Dhiata e Re 2023
28 Gusht – 3 Shtator. 1 Korintasve 8–13: “Ju Jeni Trupi i Krishtit”


“28 Gusht – 3 Shtator. 1 Korintasve 8–13: ‘Ju Jeni Trupi i Krishtit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“28 Gusht–3 Shtator. 1 Korintasve 8–13”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

mbledhje sakramenti

28 Gusht – 3 Shtator

1 Korintasve 8–13

“Ju Jeni Trupi i Krishtit”

Plaku Riçard G. Skot dha mësim që ne “mund të mos e dëgjo[jmë] drejtimin më të çmuar e më personal të Shpirtit”, nëse nuk i mbajmë shënim dhe u përgjigjemi “nxitje[ve të] para që [na] vijnë” (“Të Fitosh Udhëheqje Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2009, f. 8).

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Te 1 Korintasve 8–13, Pali dha mësim të vërteta të ungjillit duke përdorur metafora si një vrapues në garë, trupin e njeriut dhe si “cimbali që tingëllon” (shih 1 Korintasve 9:24–25; 12:13–26; 13:1). Ju mund t’i pyesni anëtarët e klasës për atë që mësuan nga këto krahasime. Si na ndihmojnë krahasimet që t’i kuptojmë të vërtetat e ungjillit?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

1 Korintasve 10:1–13

Perëndia siguron një mënyrë për rrugëdalje nga tundimi.

  • Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës t’i zbulojnë të vërtetat e fuqishme te 1 Korintasve 10:13? Një ide është që ta ndani vargun në fraza të shkurtra, t’ia jepni secilën frazë një anëtari të ndryshëm të klasës dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës t’i rithonë frazat me vetë fjalët e tyre. Për shembull, në ç’mënyrë tjetër themi: “Perëndia është besnik” apo “t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja”? Pastaj mund ta rilexoni vargun, duke përdorur disa nga pohimet e anëtarëve të klasës. Anëtarët e klasës mund të jenë në gjendje të tregojnë përvoja në të cilat ata zbuluan se premtimet në këtë varg janë të vërteta. Çfarë idesh të tjera mund të fitojmë për këto vargje nga Alma 13:27–28?

  • Në vend që të zgjateni duke folur për tundimet specifike të ndonjërit, ju mund të doni ta përqendroni diskutimin rreth 1 Korintasve 10:13 te tundimet që janë, sipas fjalëve të Palit, “tundim[e] njerëzor[e]”. Anëtarët e klasës mund të fillojnë duke përcaktuar tundimet për të cilat na paralajmëron Pali te vargjet 1–12. Ata mund të sugjerojnë gjithashtu shembuj të kohëve të sotme të tundimeve të zakonshme, të tilla si tundimet për të qenë të pandershëm, për të bërë thashetheme apo për të paragjykuar të tjerët. Si mundet një person, me ndihmën e Perëndisë, të [gjejë] “rrugë dalje” për këto tundime?

1 Korintasve 10:16–17; 11:23–30

Sakramenti na bashkon si anëtarë të Kishës së Krishtit.

  • Këto vargje mund të frymëzojnë një diskutim rreth mënyrës se si sakramenti mund ta bashkojë lagjen tuaj në përpjekjet tuaja për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari. Ju mund të filloni duke lexuar te 1 Korintasve 10:16–17 dhe duke analizuar se çfarë mund të nënkuptojë fjala pjesëmarrje në këtë kontekst (dikush mund të kërkojë përkufizime të mundshme në një fjalor). Si mund të na ndihmojë marrja e sakramentit së bashku që të ndihemi më të bashkuar? Si lidhet me këtë qëllim këshilla e Palit që “secili të shqyrtojë vetveten”? (1 Korintasve 11:28.)

1 Korintasve 12

Dhuntitë frymërore janë dhënë për dobinë e të gjithë fëmijëve të Atit Qiellor.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të shohin shembuj të mënyrës se si të zhvilluarit e dhuntive të tyre frymërore ndihmon në lartësimin e Kishës, merrni parasysh t’i ftoni të mendojnë për dhuntitë frymërore që kishin njerëzit në shkrimet e shenjta. Për ide, ju mund t’u caktoni që të shqyrtojnë një prej referencave të shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Shtesë” dhe të emërtojnë dhuntitë frymërore që mendojnë se kishte ai person. Ata mund të flasin edhe për dhuntitë frymërore që i shohin te njëri-tjetri. Si janë për ne të gjithë një bekim dhuntitë frymërore të këtyre njerëzve? Si mund t’i përdorim dhuntitë tona frymërore për t’i bekuar të tjerët dhe për ta lartësuar trupin e Krishtit apo Kishën? (Shih 1 Korintasve 12:12–31; shih edhe 1 Korintasve 14:12.)

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta kuptojnë mënyrën se si të zhvillojnë dhunti frymërore, ftojini që të lexojnë te 1 Korintasve 12:27–31; Moroni 7:48; 10:23, 30; Doktrina e Besëlidhje 46:8. Çfarë na mësojnë këto shkrime të shenjta rreth mënyrës se si t’i marrim dhuntitë frymërore? Si na bën të zhvilluarit e dhuntive frymërore më të ngjashëm me Krishtin? Ftojini anëtarët e klasës të zgjedhin një dhunti që do të donin ta kishin, dhe të kërkojnë ndihmën e Zotit për ta fituar atë dhunti.

1 Korintasve 13

Dashuria hyjnore është dhuntia më e madhe frymërore.

  • Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të përsiatin në heshtje kapitullin te 1 Korintasve 13 dhe të mendojnë për dikë që njohin, i cili është shembull i mirë në një apo në shumë aspekte të dashurisë hyjnore që përmend Pali. Disa anëtarë të klasës mund ta përshkruajnë personin për të cilin menduan, dhe një përvojë në të cilin ai person u bë shembull i dashurisë hyjnore. Ju mund të renditni gjithashtu pjesë të përshkrimit të Palit në tabelë dhe të ftoni anëtarë të klasës të tregojnë ide rreth asaj se çfarë nënkupton që një njeri me dashuri hyjnore “është [i] duruesh[ëm]” apo “nuk pezmatohet” (1 Korintasve 13:4–5). Si qe Shpëtimtari shembull i këtyre cilësive të dashurisë hyjnore? Çfarë të vërtetash shtesë na mëson Moroni 7:46–48 për dashurinë hyjnore?

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Shembuj nga shkrimet e shenjta të dhuntive frymërore.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetojini parimet që jepni mësim. Të jetuarit e parimeve që po jepni mësim, do t’ju ndihmojë të jepni dëshmi për to në mënyrë më të fuqishme. Pali dha mësim: “Kështu edhe Zoti urdhëroi që ata që shpallin ungjillin, nga ungjilli të rrojnë” (1 Korintasve 9:14).