Dhiata e Vjetër 2022
24–30 Tetor. Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: “Do të Shtie Brenda Jush një Shpirt të Ri”


“24–30 Tetor. Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: ‘Do të Shtie Brenda Jush një Shpirt të Ri’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“24–30 Tetor. Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Jezusi duke udhëhequr delet

Eja, Më Ndiq, nga Scott Sumner

24–30 Tetor

Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47

“Do të Shtie Brenda Jush një Shpirt të Ri”

Fjalët e Ezekielit janë ruajtur nga Zoti për një qëllim të urtë dhe mund t’i bekojnë anëtarët e klasës suaj. Përsiateni këtë gjë teksa studioni shkrimet e Ezekielit këtë javë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Njerëzit që e dëgjuan Ezekielin, menduan se fjalët e tij ishin të “dashur[a]” dhe “të bukur[a]”, “por nuk i v[u]në në praktikë” (shih Ezekiel 33:30–33). Anëtarët e klasës mund të tregojnë një fragment që e gjetën në shkrimet e Ezekielit, i cili i frymëzoi të bëjnë diçka.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Ezekiel 34

Zoti na fton t’i ushqejmë delet e Tij.

Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të gjejnë kuptim vetjak tek Ezekiel 34, ju mund të shkruani në tabelë situata me të cilat përballen, të tilla si përgatitja për të shërbyer një mision, rritja e fëmijëve ose marrja e një detyre për të dhënë shërbesë. Anëtarët e klasës mund të zgjedhin njërën për ta përsiatur ndërsa lexojnë në heshtje vargjet tek Ezekiel 34:1–10. Ftojini të tregojnë se çfarë këshille të bazuar në këto vargje mund t’i japin dikujt në situatën që zgjodhën. Çfarë do të thotë që të ushqehemi për veten tonë në vend që të ushqejmë kopetë e Zotit? Si mund të jemi barinj sikurse është Shpëtimtari? (Shih vargjet 11–16.)

Ju mund të ndiheni të frymëzuar të bëni pyetje që i ndihmojnë anëtarët e klasës të përsiatin simbolizmin tek Ezekiel 34:11–31. Për shembull, çfarë mund të përfaqësojnë “kullota [e] mir[ë]” dhe “vatha” e mirë te vargu 14? Cili është ndryshimi midis një deleje që është e “humbur” dhe asaj që është e “hutuar”? (Vargu 16.) Si i shpëton Shpëtimtari që të dyja llojet e deleve? Anëtarët e klasës mund të tregojnë simbole të tjera që i gjejnë në këto vargje dhe të flasin rreth asaj që na mësojnë këto simbole rreth Jezu Krishtit.

Ezekiel 37

Zoti po i mbledh njerëzit e Tij dhe po u jep atyre jetë të re.

  • Leximi i kapitullit tek Ezekiel 37 dhe të menduarit rreth premtimit të Zotit për ta mbledhur Izraelin, mund të na japin ide rreth domethënies së mbledhjes dhe se si ne marrim pjesë në të. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i gjejnë këto ide, ju mund të shkruani në tabelë pyetje të tilla si Çfarë po përpiqet të përmbushë Zoti nëpërmjet mbledhjes së Izraelit? Si po e përmbush Ai këtë gjë? Më pas mund t’i kërkoni gjysmës së klasës të lexojë tek Ezekiel 37:1–14 dhe gjysmës tjetër të lexojë tek Ezekiel 37:15–28, ndërsa kërkojnë ide që këto dy fragmente mund të na i japin për pyetjet në tabelë. Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se copat e drurit të Jozefit dhe të Judës, të përmendura te vargjet 16–19, përfaqësojnë Librin e Mormonit dhe Biblën. Teksa anëtarët e klasës shprehin përgjigjet e tyre, nxitini të flasin rreth rolit të tyre në mbledhjen e Izraelit në ditët e mëvonshme.

shkretëtira dhe Deti i Vdekur

Ezekieli pa në vegim një lumë që rridhte nga tempulli dhe shëroi Detin e Vdekur.

Ezekiel 47:1–12

Tempulli sjell shërim shpirtëror.

  • Figurat mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës të kuptojnë vegimin e përshkruar tek Ezekiel 47:1–12. Për shembull, ju mund të paraqitni një figurë të një tempulli, një lumi, një shkretëtire dhe të Detit të Vdekur (shih figurat në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe Harta e Fotografi të Biblës, nr. 3, “Shkretërira Judease dhe Deti i Vdekur”). Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se Deti i Vdekur është kaq i kripur saqë peshqit dhe bimët nuk mund të jetojnë në të. Anëtarët e klasës mund të lexojnë vargjet 1–12 dhe të tregojnë se çfarë u bën përshtypje rreth ujërave që përshkruhen në atë vegim (shih edhe Zbulesa 22:1 dhe citimin te pjesa “Burime Shtesë”). Ata gjithashtu mund të vizatojnë figura për vegimin e Ezekielit. Çfarë mund të simbolizojnë ujërat? Çfarë mund të përfaqësojnë pemët e përshkruara te vargu 12? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë se si tempulli dhe bekimet e tij u kanë sjellë jetë dhe shërim shpirtëror.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Bekimet e tempullit mund të na shërojnë.

Duke iu referuar ujit që rrodhi nga tempulli në vegimin e Ezekielit (shih Ezekiel 47:1–12), Plaku Dejll G. Renland vëzhgoi:

“Dy karakteristika të ujit ia vlen të përmenden. Së pari, edhe pse rrëkeja e vogël nuk kishte degë të tjera ushqyese, ajo u rrit në një lumë të fuqishëm, duke u bërë më e gjerë dhe më e thellë sa më larg që rridhte. Diçka e ngjashme ndodh me bekimet që rrjedhin nga tempulli ndërkohë që individët vulosen si familje. Rritje domethënëse ndodh e shkon para e pas përmes brezave teksa ordinancat vulosëse i lidhin familjet së bashku.

Së dyti, lumi e ripërtëriu gjithçka që preku. Po ashtu bekimet e tempullit kanë një aftësi çudibërëse për të shëruar. Bekimet e tempullit mund të shërojnë zemrën, jetën dhe familjet” (“Historia Familjare dhe Puna në Tempull: Vulosja dhe Shërimi”, Liahona, maj 2018, f. 47–48; shih edhe materialin filmik “And the River Will Grow” [“Dhe Lumi do të Rritet”] ChurchofJesusChrist.org).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini të tjerët ta marrin Shpirtin. Nganjëherë mësuesit mund të tundohen për të menduar se është njohuria, metodat ose personaliteti i tyre që i frymëzojnë ata, të cilëve u japin mësim. … Qëllimi juaj si mësues nuk është që të bëni një paraqitje mbresëlënëse, por përkundrazi t’i ndihmoni të tjerët që ta marrin ndikimin e Frymës së Shenjtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10).