“20–26 Qershor. 2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11: ‘Mbretëria Jote do të Bëhe[t e] Qëndrueshme për Gjithnjë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“20–26 Qershor. 2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022
20–26 Qershor
2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11
“Mbretëria Jote do të Bëhe[t e] Qëndrueshme për Gjithnjë”
Teksa i studioni shkrimet e shenjta, me lutje kërkoni të dini se cilat parime do të jenë më domethënëset për anëtarët e klasës suaj që ju të mund të përqendroheni tek nevojat e tyre.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Për të zbuluar atë që anëtarët e klasës e gjetën domethënëse në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta, ju mund t’u kërkoni atyre të shkruajnë në fletë letre referencën për një fragment që i frymëzoi ata, dhe më pas t’i vendosin letrat në një enë mbajtëse. Më pas anëtarët e klasës mund të përzgjedhin fletë nga ena dhe klasa mund t’i lexojë e diskutojë fragmentet.
Jepeni Mësim Doktrinën
Ne duhet ta bëjmë punën e Perëndisë sipas mënyrës së Tij.
-
Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të lexojnë 2 Samuelit 6:1–8 dhe të marrin parasysh çfarë paralajmërimesh mund të ketë kjo histori për ne sot. Mund të ndihmojë thënia nga Brigam Jangu te pjesa “Burime Shtesë”. Cilat janë disa mënyra sipas të cilave ne mund të përpiqemi ta bëjmë punën e Perëndisë në një mënyrë të ndryshme nga mënyra se si ka drejtuar Ai? Përse kjo është e rrezikshme? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja në të cilat ata mësuan t’i mirëbesonit drejtimit që jep Zoti për përmbushjen e veprës së Tij.
Ne duhet të ruhemi gjithnjë nga mëkati.
-
Të mësuarit prej zgjedhjeve tragjike të Davidit, të shënuara te 2 Samuelit 11, mund të na ndihmojë t’u shmangemi gabimeve të ngjashme. Ndoshta anëtarët e klasës mund të lexojnë së bashku 2 Samuelit 11:1–17 dhe të përcaktojnë zgjedhjet që bëri Davidi të cilat e çuan drejt mëkatit. Çfarë mund të kishte bërë ndryshe Davidi? Gjithashtu mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shkruajnë një fjali e cila mund ta frymëzojë dikë që t’i shmanget mëkatit, nisur nga ajo që kanë mësuar prej 2 Samuelit 11. Ftojini disa anëtarë të klasës që të japin idetë e tyre.
-
Ju mund ta përdorni 2 Samuelit 11 për të diskutuar mbi rreziqet e pornografisë dhe të mëkateve të tjera seksuale. Për ta bërë këtë, klasa mund të rishikojë së bashku pjesë të mesazhit të Plakut L. Uitni Klejton “Lum Ata që Janë të Pastër në Zemër” (Liahona, nëntor 2007, f. 51–53). Çfarë këshille jep Plaku Klejton rreth rreziqeve të pornografisë? Ju gjithashtu mund të shihni materialin filmik “To Look Upon” [“Të Kundrosh”] (ChurchofJesusChrist.org). Si na ndihmon Shpëtimtari që t’i mposhtim këto tundime ose sjellje?
2:3Ndoshta anëtarët e klasës mund të japin ide që i kanë gjetur të dobishme në përpjekjet e tyre për t’i mbrojtur familjet e tyre nga pornografia ose për të mposhtur efektet e pornografisë. Mund të ndihmojë mesazhi i Motrës Linda S. Rivs, “Mbrojtja nga Pornografia – një Shtëpi e Përqendruar te Krishti”, (Liahona, maj 2014, f. 15–17; shih edhe “Burime Shtesë”).
Tempujt sjellin bekime.
-
1 Mbretërve 8 përshkruan bekimet që Salomoni i kërkoi për popullin e tij pasi tempulli u përfundua. Ju mund t’i ndani vargjet 22–61 midis anëtarëve të klasës dhe t’u kërkoni atyre të tregojnë diçka që e gjejnë në vargjet e tyre, e cila i frymëzon në adhurimin e tyre në tempull. Anëtarët e klasës mund të tregojnë se si adhurimi në shtëpinë e Zotit e ka bekuar jetën e tyre.
“Zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit.”
-
Çfarë do të thotë “le të jetë … zemra [jonë] e dhënë plotësisht Zotit”? (1 Mbretërve 8:61.) A është kjo e ndryshme nga veprimet tona që i përkasin plotësisht Zotit? Si është e ndryshme? Ndërkohë që anëtarët e klasës i përsiatin këto pyetje, ata mund të lexojnë 1 Mbretërve 11:1–11 dhe të vënë re atë që thotë Zoti rreth zemrës së Salomonit. Si mund t’i shmangim gabimet që bëri ai?
Burime Shtesë
Bërja e qëndrueshme e arkës.
Presidenti Brigam Jang dha mësim: “Mos ndërhyni te Mbretëria, Zoti e bën të qëndrueshme arkën; dhe nëse po lëvizet dhe duket se ka nevojë të bëhet e qëndrueshme, nëse udha ndonjëherë është paksa e tatëpjetë dhe me gjithë çfarë duket po e kërcënon që ta rrëzojë atë, bëni kujdes me mënyrën se si e shtrini dorën për ta bërë atë të qëndrueshme; le të mos jemi shumë të zellshëm që të përzihemi në atë që nuk është problemi ynë; mos ndërhyni aty, ajo është vepra e Zotit” (Discourses of Brigham Young, përzgj. John A. Widtsoe [1954], f. 66).
Mbrojtja e familjeve nga pornografia.
Motra Linda S. Rivs dha mësim: “Si i mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë? Filtrat janë mjete të dobishme, por filtri më i mirë në botë, i vetmi që përfundimisht do të funksionojë, është filtri i brendshëm vetjak që vjen nga një dëshmi e thellë dhe e qëndrueshme për dashurinë e Atit tonë Qiellor dhe sakrificën shlyese të Shpëtimtarit tonë për secilin prej nesh” (“Mbrojtja nga Pornografia – një Shtëpi e Përqendruar te Krishti”, Liahona, maj 2014, f. 16; shih edhe Xhoi D. Xhons, “Qëndrimi ndaj Pornografisë: Mbro, Reago dhe Shëro”, Liahona, tetor 2019, f. 36–41).