një këndvështrim të dobishëm kur njerëzit kanë pyetje rreth doktrinës, historisë apo rregulloreve të Kishës së Krishtit. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës suaj që t’i kuptojnë këto ngjarje, ju mund të shkruani pyetje vijuese si ato në tabelë që ata t’u përgjigjen: Çfarë po prisnin njerëzit? (Shih vargun 26.) Çfarë u ofroi Krishti atyre në vend të kësaj? (Shih vargun 51.) Çfarë kishin keqkuptuar njerëzit? (Shih vargjet 41–42, 52.) Ju mund të bëni edhe pyetje si këto që t’i ndihmoni anëtarët e klasës ta vënë në zbatim këtë rrëfim në jetën e tyre: Cilat janë disa mënyra se si mund të zgjedhim të ecim me Krishtin edhe kur kemi pyetje ose dyshime? (Shih vargun 66.) Cilat janë disa doktrina, ordinanca apo “fjalë jete të përjetshme” të tjera që mund të gjenden vetëm në Kishën e rivendosur të Krishtit? (Shih vargjet 67–69.) Për ide nga një Apostull bashkëkohor, shihni mesazhin e Presidentit M. Rasëll Ballard “Te Kush të Shkojmë?” (Liahona, nëntor 2016, f. 90–92).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Dëgjoni. “Dëgjimi është një veprim dashurie. … Kërkojini Atit Qiellor që t’ju ndihmojë të kuptoni atë që thonë anëtarët e klasës suaj. Teksa u kushtoni vëmendje të kujdesshme mesazheve të tyre të shprehura dhe të pashprehura, ju do të arrini t’i kuptoni më mirë nevojat e tyre, shqetësimet e tyre dhe dëshirat e tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 34).