Dhiata e Re 2023
4–10 Dhjetor. Zbulesa 1–5: “Qengjit i Qofshin … Lavdia dhe Forca në Shekuj të Shekujve”


“4–10 Dhjetor. Zbulesa 1–5: ‘Qengjit i Qofshin … Lavdia dhe Forca në Shekuj të Shekujve’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)

“4–10 Dhjetor. Zbulesa 1–5”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023

qengj i ulur në bar

4–10 Dhjetor

Zbulesa 1–5

“Qengjit i Qofshin … Lavdia dhe Forca në Shekuj të Shekujve”

Marrja e mbresave shpirtërore ju ndihmon të dalloni që Fryma e Shenjtë dëshiron t’ju mësojë. Mbajtja shënim dhe ndjekja e atyre mbresave tregon se ju i vlerësoni ato dhe dëshironi të merrni më shumë.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Teksa nisni një diskutim, mund të jetë e dobishme t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë ndonjë mesazh që gjetën te libri Zbulesa gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar. Për shembull, çfarë mësuan ata rreth planit të Atit Qiellor për të shpëtuar fëmijët e Tij? Çfarë mësuan për Shpëtimtarin dhe rolin e Tij në këtë plan? Nxitini anëtarët e klasës që të vazhdojnë të kërkojnë mesazhe të rëndësishme për Jezu Krishtin dhe planin e shpëtimit ndërsa vazhdojnë ta lexojnë librin Zbulesa në shtëpi. Jepuni mundësi gjatë mësimeve të ardhshme që të tregojnë atë që gjejnë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Zbulesa 1

Jezu Krishti është Biri i Gjallë i Perëndisë së Gjallë.

  • Figurat dhe simbolika te Zbulesa 1 dëshmojnë qartësisht se Jezu Krishti jeton dhe se Ai e udhëheq Kishën e Tij. Ndoshta anëtarët e klasës mund të shkruajnë në tabelë disa fraza nga Zbulesa 1 që përfshijnë figura ose simbole dhe të tregojnë se çfarë u mëson secila frazë për Jezu Krishtin. Për shembull, çfarë mësojmë nga këto simbole rreth mënyrës se si Krishti e udhëheq Kishën e Tij sot? Si krahasohet përshkrimi i Gjonit për Shpëtimtarin me atë te Doktrina e Besëlidhje 110:1–4?

Zbulesa 2–3

Jezu Krishti na njeh personalisht dhe do të na ndihmojë t’i kapërcejmë sfidat tona.

  • Leximi i mesazheve të Zotit drejtuar degëve të ndryshme të Kishës te Zbulesa 2–3 mund të ndihmojë për t’i siguruar anëtarët e klasës se Shpëtimtari ka dijeni për ta. Ndoshta ju mund t’i ftoni që t’i hedhin një sy të shpejtë këtyre kapitujve për të gjetur prova se Jezu Krishti e dinte secilën sprovë dhe anën e fortë të çdo dege. Ata mund të tregojnë edhe përvoja në të cilat e ndien se Shpëtimtari ishte në dijeni për rrethanat e tyre të veçanta. Çfarë këshille u dha Zoti shenjtorëve, e cila mund të na ndihmojë edhe ne që t’i mposhtim vështirësitë tona?

  • Në po këta kapituj Zoti u bëri premtime frymëzuese atyre që i mposhtin vështirësitë. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të punojnë në dyshe që të hulumtojnë kapitujt te Zbulesa 2–3 për të gjetur premtimet e Zotit. Ndoshta ata mund të vizatojnë edhe figura që paraqesin disa prej këtyre premtimeve, mandej t’ia tregojnë klasës atë që gjejnë. Si na frymëzojnë këto premtime që të vazhdojmë të përpiqemi fort për t’i mposhtur sprovat dhe dobësitë tona?

Zbulesa 5

Vetëm Jezu Krishti mund ta bënte të mundur planin e Atit Qiellor.

  • A do ta ndihmonte klasën tuaj një mësim me sende për të kuptuar simbolikën te Zbulesa 5 rreth Shpëtimtarit që hap librin e vulosur? Ju mund të sillni diçka për të ngrënë në një kuti të mbyllur që t’ia jepni klasës. Përpara orës mësimore, fshehurazi jepjani një personi çelësin e kutisë. Përshkruajini klasës atë që është brenda kutisë, dhe lejojini disa anëtarë të klasës të përpiqen ta hapin kutinë përpara se ta hapë personi që ka çelësin. Më pas klasa mund ta krahasojë mësimin me send me kapitullin Zbulesa 5. Pyetje si këto mund të ndihmojnë: Si ngjan shpëtimi i fëmijëve të Atit Qiellor me kutinë e kyçur apo librin e vulosur? Përse ishte Jezu Krishti i Vetmi që mund t’i hapte vulat? (Shih citimin te pjesa “Burime Shtesë”.)

  • Si njerëzit ngadhënjyes, të përmendur te Zbulesa 5, sot edhe ne mund t’i ngremë zërat tanë për ta përlëvduar Shpëtimtarin si të Vetmin që është i denjë të na ofrojë shpëtim. Ndoshta anëtarët e klasës mund të këndojnë së bashku një himn të parapëlqyer për Shpëtimtarin, si “Perëndis’ Lart Lavdi” (Himne, nr. 34). Anëtarët e klasës mund të përcaktojnë të vërteta që na mëson himni për Jezu Krishtin. Çfarë ngjashmërish shohim midis mesazheve të himneve tona të përlëvdimit dhe shpalljeve te Zbulesa 5:9–14?

ikona e burimeve

Burime Shtesë

Vetëm Jezu Krishti mund të shlyejë për ne.

Duke përshkruar ngjarjet në jetën para lindjes, Plaku Xhefri R. Holland dha mësim:

“Krishti doli vullnetar që ta nderonte lirinë morale të zgjedhjes për gjithë njerëzimin, madje kur Ai shleu për mëkatet e tyre. Në atë proces, Ai do t’ia kthente Atit gjithë lavdinë për një dashuri të tillë shëlbuese.

Kjo Shlyerje e pafundme e Krishtit ishte e mundur ngaqë: 1) Ai ishte i vetmi njeri pa mëkat që jetoi ndonjëherë në këtë tokë dhe, si rrjedhojë, nuk ishte i nënshtruar ndaj vdekjes shpirtërore që rrodhi prej mëkatit, 2) Ai ishte Biri i Vetëmlindur i Atit dhe, si rrjedhojë, zotëroi tiparet e perëndishmërisë që i dhanë Atij fuqi mbi vdekjen fizike dhe 3) Ai dukshëm ishte i vetmi në këshillin para lindjes mjaft i përulur dhe i gatshëm që të parashugurohej në atë shërbim” (“The Atonement of Jesus Christ”, Liahona, mars 2008, f. 35).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorini shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme. “Zoti na ka urdhëruar që t’ia ‘mëso[jmë] njëri-tjetrit doktrinën e mbretërisë’ (Doktrina e Besëlidhje 88:77) dhe t’i përdorim shkrimet e shenjta për t’i dhënë ‘mës[im] parimet e ungjillit [të Tij]’ (Doktrina e Besëlidhje 42:12). Shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve dhe të apostujve të ditëve të mëvonshme janë burim[i] për të vërtetat që i japim mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 20–21).