Dhiata e Re 2023
30 Tetor – 5 Nëntor. Hebrenjve 1–6: “Jezu Krishti ‘Vepronjësi i Shpëtimit të Amshuar’”


“30 Tetor – 5 Nëntor. Hebrenjve 1–6: ‘Jezu Krishti “Vepronjësi i Shpëtimit të Amshuar”’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“30 Tetor – 5 Nëntor. Hebrenjve 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Krishti duke qëndruar me një vajzë të vogël

Balm of Gilead [Balsami i Galaadit], nga Annie Henrie

30 Tetor – 5 Nëntor

Hebrenjve 1–6

Jezu Krishti, “Vepronjësi i Shpëtimit të Amshuar”

Merrni parasysh t’u tregoni anëtarëve të klasës suaj disa prej mbresave që merrni nga Fryma e Shenjtë rreth Hebrenjve 1–6. Kjo mund t’i frymëzojë ata të kërkojnë vetë mbresat e tyre teksa studiojnë shkrimet e shenjta.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Disa anëtarë të klasës, të cilët nuk flasin shpesh në orën mësimore, thjesht mund të kenë nevojë për një ftesë të veçantë dhe pak kohë për t’u përgatitur. Ju mund të viheni në kontakt me disa prej tyre një ose dy ditë përpara dhe t’u kërkoni të vijnë të përgatitur për të treguar një varg nga Hebrenjve 1–6 që është domethënës për ta.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Hebrenjve 1–5

Jezu Krishti është “vepronjësi i shpëtimit të amshuar”.

  • Si mund t’i nxitni anëtarët e klasës të japin shkrime të shenjta domethënëse rreth Jezu Krishtit, të cilat i gjetën në studimin e tyre vetjak dhe familjar gjatë kësaj jave? Merrni parasysh të bëni pesë kolona në tabelë nga një për secilin prej pesë kapitujve të parë të Hebrenjve. Ftojini anëtarët e klasës të shkruajnë në kolonën e duhur fraza nga këta kapituj që u mësuan atyre rreth Jezu Krishtit dhe numrin e vargut ku gjendet secila frazë. Si ndikon njohja e këtyre gjërave rreth Shpëtimtarit në besimin tonë tek Ai dhe gatishmërinë për ta ndjekur Atë?

Hebrenjve 2:9–18; 4:12–16; 5:7–8

Jezu Krishti i vuajti të gjitha gjërat që Ai të mund të na kuptojë dhe ndihmojë kur vuajmë.

  • Vargjet te Hebrenjve 2:9–18; 4:12–16; 5:7–8 mund t’i ndihmojë njerëzit që shohin vuajtje në botë dhe e pyesin veten nëse Perëndia i vë re këto gjëra apo nëse madje shqetësohet. Ndoshta anëtarët e klasës mund t’i hulumtojnë këto vargje që të gjejnë të vërteta që do t’i ndihmonin për pyetje të tilla. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si i përgjigjet Shpëtimtari vuajtjes së njerëzimit? Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë shembuj nga shkrimet e shenjta ku Jezu Krishti i përkrahu dhe i ngushëlloi njerëzit në vuajtjet e tyre (shih pjesën “Burime Shtesë”) ose shfaqni materialin filmik “Male për t’i Ngjitur” (ChurchofJesusChrist.org). Anëtarët e klasës mund të diskutojnë për atë që mësojnë rreth mënyrës se si mund të na ndihmojë Shpëtimtari kur përballemi me sfida të vështira.

5:10

Hebrenjve 3:74:2

Bekimet e Perëndisë janë në dispozicion të atyre që nuk “i ngurtëso[jnë] zemrat [e tyre]”.

  • Hebrenjve 3 dhe 4 përmbajnë një lutje drejtuar shenjtorëve që të mos i ngurtësonin zemrat e tyre dhe si rrjedhojë të mos i refuzonin bekimet që Perëndia dëshironte t’ua jepte atyre. Teksa ju dhe klasa juaj lexoni te Hebrenjve 3:74:2, diskutoni për mënyrat se si përvojat e izraelitëve të lashtë mund të gjejnë zbatim për ne sot, ashtu siç gjetën zbatim për hebrenjtë në Kishën e hershme (shihni materialin e studimit për këto vargje në përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Çfarë mund të bëjmë për t’i mbajtur zemrat tona të buta dhe reaguese ndaj vullnetit të Zotit? (Shih Fjalët e Urta 3:5–6; Alma 5:14–15; Ethëri 4:15.) Anëtarët e klasës mund të tregojnë mënyra se si ata ose të tjerë që i njohin, janë bekuar ngaqë kanë pasur një zemër të butë dhe të penduar.

Hebrenjve 5:1–5

Ata që shërbejnë në mbretërinë e Perëndisë, duhet të thirren nga Perëndia.

  • Mesazhi te Hebrenjve 5 për mbajtësit e priftërisë që thirren nga Perëndia, mund të gjejë zbatim për të gjithë ata që janë të veçuar nga autoriteti priftëror për të shërbyer në thirrjet në Kishë. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës suaj që të mësojnë se çfarë do të thotë të “thirre[sh] nga Perëndia, sikurse Aaroni”, merrni parasysh t’i ftoni të shqyrtojnë rrëfimin e Aaronit kur merr thirrjen e tij tek Eksodi 4:10–16, 27–31; 28:1. Cilat ide nga ky rrëfim na ndihmojnë të kuptojmë vargjet te Hebrenjve 5:1–5? Anëtarët e klasës mund të tregojnë se si kanë marrë një konfirmim që dikush është thirrur nga Perëndia për të përmbushur një thirrje të caktuar – përfshirë, ndoshta edhe veten e tyre. Si i ndihmoi ai konfirmim ata që ta mbështetnin më mirë personin në thirrjen e tij ose të saj?

Moisiu duke shuguruar Aaronin

“Askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, por ai që thërret Perëndia, sikurse Aaroni” (Hebrenjve 5:4). Moses Calls Aaron to the Ministry [Moisiu e Thërret Aaronin në Shërbesë], nga Harry Anderson

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Shembuj të shkrimeve të shenjta për njerëz të ngushëlluar nga Jezu Krishti.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Krijoni një mjedis shpirtëror. Kur krijoni një mjedis paqësor dhe plot dashuri në klasën tuaj, Shpirti mund t’i prekë më lehtë zemrat e atyre të cilëve u jepni mësim. Çfarë mund të bëni ju për ta ftuar ndikimin e Shpirtit në klasën tuaj? A mund t’i ndryshoni karriget apo të përdorni figura ose muzikë për ta ftuar Shpirtin? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 15.)