Dhiata e Re 2023
29 Maj – 4 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13: “Në Kujtim”


“29 Maj – 4 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13: ‘Në Kujtim’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“29 Maj – 4 Qershor. Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Darka e Fundit

In Remembrance of Me [Në Përkujtimin Tim], nga Walter Rane

29 Maj – 4 Qershor

Mateu 26; Marku 14; Gjoni 13

“Në Kujtim”

Lexoni te Mateu 26; Marku 14 dhe Gjoni 13, si dhe përsiatni mendimet e mbresat që ju vijnë në mendje. Cilat mesazhe do t’i bekonin anëtarët e klasës suaj?

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini anëtarët e klasës që të tregojnë diçka që e mësuan këtë javë, e cila i ndihmoi të gjejnë më shumë domethënie në sakramentin. Çfarë bënë dhe si e ndikoi ajo përvojën e tyre të marrjes së sakramentit?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 26:20–22

Ne duhet ta shqyrtojmë vetë jetën tonë që të përcaktojmë se si gjejnë zbatim te ne fjalët e Zotit.

  • Ne dëgjojmë shumë mësime të ungjillit në jetën tonë, por nganjëherë është tunduese të hamendësojmë se ato mësime kanë të bëjnë kryesisht me njerëz të tjerë. Një diskutim rreth vargjeve te Mateu 26:20–22 mund të na ndihmojë ta mposhtim këtë prirje. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga mënyra se si dishepujt i vunë në jetë fjalët e Shpëtimtarit për veten e tyre? Nëse ndonjë anëtar i klasës e ka lexuar referencën e Presidentit Diter F. Uhtdorf për këtë rrëfim në mesazhin e tij “Mos Jam Unë, Zot?”, mund të japë idetë që ka marrë (Liahona, nëntor 2014, 56–59).

Mateu 26:26–29

Sakramenti është një mundësi që ta kujtojmë Shpëtimtarin.

  • Si mund t’ia shpjegojnë anëtarët e klasës ordinancën e shenjtë të sakramentit dikujt që nuk e njeh atë? Ndoshta ju mund të krijoni së bashku një listë me pyetje që mund të ketë dikush rreth sakramentit, të tilla si: “Përse na e dha Shpëtimtari sakramentin? Përse buka dhe uji janë simbole kaq të fuqishme të Jezu Krishtit? Çfarë premtojmë ndërsa e marrim sakramentin? Çfarë premtimesh marrim?” Anëtarët e klasës mund të kërkojnë përgjigje te burimet vijuese: Mateu 26:26–29; Doktrina e Besëlidhje 20:75–79 dhe Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Sacrament” [“Sakramenti”] (topics.ChurchofJesusChrist.org). Ju mund të tregoni gjithashtu idetë nga Plaku D. Tod Kristoferson, te pjesa “Burime Shtesë”.

    grua duke marrë sakramentin

    Sakramenti na ndihmon që ne të kujtojmë Jezu Krishtin.

  • Anëtarët e klasës mund të përfitojnë nga dëgjimi i ideve të njëri-tjetrit rreth mënyrës se si ta kujtojmë Shpëtimtarin gjatë sakramentit dhe gjatë gjithë javës (shih Lluka 22:19–20; Doktrina e Besëlidhje 6:36–37). Ndoshta mund t’i ftoni të tregojnë se çfarë i ndihmon ata dhe familjet e tyre që ta kujtojnë Shpëtimtarin dhe t’i mbajnë besëlidhjet e tyre. Ata gjithashtu mund të tregojnë se çfarë bëjnë për ta bërë sakramentin një përvojë të shenjtë.

