Dhiata e Re 2023
18–24 Dhjetor. Krishtlindja: “Ju Lajmëroj një Gëzim të Madh”


“18–24 Dhjetor. Krishtlindja: ‘Ju Lajmëroj Një Gëzim të Madh’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“18–24 Dhjetor. Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

foshnjë e porsalindur

Little Lamb [Qengji i Vogël], nga Jenedy Paige

18–24 Dhjetor

Krishtlindja

“Ju Lajmëroj Një Gëzim të Madh”

Diskutimet për ungjillin janë të fuqishme shpirtërisht kur ato përqendrohen te Jezu Krishti. Teksa studioni lindjen dhe misionin e Jezu Krishtit këtë javë, kërkoni frymëzim nga Fryma e Shenjtë që të dini se si mund ta përqendroni më mirë te Shpëtimtari diskutimin e klasës suaj.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se çfarë po bëjnë ose kanë bërë në të shkuarën si individë ose familje për ta kremtuar lindjen e Shpëtimtarit në mënyra që i sjellin më pranë Tij.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–38; 2:1–20

Jezu Krishti denjoi të lindej në tokë.

  • Krishtlindja është një kohë e mirë për të përsiatur mbi denjimin e Krishtit dhe për ta kremtuar atë – gatishmërinë e Tij për ta lënë oborrin e Atit të Tij lart, që të jetonte me njerëzit, që të vdiste për njerëzit (shih “Again We Meet around the Board”, Hymns, nr. 186). Që të frymëzoni diskutim mbi këtë temë, mund t’i pyetni anëtarët e klasës se çfarë mësuan në studimin e tyre vetjak ose familjar këtë javë lidhur me atë se kush ishte Jezu Krishti përpara se të lindte (shih Gjoni 17:5; Mosia 7:27; Doktrina e Besëlidhje 76:12–14, 20–24; Moisiu 4:2). Më pas mund të paraqitni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet ndërkohë që anëtarët e klasës lexojnë rreth lindjes së Shpëtimtarit (shih Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–38; 2:1–20). Nxitini t’i tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre teksa e krahasojnë lavdinë paratokësore të Shpëtimtarit me lindjen e Tij të përulur.

  • Një pyetje si ajo që engjëlli ia bëri Nefit te 1 Nefi 11:16, mund të jetë një mënyrë e mirë për ta filluar një diskutim në klasë, edhe pse ju mund ta formuloni atë ndryshe. Ndoshta ju mund të shkruani në tabelë: Çfarë është denjimi i Perëndisë? dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës ta përsiatin këtë pyetje teksa lexojnë te 1 Nefi 11:17–33. Kërkojuni të japin ndonjë mendim për Shpëtimtarin që e merr frymëzimin nga këto vargje. Çfarë figurash mund t’i tregoni klasës, të cilat paraqesin skena nga jeta e Shpëtimtarit, të përshkruara nga Nefi? Anëtarët e klasës mund të marrin gjithashtu në konsideratë denjimin e Shpëtimtarit teksa shohin një material filmik për lindjen e Tij, të tillë si “A Gift to the World” [“Një Dhuratë për Botën”], “The Nativity” [“Lindja e Krishtit”] ose “He Is the Gift” [“Ai Është Dhurata”] (ChurchofJesusChrist.org).

2:43
  • Muzika është një mënyrë e mrekullueshme se si ta ftoni Shpirtin në klasën tuaj. Merrni parasysh të ftoni dikë që të interpretojë një këngë Krishtlindjeje ose të lexoni apo këndoni disa himne së bashku si klasë (shih Himne, nr. 120–132). Anëtarët e klasës mund të kërkojnë fraza në këto himne dhe shkrime të shenjta të renditura me himnet, të cilat e shtojnë mirënjohjen e tyre për Shpëtimtarin dhe gatishmërinë e Tij për të ardhur në tokë.

Jezusi i gjunjëzuar në Kopshtin e Gjetsemanit

Gethsemane [Gjetsemani], nga J. Kirk Richards

Lluka 4:16–21; Gjoni 3:16

Jezu Krishti e përmbushi misionin e Tij, i cili bëri të mundur që ne të trashëgojmë jetë të përjetshme.

  • Që t’i ndihmoni anëtarët e klasës ta diskutojnë arsyen përse u lind Jezu Krishti, ju mund t’i ftoni të gjejnë dhe të lexojnë shkrime të shenjta që e përmbledhin misionin e Tij (shih përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për disa shembuj). Ndoshta anëtarët e klasës mund të kërkojnë dhe lexojnë vargje në dyshe ose grupe të vogla. Çfarë mësojnë për misionin e Krishtit nga vargjet që gjetën? Çfarë mësojmë për misionin e Tij nga disa tituj që i janë dhënë Atij në shkrimet e shenjta? (Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Jezu Krisht”.)

  • Anëtarët e klasës mund të mësojnë për misionin e Shpëtimtarit duke lexuar dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” (ChurchofJesusChrist.org) dhe duke treguar thëniet që i gjejnë, të cilat shpjegojnë përse erdhi Ai në tokë. Jepuni kohë anëtarëve të klasës që të reflektojnë mbi dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij. A mund të tregojnë ata përvoja ose histori vetjake nga jeta e Shpëtimtarit, të cilat e kanë rritur besimin e tyre tek Ai ose dashurinë e tyre për Të? Si ka ndihmuar studimi i Dhiatës së Re këtë vit për një periudhë Krishtlindjeje më domethënëse?

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Lejoni kohë që ata që po mësojnë, të mund të tregojnë se çfarë mësuan. “Kur nxënësit tregojnë atë që po mësojnë, ata jo vetëm që e ndiejnë Shpirtin dhe i forcojnë vetë dëshmitë e tyre, por gjithashtu i nxitin anëtarë të tjerë të klasës për të zbuluar të vërteta për veten e tyre. … Ruani kohë që [nxënësit] të [flasin] në çdo mësim – në disa raste, ju mund të [zbuloni] se këto diskutime janë mësimi” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 30).