Dhiata e Vjetër 2022
27 Qershor – 3 Korrik. 1 Mbretërve 17–19: “Në Qoftë se Zoti Është Perëndia, Shkoni pas Tij”


“27 Qershor – 3 Korrik. 1 Mbretërve 17–19: ‘Në Qoftë se Zoti Është Perëndia, Shkoni pas Tij’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“27 Qershor – 3 Korrik. 1 Mbretërve 17–19”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Elia duke qëndruar pranë altarit në flakë

Elia Konkurron me Priftërinjtë e Baalit, nga Jerry Harston

27 Qershor – 3 Korrik

1 Mbretërve 17–19

“Në Qoftë se Zoti Është Perëndia, Shkoni pas Tij”

Qëllimi i shkrimeve të shenjta – dhe i orës suaj mësimore – është të ndërtojnë besim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Le t’i udhërrëfejë ky qëllim vendimet që merrni rreth asaj që jepni mësim dhe çfarë pyetjesh të bëni.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të japin ide rreth 1 Mbretërve 17–19, ju mund t’i ftoni të mendojnë për një titull për secilin prej këtyre kapitujve. Cilat vargje ju bënë të mendoni për këta tituj?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

1 Mbretërve 17:8–16; 19:19–21

Një ftesë për të sakrifikuar është një mundësi për ta ushtruar besimin tonë.

  • Shembulli i së vesë së Sareptës mund t’i frymëzojë anëtarët e klasës suaj gjatë kohëve kur besimi i tyre po vihet në provë. Ju mund ta filloni duke u kërkuar që të renditin zgjedhje të cilat kërkojnë besim te Jezu Krishti. Më pas ata mund të lexojnë rrëfimin te 1 Mbretërve 17:8–16 dhe të flasin për atë që u mëson kjo histori rreth ushtrimit të besimit. Nxitini anëtarët e klasës që të shprehin ndjenjat e tyre rreth së vesë dhe mënyrës se si shembulli i saj i frymëzon ata të ushtrojnë besimin e tyre. Si është besimi i saj i ngjashëm me besimin që tregoi Eliseu te 1 Mbretërve 19:19–21? Ndoshta anëtarët e klasës do të jenë të gatshëm të tregojnë për sakrifica që i kanë bërë për Zotin dhe për mënyrën se si Ai i ka bekuar ata.

  • Historia e së vesë së Sareptës mund të na mësojë gjithashtu rreth bekimeve që vijnë nga sakrifica. Mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të përsiatin se si mund t’u përgjigjen thënieve si këto: “Nuk ia dal dot që të paguaj të dhjetën” ose “Jam shumë i zënë që të pranoj një detyrë për dhënie shërbese”. Çfarë na mëson 1 Mbretërve 17:8–16 që mund të gjejë zbatim për këto thënie? Si na ndihmon njohuria për Shpëtimtarin kur na kërkohet të bëjmë sakrifica? Mund të ndihmojnë gjithashtu fjalët e Plakut Lin G. Robins te pjesa “Burime Shtesë”.

1 Mbretërve 18:17–39

“Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas Tij.”

  • Një diskutim për 1 Mbretërve 18:17–39 mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të bëhen më të zotuar për ta ndjekur Jezu Krishtin dhe për të mirëbesuar tek Ai. Pasi ta shqyrtoni historinë me klasën, ju mund të shkruani në tabelë pyetjen që Elia ia bëri popullit të Izraelit: “Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve?” (Vargu 21.) Lejojini anëtarët e klasës të tregojnë atë që e ndiejnë se do të thotë kjo pyetje. Cilat janë disa arsye pse njerëzit mund të kenë qenë “duke u lëkundur” (frazë e cila mund të nënkuptojë pavendosmëri, ngurrim ose mëdyshje) midis ndjekjes së Zotit dhe ndjekjes së Baalit? Përse nganjëherë jemi të pavendosur lidhur me ndjekjen e Jezu Krishtit? Anëtarët e klasës mund të tregojnë disa përvoja që i kanë ndihmuar të zgjedhin për ta ndjekur Shpëtimtarin.

Elia duke qëndruar mbi shkëmb

Një paraqitje simbolike e 1 Mbretërve 19:11–12. Profeti, © Robert Booth Charles/Bridgeman Images

1 Mbretërve 19:1–12

Zoti shpesh flet në mënyra të qeta, të thjeshta.

  • Shumë njerëz hasin vështirësi për ta dalluar kur Zoti po komunikon me ta. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta dallojnë më mirë zërin e Zotit, ju mund t’i ftoni të lexojnë 1 Mbretërve 19:1–12 dhe të tregojnë atë që mësoi Elia. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja që u kanë mësuar atyre rreth mënyrave të ndryshme se si Zoti u flet atyre. Mund të doni të shfaqni materialin filmik “How Can I Feel the Holy Ghost More Often?” [“Si Mund ta Ndiej më Shpesh Frymën e Shenjtë?”] (nga “Ballë për Ballë me Presidentin Ajring dhe Plakun Holland” [transmetim mbarëbotëror për rininë, 4 mars 2017], ChurchofJesusChrist.org).

  • Për të ndihmuar që të nxitet diskutim rreth frazës “zë të qetë, të ulët” [shih 1 Nefi 17:45], ju mund të paraqitni sende (ose fotografi të sendeve) që mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës ta përsiatin frazën. Anëtarët e klasës mund të sugjerojnë shembuj të tjerë. Përse fjalët “i qetë” dhe “i ulët” janë mënyra të mira për ta përshkruar zërin e Shpirtit? Për përshkrime të tjera, anëtarët e klasës mund të lexojnë shkrime të shenjta si Helamani 5:30; 3 Nefi 11:3–7; Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 8:2–3; 9:8–9; 11:12–14; 36:2. Ata mund të jenë në gjendje të japin shkrime të tjera të shenjta rreth dallimit të Shpirtit. Çfarë sugjerojnë këto shkrime të shenjta rreth asaj që duhet të bëjmë për ta dëgjuar zërin e Zotit? Mund të jenë të dobishme materialet filmike “Feeling the Holy Ghost” [“Të Ndierit e Shpirtit të Shenjtë”] ose “Voice of the Spirit” [“Zëri i Shpirtit”] (ChurchofJesusChrist.org).

    3:17
    3:55
ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

E veja e Sareptës.

Plaku Lin G. Robins tha: “Elia e kuptonte doktrinën që bekimet vijnë pas provës së besimit tonë [shih Ethëri 12:6; Doktrina e Besëlidhje 132:5]. Ai nuk po tregohej egoist. Si shërbëtori i Zotit, Elia ishte atje që të jepte, jo që të merrte [shih 1 Mbretërve 17:13–16]. … Një arsye përse Zoti i ilustron doktrinat në rrethanat më ekstreme, është që të eliminojë justifikimet. Në qoftë se Zoti pret që edhe e veja më e varfër ta paguajë monedhën e saj, çfarë do të thotë kjo për të tjerët që mendojnë se nuk është e volitshme ose e lehtë për të sakrifikuar?” (“E Dhjeta – Një Urdhërim Edhe për të Varfrin”, Liahona, maj 2005, f. 35; Konferenca e Përgjithshme, prill 2005, f. 41–42).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini një mjet i përulur i Shpirtit. “Qëllimi juaj si mësues nuk është që të bëni një paraqitje mbresëlënëse, por përkundrazi t’i ndihmoni të tjerët që ta marrin ndikimin e Frymës së Shenjtë, i cili është mësuesi i vërtetë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).