Dhiata e Re 2023
12–18 Qershor. Lluka 22; Gjoni 18: “Mos u Bëftë Vullneti Im, por Yti”


“12–18 Qershor. Lluka 22; Gjoni 18: ‘Mos u Bëftë Vullneti Im, por Yti’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“12–18 Qershor. Lluka 22; Gjoni 18”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Krishti dhe dishepujt në Gjetseman

Gethsemane Grove [Ullishta në Gjetseman], nga Derek Hegsted

12–18 Qershor

Lluka 22; Gjoni 18

“Mos u Bëftë Vullneti Im, por Yti”

Merrni parasysh se çfarë do të bëni që ta ftoni Shpirtin në klasën tuaj teksa diskutoni për ngjarjet e shenjta në këta kapituj. Kërkoni plot lutje për mënyra se si t’i ndihmoni anëtarët e klasës që ta thellojnë dashurinë e tyre për Shpëtimtarin dhe besimin e tyre tek Ai.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini disa anëtarë të klasës që të tregojnë atë që ndien gjatë leximit këtë javë dhe se çfarë vargjesh i ndihmuan të ndiheshin në këtë mënyrë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Lluka 22:39–46

Ne bëhemi më shumë si Krishti kur zgjedhim t’ia nënshtrojmë vullnetin tonë vullnetit të Atit.

  • Shembulli i Shpëtimtarit për nënshtrimin ndaj vullnetit të Atit mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës suaj kur t’iu nevojitet të bëjnë të njëjtën gjë. Për të nisur një diskutim, ju mund të ftoni anëtarë të klasës që të tregojnë përvoja kur ia nënshtruan veten diçkaje që e dinin se Perëndia donte që ata ta bënin. Kërkojuni që të tregojnë se si e dinin se çfarë donte Perëndia për ta dhe se si u bekuan ngaqë iu nënshtruan vullnetit të Tij. Ftojeni klasën të lexojë te Lluka 22:39–46 dhe të flasin rreth asaj se përse Shpëtimtari ishte i gatshëm t’ia nënshtronte vullnetin e Tij vullnetit të Atit të Tij. Si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit?

  • Përveç aktit të nënshtrimit të Shpëtimtarit ndaj Perëndisë te Lluka 22:42, çfarë shembujsh të tjerë të nënshtrimit të Tij gjejmë te Lluka 22 dhe Gjoni 18? Si iu nënshtrua Shpëtimtari vullnetit të Atit të Tij gjatë jetës së Tij? Çfarë mund të bëjmë që të jemi më shumë si Ai? Thënia nga Plaku Nil A. Maksuell te pjesa “Burime Shtesë” mund të ndihmojë për t’i frymëzuar anëtarët e klasës që të shqyrtojnë se si mund t’ia nënshtrojnë vullnetin e tyre vullnetit të Perëndisë?

Lluka 22:39–46

Jezu Krishti kreu një Shlyerje të pafundme për ne.

  • Lluka 22:39–46 përshkruan atë që ndodhi në Gjetseman. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta kuptojnë domethënien e vetë kësaj ngjarjeje të shenjtë, ndoshta ju mund të shkruani në tabelë pyetje të tilla: Çfarë ndodhi në Gjetseman? dhe Përse është kaq e rëndësishme për mua? Anëtarët e klasës mund të gjejnë përgjigje te Lluka 22:39–46; Alma 7:11–13; Doktrina e Besëlidhje 19:16–19 dhe materiali filmik “The Savior Suffers in Gethsemane” [“Shpëtimtari Vuan në Gjetseman”] (ChurchofJesusChrist.org). Ata mund të gjejnë përgjigje edhe te mesazhi i Presidentit Ted R. Kelister “Shlyerja e Jezu Krishtit” (Liahona, maj 2019, f. 85–87).

  • Në Librin e Mormonit, Jakobi e quan Shlyerjen e Jezu Krishtit “një shlyerje të pafund” (2 Nefi 9:7). Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të kuptojnë se çfarë do të thotë kjo, ju mund të jepni mësimet e Presidentit Rasëll M. Nelson te pjesa “Burime Shtesë” dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të renditin mënyrat se si ndikimi i flijimit të Shpëtimtarit mund të konsiderohej i pafundmë. Ata gjithashtu mund të lexojnë shkrimet e shenjta vijuese dhe të shtojnë në listën e tyre: Hebrenjve 10:10; Alma 34:10–14; Doktrina e Besëlidhje 76:24 dhe Moisiu 1:33. Si mund ta tregojmë vlerësimin tonë për atë që Shpëtimtari ka bërë për ne?

Pjetri duke e hequr vështrimin nga Krishti

Peter’s Denial [Mohimi i Pjetrit], nga Carl Heinrich Bloch

Lluka 22:54–62

Ne mund të jemi besnikë ndaj Jezu Krishtit pavarësisht nga frika dhe dobësitë tona.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i përfytyrojnë ngjarjet te Lluka 22:54–62, ju mund të tregoni një figurë, të tillë si Mohimi i Pjetrit (ChurchofJesusChrist.org) ose materialin filmik “Jesus Is Tried by Caiaphas, Peter Denies Knowing Him” [“Jezusi Gjykohet nga Kajafa, Pjetri Mohon që e Njeh Atë”] (ChurchofJesusChrist.org). Anëtarët e klasës mund të tregojnë atë që mësojnë nga përvojat e Pjetrit që i frymëzon ata të jenë besnikë ndaj Jezu Krishtit.

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Nënshtrimi i vullnetit tonë ndaj Atit.

Plaku Nil A. Maksuell dha mësim: “Kur ia nënshtroni vullnetin tuaj Perëndisë, ju po i jepni Atij gjënë e vetme që ju mund t’ia jepni aktualisht Atij, që është vërtet e juaja për ta dhënë. Mos prisni shumë që të gjeni altarin apo që të filloni ta vendosni dhuratën e vullnetit tuaj mbi të!” (“Remember How Merciful the Lord Hath Been”, Liahona, maj 2004, f. 46.)

Shlyerja e pafundme.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

“Shlyerja e [Jezu Krishtit] është e pafundme – pa mbarim. Ishte gjithashtu e pafundme në atë që i gjithë njerëzimi do të shpëtohej nga një vdekje pa mbarim. Ajo ishte e pafundme në kuptimin e vuajtjeve të Tij të pamasa. Ishte e pafundme në kohë, duke i dhënë fund modelit të mëparshëm të flijimit të një kafshe. Ishte e pafundme në shtrirje – duhej të bëhej njëherësh për të gjithë. Dhe mëshira e Shlyerjes shtrihet jo vetëm te një numër i pafundmë njerëzish, por gjithashtu te një numër i pafundmë botësh të krijuara prej Tij. Ishte e pafundme përtej çfarëdo shkalle njerëzore matjeje apo kuptimi njerëzor.

Jezusi ishte i vetmi që mund ta ofronte një shlyerje të tillë, të pafundme, ngaqë Ai u lind prej një nëne të vdekshme dhe një Ati të pavdekshëm. Për shkak të asaj të drejte trashëgimie unike, Jezusi ishte një Qenie e pafund” (“The Atonement”, Ensign, nëntor 1996, f. 35).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini një mjet i përulur i Shpirtit. “Qëllimi juaj si mësues nuk është që të bëni një paraqitje mbresëlënëse, por përkundrazi t’i ndihmoni të tjerët që ta marrin ndikimin e Frymës së Shenjtë, i cili është mësuesi i vërtetë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).