Dhiata e Vjetër 2022
11–17 Korrik. 2 Mbretërve 17–25: “Ai Pati Besim tek Zoti, Perëndia i Izraelit”


“11–17 Korrik. 2 Mbretërve 17–25: ‘Ai Pati Besim tek Zoti, Perëndia i Izraelit’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“11–17 Korrik. 2 Mbretërve 17–25”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

njerëz duke u larguar nga qyteti i shkatërruar

Largimi i të Burgosurve, nga James Tissot dhe të tjerë

11–17 Korrik

2 Mbretërve 17–25

“Ai Pati Besim tek Zoti, Perëndia i Izraelit”

Rishikojini mbresat që i shënuat gjatë studimit tuaj vetjak të 2 Mbretërve 17–25 këtë javë. Cilat fragmente nga këta kapituj mendoni se do të jenë më domethënëset për anëtarët e klasës tuaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kur anëtarët e klasës tregojnë atë që po e mësojnë në shtëpi gjatë studimit të tyre të shkrimeve të shenjta, anëtarë të tjerë të klasës mund të ndihen të frymëzuar që t’i studiojnë shkrimet e shenjta gjatë gjithë javës. Ju mund ta filloni orën mësimore duke i ftuar anëtarët e klasës t’i përgjigjen një pyetjeje të tillë si: “Çfarë ju ka mësuar Fryma e Shenjtë teksa keni lexuar kapitujt e caktuar këtë javë?”

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

2 Mbretërve 18:28–36; 19:1–7, 14–19

Ne mund të qëndrojmë të vërtetë ndaj Zotit kur sfidohet besimi ynë.

  • Të vërtetat te 2 Mbretërve 18–19 mund të na ndihmojnë të dimë se si të përgjigjemi kur besimi ynë sfidohet. Si do t’i ndihmoni anëtarët e klasës që t’i zbulojnë këto të vërteta? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë disa arsye përse ata besojnë te Perëndia dhe plani i Tij. Më pas ata mund të shohin te 2 Mbretërve 18:28–35, duke kërkuar arsyet që asirianët u dhanë njerëzve në Jerusalem për të mos mirëbesuar te Zoti. Si përpiqet Satani që të na e mbushë mendjen për ta vënë në dyshim besimin tonë sot? Anëtarët e klasës më pas mund të kërkojnë te 2 Mbretërve 19:1–7, 14–19 për atë që ne mund të mësojmë nga Ezekia rreth mënyrës se si të përgjigjemi kur besimi ynë sfidohet. Si na ndihmon Zoti që tʼi kapërcejmë sfidat e besimit tonë? Çfarë sugjerimesh të tjera kanë anëtarët e klasës për ripërtëritjen e besimit dhe të mirëbesimit të tyre te Zoti?

  • Mund ta ftoni një anëtar/e të klasës që të vijë në orën mësimore i/e përgatitur për të përmbledhur bashkëbisedimin që patën asirianët me të dërguarit e Ezekias pranë mureve të Jerusalemit (shih 2 Mbretërve 18:17–36). Përpara se ai ose ajo ta tregojë historinë, ftojini anëtarët e klasës të përfytyrojnë sikur janë banorë të Jerusalemit duke e dëgjuar këtë bashkëbisedim. Çfarë mendimesh apo ndjenjash mund të kenë ata? Çfarë mund të bëjnë ata? Ju mund t’u jepni anëtarëve të klasës pjesë të mesazhit të Plakut Dejvid A. Bednar “Prandaj, Ata e Përmbajtën Frikën” (Liahona, maj 2015, f. 46–49) dhe t’i ftoni të kërkojnë këshillën që mund t’i mbështetë ata gjatë kohëve të frikës ose dyshimit. Si na ka mbështetur besimi ynë te Jezu Krishti gjatë kohëve sfiduese?

2 Mbretërve 22:8–2023

Shkrimet e shenjta mund t’i kthejnë zemrat tona drejt Zotit.

  • Diskutimi mbi fuqinë që pati fjala e Perëndisë në jetën e mbretit Josia dhe të popullit të tij mund t’i frymëzojë anëtarët e klasës që ta kërkojnë po atë fuqi në vetë jetën e tyre. Ju mund ta filloni një diskutim duke i ftuar anëtarët e klasës të përfytyrojnë se si mund të ishte e ndryshme jeta e tyre, në qoftë se ata nuk do t’i kishin shkrimet e shenjta. Më pas ata mund të kërkojnë te 2 Mbretërve 22:8–11; 23:1–6, 21, 24 për të gjetur se si ndryshuan Josia dhe populli i tij kur e dëgjuan fjalën e Perëndisë nga shkrimet e shenjta që ishin rizbuluar kohët e fundit në tempull. Si na kanë ndihmuar shkrimet e shenjta që të vijmë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Ndryshimet dramatike që fjala e Perëndisë pati mbi Josian dhe shumë njerëz në mbretërinë e tij, mund t’i frymëzojnë anëtarët e klasës suaj që të kërkojnë ndryshime të ngjashme në jetën e tyre. Pasi tʼi diskutojnë këto ndryshime (shih 2 Mbretërve 23:1–6, 21, 24), anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja në të cilat një fragment ose rrëfim nga shkrimet e shenjta solli ndryshim në jetën e tyre. Ndoshta ata mund të flasin rreth arsyes përse ishin pranues të mesazhit të atij shkrimi të shenjtë në atë kohë në jetën e tyre. Thënia te pjesa “Burime Shtesë” mund të shtojë vlerë në diskutimin tuaj.

    familje duke studiuar shkrimet e shenjta

    Shkrimet e shenjta mund të ndihmojnë që t’i kthejmë zemrat tona drejt Zotit.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Rizbulojini shkrimet e shenjta.

Presidenti Spenser W. Kimball tha:

“Jam i bindur që secili prej nesh, në një pikë të caktuar të jetës sonë, duhet t’i zbulojë për vete shkrimet e shenjta – dhe jo thjesht t’i zbulojë një herë, por t’i rizbulojë vazhdimisht. …

E ndiej fuqishëm që ne të gjithë duhet të kthehemi te shkrimet e shenjta ashtu siç bëri mbreti Josia, dhe t’i lejojmë ato të veprojnë fuqishëm brenda nesh, duke na shtyrë drejt një vendosmërie të palëkundur për t’i shërbyer Zotit. …

Unë shoh se kur bëhem rastësor në marrëdhëniet e mia me hyjninë dhe kur duket sikur asnjë vesh hyjnor nuk po dëgjon dhe asnjë zë hyjnor nuk po flet, unë jam shumë, shumë larg. Nëse e zhyt veten time në shkrimet e shenjta, largësia shkurtohet dhe shpirtshmëria kthehet. E gjej veten duke i dashur me më shumë fuqi ata të cilët duhet t’i dua me gjithë zemrën, mendjen e forcën time dhe, duke i dashur ata më shumë, e gjej më të lehtë që t’i bindem këshillës së tyre” (Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball [2006], f. 62–63, 67).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorini ndihmat për studimin e shkrimeve të shenjta. Një mënyrë për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të kuptojnë shkrimet e shenjta, është që t’i drejtoni te burime të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe artikuj për Temat e Ungjillit (ChurchofJesusChrist.org). Gjithashtu ata mund të gjejnë informacion të dobishëm te pjesët “Mendime për t’i Mbajtur Parasysh” te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.