“Planifikimi Kryesor Përkrah Udhëzimin e Presidencës së Zonës”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)
“Planifikimi Kryesor Përkrah Udhëzimin e Presidencës së Zonës”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve
Planifikimi Kryesor Përkrah Udhëzimin e Presidencës së Zonës
Udhëzimi i Presidencës së Zonës i ndihmon udhëheqësit e priftërisë që t’i përqendrojnë përpjekjet në forcimin e familjeve, anëtarëve dhe njësive. Ai trajton çështje të posaçme për të cilat udhëheqësit punojnë së bashku në një mënyrë të bashkuar për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në tokë.
Planifikimi kryesor, afatgjatë për shtëpitë e mbledhjeve e përkrah udhëzimin e Presidencës së Zonës për të forcuar familjet, anëtarët dhe njësitë duke siguruar shtëpi mbledhjesh në një mënyrë të thjeshtë dhe të përballueshme ekonomikisht duke i përdorur me urtësi burimet, duke marrë parasysh ndikimin e vendimeve për shtëpitë e mbledhjeve në forcimin e anëtarëve të Kishës dhe sigurimin e hapësirës së përshtatshme për kushtet vendore. Kjo theksohet në direktivën e materialit Manuali i Përgjithshëm që thotë:
“Kisha siguron shtëpi mbledhjesh në mënyrë që të gjithë ata që hyjnë të mund:
Të bëjnë dhe t’i përtërijnë besëlidhjet nëpërmjet ordinancave të shenjta (shih Doktrina e Besëlidhje 20:75; 59:9–12).
Të mblidhen së bashku (shih 3 Nefi 18:22–23).
Të adhurojnë dhe të luten së bashku (shih Mosia 18:25; Moroni 6:9).
T’i japin mësim dhe shërbesë njëri‑tjetrit (shih Moroni 6:4–5).
Të marrin pjesë në përdorime të tjera të miratuara siç përshkruhen në këtë kapitull.”
Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 35.1, ChurchofJesusChrist.org
“Në mënyrë që ta forcojnë Kishën, zonat përgatitin plane kryesore afatgjata përpara se të marrin vendime për të shtuar apo ripërcaktuar hapësira në shtëpitë e mbledhjeve. … Faktorë të rëndësishëm në këto plane përfshijnë vënien në përdorim të hapësirës ekzistuese, rritjen e parashikuar, pozicionin strategjik të godinave, ndryshimet në kufijtë e njësisë dhe përballueshmërinë ekonomike. Nevojat dhe planet për shtëpitë e mbledhjeve merren parasysh në nivelin zonal dhe në nivelin e këshillit bashkërendues” (“Parimet dhe Orientimet për Pajisjen me Shtëpi Mbledhjeje” [e lëshuar me letrën e Peshkopatës Kryesuese, 5 qershor 2015], f. 2–3).