Gjoni 13:1–17

Shpëtimtari është shembulli ynë i shërbimit me përulësi ndaj të tjerëve.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës suaj që ta përsiatin kuptimin e Jezusit që u lan këmbët dishepujve të Tij, ju mund ta ftoni një anëtar të klasës që të luajë rolin e Pjetrit dhe të intervistohet nga pjesa tjetër e klasës. Anëtarët e klasës mund të kërkojnë te Gjoni 13:1–17 dhe të mendojnë për pyetje domethënëse që mund t’i bëjnë Pjetrit për të mësuar rreth përvojës së tij. Çfarë mësojmë nga ky rrëfim që mund të ndikojë te mënyra se si u shërbejmë të tjerëve?

Gjoni 13:34–35

Dashuria jonë për të tjerët është një shenjë që ne jemi dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit.

  • Si mund t’i frymëzoni anëtarët e klasës që të jenë më të dashur? Ndoshta ju mund t’i pyesni ata se çfarë tiparesh vënë re kur takojnë dikë që është një ndjekës i Krishtit. Mund t’i ftoni të bëjnë kërkim te Gjoni 13:34–35 për të mësuar se si mund të dallohen dishepujt e vërtetë të Shpëtimtarit. Çfarë mund të bëjmë për ta bërë dashurinë karakteristikën përcaktuese të dishepullimit tonë? Ndoshta ju mund të diskutoni se si t’i duash të tjerët është një mënyrë që të dëshmosh për Jezu Krishtin. Si mund ta bëjmë këtë në familjen tonë, në mediat shoqërore dhe rrethana të tjera?

  • Si klasë, ju keni mësuar shumë rreth jetës së Shpëtimtarit këtë vit, përfshirë shumë shembuj të mënyrës se si Ai e shfaqi dashurinë e Tij për të tjerët. Një mënyrë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të përsiatin urdhërimin te Gjoni 13:34, mund të jetë që të shkruani në tabelë Sikurse Unë Ju Kam Dashur dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të renditin shembuj që i kujtojnë nga Dhiata e Re, të cilët ilustrojnë dashurinë e Jezusit. Më pas mund të shkruani në tabelë Doni Njëri-Tjetrin dhe kërkojuni anëtarëve të klasës që të renditin mënyra se si mund ta ndjekin shembullin e Tij për dashurinë. Anëtarët e klasës mund të gjejnë ide në një nga materialet filmike të renditura te pjesa “Burime Shtesë”.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

“T’i përvetësojmë cilësitë dhe karakterin e Krishtit.”

Plaku D. Tod Kristoferson dha mësim: “Figurativisht ngrënia e mishit të [Shpëtimtarit] dhe pirja e gjakut të Tij … do të thotë që t’i përvetësojmë cilësitë dhe karakterin e Krishtit, duke e zhveshur njeriun e natyrshëm dhe duke u bërë shenjtorë ‘nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot’ [Mosia 3:19]. Kur e marrim bukën dhe ujin e sakramentit çdo javë, do të ishte mirë të merrnim në shqyrtim se sa plotësisht dhe tërësisht duhet ta përfshijmë karakterin e Tij dhe modelin e jetës së Tij të pamëkatë në vetë jetën dhe qenien tonë” (“Buka e Gjallë që Zbriti nga Qielli”, Liahona, nëntor 2017, f. 37).

Materialet filmike për dashurinë gjenden te ChurchofJesusChrist.org.

  • “Love One Another” [“Duajeni Njëri-Tjetrin”]

  • “Families Sacrifice, Give, and Love” [“Familjet Sakrifikojnë, Japin dhe Duan”]

  • “Preparation of Thomas S. Monson: He Learned Compassion in His Youth” [“Përgatitja e Tomas S. Monsonit: Ai Mësoi Dhembshuri në Rininë e Tij”]

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Shihni me sytë e Perëndisë. Përpiquni t’i shihni anëtarët e klasës suaj siç i sheh Perëndia dhe Shpirti do t’ju tregojë vlerën dhe potencialin e tyre hyjnor. Kur e bëni këtë, ju do të udhërrëfeheni në përpjekjet tuaja për t’i ndihmuar ata (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 6).