Dhiata e Vjetër 2022
18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: “Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”


“18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

tempulli i Zorobabelit

Ilustrim i tempullit të Zorobabelit, nga Sam Lawlor

18–24 Korrik

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8

“Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”

Teksa i ftoni anëtarët e klasës suaj që të tregojnë se çfarë u bëri përshtypje në librat e Ezdras dhe të Nehemias, tregoni gjithashtu ndonjë përshtypje që e morët ndërsa studionit.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Nganjëherë shkrimi i fjalëve ose frazave kyç në tabelë mund t’u kujtojë anëtarëve të klasës gjëra që i mësuan nga shkrimet e shenjta dhe e bën më të lehtë që ata të tregojnë. Për shembull, ju mund të shkruani Rindërtoj, Riparoj dhe Rikthej në tabelë dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë vargje nga leximi i tyre që lidhen me një ose më shumë prej këtyre fjalëve.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Ezdras 3:8–13; 6:16–22

Tempujt mund të na sjellin gëzim.

  • Leximi rreth gëzimit që ndien judenjtë kur u rindërtua tempulli i tyre, mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të ndiejnë vlerësim më të madh për tempujt në kohën tonë. Ndoshta mund t’i ftoni anëtarët e klasës të rishikojnë Ezdras 3:8–13 dhe 6:16–22 dhe më pas të diskutojnë disa nga mënyrat se si e kremtuan judenjtë rindërtimin dhe përkushtimin e tempullit. Përse është ndërtimi i një tempulli një shkak për të kremtuar? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë se si tempujt dhe puna që bëjmë atje, u sjellin atyre gëzim. Thënia te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i nxitë anëtarët e klasës që të përjetojnë gëzimin e punës në tempull.

    familje duke ecur në territorin e tempullit

    Tempulli mund të jetë një burim gëzimi në jetën tonë.

Ezdras 4–5; Nehemias 2; 4; 6

Ne mund të ndihmojmë që të përparojë puna e Perëndisë pavarësisht nga kundërshtimi.

  • Librat e Ezdras dhe të Nehemias përshkruajnë njerëz që përmbushin një punë të rëndësishme pavarësisht nga kundërshtimi prej armiqve të tyre. Për të filluar një diskutim, ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës se me çfarë mund të krahasohet në jetën tonë “pun[a e] madhe” (Nehemias 6:3) e Nehemias. Çfarë pune të rëndësishme na ka dhënë Perëndia të bëjmë? Pastaj ju mund të lexoni Ezdras 4:4 dhe të diskutoni se si përpiqet Satani të na shkurajojë dhe të na trembë në bërjen e punës së Perëndisë. Çfarë mësojmë nga Nehemia dhe bashkëpunuesit e tij te Nehemias 2:18–20; 4:6–9; dhe 6:1–3? Çfarë do të thotë që të kemi “marrë me zemër punën” në shërbimin ndaj Shpëtimtarit? (Nehemias 4:6.) Merreni parasysh të lexoni pjesë të mesazhit të Presidentit Diter F. Uhtdorf “Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim” (Liahona, maj 2009, f. 59–62), veçanërisht dy pjesët e fundit.

  • Mund të ndiheni të frymëzuar që të udhëhiqni një diskutim ku të krahasohen përpjekjet e Zorobabelit për rindërtimin e tempullit me përpjekjet tona për të frekuentuar tempullin dhe për të bërë atje punë për shpëtimin. Për shembull, ju mund të shkruani në tabelë dy titujt: Zorobabeli dhe Ne. Nën titullin Zorobabeli, anëtarët e klasës mund të shkruajnë atë që bënë “armiqtë e Judës dhe të Beniaminit” (Ezdras 4:1) për t’u përpjekur që t’i pengonin Zorobabelin dhe popullin judeas për rindërtimin e tempullit (shih Ezdras 4). Nën titullin Ne, anëtarët e klasës mund të renditin mënyra se si përpiqet kundërshtari të na pengojë që të mos e frekuentojmë tempullin. Më pas ata mund t’i japin këshillë njëri‑tjetrit rreth mënyrës se si mund ta kërkojnë ndihmën e Zotit për mposhtjen e atij kundërshtimi.

Nehemias 8:1–12

Ne bekohemi kur i studiojmë shkrimet e shenjta.

  • Ndoshta anëtarët e klasës mund të lexojnë së bashku Nehemias 8:1–12 dhe të diskutojnë se si u ndien Ezdra dhe populli i tij rreth Perëndisë dhe fjalës së Tij. Nxitini anëtarët e klasës që t’u referohen vargjeve të veçanta që tregojnë se si u ndien ata. Ftojini anëtarët e klasës që të shprehin se si ndihen ata rreth fjalës së Perëndisë. Si mund t’i përmirësojmë përpjekjet tona për ta studiuar fjalën e Perëndisë?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Përjetoni gëzimin e tempullit.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

“Ne mund të frymëzohemi gjithë ditën rreth përvojave të tempullit dhe të historisë familjare që i kanë pasur të tjerët. Por duhet të bëjmë diçka që ta përjetojmë vetë me të vërtetë gëzimin. Do të dëshiroja t’i drejtoja një sfidë secilit prej nesh me qëllim që ndjenja e mrekullueshme e kësaj pune të mund të vazhdojë dhe madje të rritet. Ju ftoj që me lutje të merrni parasysh se çfarë lloj sakrifice – mundësisht një sakrifikim të kohës suaj – mund të bëni me qëllim që të bëni më shumë punë në tempull dhe punë për historinë familjare këtë vit.

Ne jemi të përfshirë në punën e Perëndisë së Gjithëfuqishëm. Ai jeton. Jezusi është Krishti. Kjo është Kisha e Tij. Ne jemi fëmijët e Tij të besëlidhur. Ai mund të ketë besim tek ne” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Hapini Qiejt nëpërmjet Punës së Tempullit dhe Historisë Familjare”, Liahona, tetor 2017, f. 19).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përfshijini prindërit e të rinjve dhe të rejave. Nëse u jepni mësim të rinjve dhe të rejave, tregojuni prindërve të tyre për atë që po u jepni mësim. Ata mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni nevojat e të rinjve dhe të rejave dhe se si t’i ndihmoni ata. Kjo gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për të nxitur diskutime familjare rreth asaj që rinia po mëson në klasë. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 27.)