Dhiata e Vjetër 2022
17–23 Tetor. Jeremia 30–33; 36; Vajtimeve 1; 3: “Do ta Shndërroj Zinë e Tyre në Gëzim”


“17–23 Tetor. Jeremia 30–33; 36; Vajtimeve 1; 3: ‘Do ta Shndërroj Zinë e Tyre në Gëzim’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“17–23 Tetor. Jeremia 30–33; 36; Vajtimeve 1; 3”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

gravurë e Jeremias profetit

Lutja e Jeremias Profetit, nga një gravurë e Shkollës Nazarene

17–23 Tetor

Jeremia 30–33; 36; Vajtimeve 1; 3

“Do ta Shndërroj Zinë e Tyre në Gëzim”

Përsiatni mbresat që morët gjatë studimit tuaj vetjak të librave Jeremia dhe Vajtimeve. Cilat parime nga këta kapituj e ndjeni se do të jenë domethënëse për ata të cilëve u jepni mësim?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të tregojnë gjërat që mësuan nga studimi i tyre i shkrimeve të shenjta, ju mund të shkruani në tabelë fraza si: Kam mësuar se…, Kam një dëshmi për… ose Kam përjetuar… Anëtarët e klasës mund të tregojnë diçka nga librat Jeremia ose Vajtimeve për t’i plotësuar këto thënie.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Jeremia 30–31; 33; Vajtimeve 1:1–7; 3:1–5

Zoti do ta nxjerrë Izraelin nga robëria dhe do t’i mbledhë ata.

  • Mesazhet e shpresës në profecitë e Jeremias mund t’u japin anëtarëve të klasës shpresë në vetë rrethanat e tyre. Ndoshta anëtarët e klasës suaj mund të diskutojnë për rrethanat që mund t’i kenë bërë njerëzit në kohën tonë të ndihen të pashpresë sikurse u ndien njerëzit në kohën e Jeremias (shih Jeremia 30:5; 31:15; Vajtimeve 1:1–7; 3:1–5; dhe citimin te pjesa “Burime Shtesë”). Më pas ju mund t’i ndani anëtarët e klasës në tre grupe dhe ta ftoni secilin grup të shqyrtojë kapitujt te Jeremia 30; 31 dhe 33 për mesazhet që mund t’u sjellin shpresë njerëzve sot. Si na ka ndihmuar shpresa te Zoti që të durojmë sprovat?

Jeremia 31:31–34; 32:37–42

“Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.”

  • Shqyrtimi i vargjeve te Jeremia 31:31–34; 32:37–42 mund ta ndihmojë klasën tuaj që të përsiatë besëlidhjet që kanë bërë. Një mënyrë për të nxitur diskutim rreth këtyre vargjeve është t’u jepni anëtarëve të klasës disa minuta që të lexojnë vargjet dhe më pas të shkruajnë në fletë letre një pyetje që do të donin t’ia bënin klasës rreth asaj që lexuan. Për shembull, ata mund të duan të diskutojnë se çfarë do të thotë ta kemi ligjin e Zotit të shkruar mbi zemrat tona (shih Jeremia 31:33) ose se si na ndihmojnë besëlidhjet që të arrijmë ta njohim Zotin (shih Jeremia 31:34). Ju mund t’i mblidhni pyetjet dhe të zgjidhni disa për t’i diskutuar së bashku. Çfarë mësoni nga këto vargje që na frymëzojnë të jemi besnikë në mbajtjen e besëlidhjeve tona?

vajzë duke studiuar shkrimet e shenjta

Shkrimet e shenjta mund të na frymëzojnë të pendohemi dhe të kthehemi te Zoti.

Jeremia 36

Shkrimet e shenjta mund të kenë fuqinë për të na larguar nga ligësia.

  • Anëtarët e klasës suaj mund të kenë fituar ide rreth shkrimeve të shenjta teksa studiuan në shtëpi kapitullin te Jeremia 36. Ftojini të tregojnë atë që mësuan. Gjithashtu mund t’u caktoni anëtarëve të klasës emrin e një personi në kapitull dhe ftojini të lexojnë rreth asaj që bëri personi me fjalën e Perëndisë. Anëtarët e klasës mund të studiojnë fjalët dhe veprimet e Zotit (shih vargjet 1–3, 27–31); Jeremias (shih vargjet 4–7, 32); Barukut (shih vargjet 4, 8–10, 14–18); Jehudit dhe mbretit Jehojakim (shih vargjet 20–26); dhe Elnathanit, Delajahut dhe Gemariahut (shih vargun 25). Në ç’mënyrë fjalët dhe veprimet tona tregojnë se si ndihemi rreth shkrimeve të shenjta?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Ju mund të keni shpresë gjithmonë.

Presidenti M. Rasëll Ballard përmendi disa situata që mund t’i bëjnë disa njerëz të humbasin shpresën dhe ai ofroi këshillë se ku të gjejmë shpresë:

“Disa prej nesh e gjejmë jetën tonë të ngarkuar me mërzitje, zhgënjim dhe hidhërim. Shumë njerëz ndihen të pafuqishëm për t’ia dalë kaosit që duket se mbizotëron në botë. Të tjerët janë në ankth lidhur me anëtarë të familjes që po tërhiqen nga një rrymë e shpejtë dhe e tërbuar e dobësimit të vlerave dhe rënies së standardeve morale. … Shumë njerëz madje janë dorëzuar vetë ndaj pranimit të ligësisë dhe egërsisë së botës duke menduar se janë të pariparueshme. Ata e kanë humbur shpresën. …

… Disa mes nesh mund ta kenë humbur gjithë shpresën për shkak të mëkatit dhe shkeljes. Një njeri mund të bëhet kaq i zhytur thellësisht në mënyrat e botës, sa nuk sheh asnjë rrugëzgjidhje dhe e humbet tërë shpresën. Përgjërimi im për të gjithë ata që kanë rënë në këtë kurth të kundërshtarit, është që kurrë të mos dorëzoheni! Pavarësisht nga sa të dëshpëruara mund të duken gjërat ose sa të dëshpëruara mund të bëhen ende ato, ju lutem të më besoni, gjithmonë mund të keni shpresë. Gjithmonë” (“The Joy of Hope Fulfilled”, Ensign, nëntor 1992, f. 31–32).

“Tepër thjesht, e vetmja shpresë e jona për siguri shpirtërore gjatë këtyre kohëve të turbullta është ta kthejmë mendjen dhe zemrën tonë drejt Jezu Krishtit. … Besimi te Perëndia dhe te Biri i Tij, Jezu Krishti, është tërësisht thelbësor për ne që të mbajmë një këndvështrim të baraspeshuar gjatë kohëve të sprovës dhe vështirësisë” (“The Joy of Hope Fulfilled”, f. 32).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndiqeni Shpirtin. Ju nuk mund të parashikoni se si do të shkojë çdo mësim, por teksa dëgjoni për nxitjet e Shpirtit, Ai do ta udhërrëfejë mësimin. Nëse jeni të përgatitur shpirtërisht, Zoti do t’ju japë “në çastin e duhur, se çfarë duhet të thoni” (Doktrina e Besëlidhje 100:6; shih edhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).