Dhiata e Re 2023
11–17 Dhjetor. Zbulesa 6–14: “Ata e Fituan … me anë të Gjakut të Qengjit”


“11–17 Dhjetor. Zbulesa 6–14: ‘Ata e Fituan … me anë të Gjakut të Qengjit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“11–17 Dhjetor. Zbulesa 6–14”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

Jezusi duke qëndruar në mes të yjeve

Vepër arti me ndërthurje figurash nga Eric Johnson: The Grand Council [Këshilli i Madh], nga Robert T. Barrett; grumbulli i yjeve me mirësinë e Agjencisë Hapësinore Europiane

11–17 Dhjetor

Zbulesa 6–14

“Ata e Fituan … me anë të Gjakut të Qengjit”

Jozef Smithi tha për librin Zbulesa se “Libri i Zbulesës është një nga librat më të qartë që Perëndia ka bërë të shkruhet në kohë të kohëve” (në Journal, Dhjetor 1842–Qershor 1844; Libri 2, 10 Mars 1843–14 Korrik 1843, f. 98, JosephSmithPapers.org). Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që të gjejnë të vërteta të qarta te këta kapituj?

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të shqyrtojnë disa ide që morën teksa studiuan kapitujt te Zbulesa 6–14, shkruani në tabelë numrat nga 6 deri në 14. Anëtarët e klasës mund të shkruajnë krahas një numri çfarëdolloj ideje që gjetën nga kapitulli përkatës që lidhet me dikë i cili jeton në ditët e mëvonshme.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Zbulesa 6

Jezu Krishti hap vulat e librit.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta përfytyrojnë librin me shtatë vula (shih Zbulesa 5:1), mund të shpjegoni se rrotullat e lashta të dorëshkrimit shpesh vuloseshin me pak argjilë ose dyllë. Një unazë ose stampë shtypej tek argjila ose dylli përpara se të ngurtësohej, duke nënkuptuar autoritetin e personit që e vuloste rrotullën e dorëshkrimit dhe duke i frenuar kësisoj njerëzit e paautorizuar që ta hapnin. Anëtarët e klasës më pas mund të tregojnë çfarëdolloj mendimi apo mbrese që patën ndërkohë që lexonin te Zbulesa 6; Doktrina e Besëlidhje 77:6–7 dhe përvijimi i mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Si mendoni ju, përse është e rëndësishme ta dimë kuptimin simbolik të këtij libri? Përse mendoni se është e rëndësishme që të dimë se Shpëtimtari është i vetmi që do t’i hapë vulat e librit? (Shih Zbulesa 5:1–9.)

Zbulesa 7–11

“Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë.”

  • Zbulesa 7–11 mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar. Një bekim i klasës së Shkollës të së Dielës është se anëtarët e klasës mund ta ndihmojnë njëri‑tjetrin që t’i kuptojnë shkrimet e shenjta. Mund të bëni një listë me pyetje që kanë anëtarët e klasës për këta kapituj, dhe ftojini që t’ia tregojnë idetë njëri‑tjetrit. Nxitini të gjithë anëtarët e klasës – ata që ndihen se kanë më shumë njohuri dhe ata që ndihen se nuk dinë edhe aq – që të tregojnë idetë e tyre për këta kapituj.

  • Mund të nisni një diskutim duke pyetur anëtarë të klasës se çfarë temash të përsëritura gjetën te Zbulesa 7–11. Ata mund të tregojnë vargjet ku gjenden këto tema dhe të shpjegojnë se përse ato janë të rëndësishme. Nëse kanë nevojë për ndihmë, ju mund të sugjeroni që të lexojnë te Zbulesa 11:15–17. Çfarë temash gjejnë te këto vargje dhe si shprehet kjo temë në vargje të tjera te Zbulesa 7–11? Edhe pse këta kapituj përshkruajnë luftëra dhe murtaja, çfarë gjejmë që na jep shpresë dhe siguri te Jezu Krishti?

Zbulesa 12–14

Ne fitojmë ndaj Satanit “me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë [sonë]”.

  • Të mësuarit për Luftën në Qiell mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë jetën në tokë. Anëtarët e klasës mund të lexojnë te Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zbulesa 12:7–11 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta) dhe të përcaktojnë se si i mposhtëm Satanin dhe ushtritë e tij. Çfarë mësojmë që mund të na ndihmojë ta mposhtim kundërshtarin?

  • Te Zbulesa 13–14 përshkruhet lufta midis së mirës dhe së keqes. Çfarë na mëson kapitulli 13 për atë se si e lufton dragoi këtë luftë? Sipas kapitullit 14, si e lufton Qengji atë? Mund të jetë interesante të bëhet një listë me mënyra se si e lufton secila palë këtë luftë sipas këtyre dy kapitujve. Çfarë ngjashmërish dhe ndryshimesh vëmë re?

  • Çfarë do të thotë që Qengji “ishte vrarë që nga krijimi i botës”? (Zbulesa 13:8; shih edhe Zbulesa 5:6.) Merrni parasysh t’i ndihmoni anëtarët e klasës suaj që të gjejnë përgjigje ndaj kësaj pyetjeje duke lexuar si klasë te Mosia 3:13 dhe Moisiu 7:47. Çfarë do të thotë të fitojmë mbi Satanin “me anë të gjakut të Qengjit”? (Zbulesa 12:11.)

Zbulesa 14:6–7

“Pashë një engjëll tjetër … që kishte ungjillin e përjetshëm.”

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Është në rregull të themi: “Nuk e di”. “Sido që është e natyrshme të dëshironi t’i përgjigjeni çdo pyetjeje, në disa situata është e përshtatshme që thjesht të thoni: ‘Nuk e di. Le ta studiojmë atë pyetje vetë gjatë javës dhe mund ta diskutojmë atë herën që vjen’” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 24). Më pas vërini anëtarët e klasës t’i hulumtojnë shkrimet e shenjta dhe burime të tjera të Kishës për përgjigje.