Presidenca e Kunjit
4. Përcaktoni Ndikimin mbi Shtëpitë e Mbledhjeve


“4. Përcaktoni Ndikimin mbi Shtëpitë e Mbledhjeve”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)

“Përcaktoni Ndikimin mbi Shtëpitë e Mbledhjeve”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve

pjesa e jashtme e një godine kishtare

4.

Përcaktoni Ndikimin mbi Shtëpitë e Mbledhjeve

Për t’i përkrahur përpjekjet e priftërisë që të forcohen anëtarët dhe për të ngritur Kishën, personeli i DTA-së shqyrton frekuentimin dhe parashikimet e njësive dhe përcakton zgjidhje të mundshme për shtëpitë e mbledhjeve që do të plotësojnë nevojat për një kohë afatgjate. Siç përvijohet te “Parimet dhe Orientimet për Pajisjen me Shtëpi Mbledhjeje”, parimet e planifikimit kryesor zbatohen në të gjitha situatat ku nevojitet hapësirë për mbledhje, qoftë duke punuar me një këshill bashkërendues, me një grup kunjesh ose me kunje individuale.

Këto parime kryesore të planifikimit përfshijnë:

  • Krijimin e parashikimeve të sakta për të ardhmen e njësive.

  • Vendosjen e shtëpive të mbledhjeve në vendndodhje ku mund të përdoren nga shumë anëtarë, tani dhe në të ardhmen.

  • Nëse është e mundur, përdorimin e shtëpive të mbledhjeve në kapacitetet e tyre të hartuara.

  • Përdorimin e mundësisë më të përshtatshme që i trajton siç duhet nevojat e reja të shtëpive të mbledhjeve.

Udhëheqësit e priftërisë duhet të marrin parasysh sa vijon kur përcaktojnë se sa lagje e përdorin një shtëpi mbledhjesh:

  • Oraret e mbledhjeve të së dielës duhet të fillojnë në një kohë të arsyeshme dhe të përfundojnë jo më vonë se ora 14:00, për t’u dhënë mundësi të gjitha familjeve që ta studiojnë ungjillin në shtëpi.

  • Anëtarët jetojnë brenda një largësie me kohë të përshtatshme udhëtimi për në shtëpinë e mbledhjeve.

  • Përshtatjet për shtëpinë e mbledhjeve, po të nevojiten, duhet të jenë të vogla dhe me kosto të ulët.

DTA‑ja dhe personeli bëjnë rekomandime lidhur me mundësitë për të siguruar vende të mjaftueshme dhe të përshtatshme për adhurim. Këto mundësi mund të përfshijnë shtëpitë, godinat me qira ose shtëpitë e ndërtuara të mbledhjeve. Personeli i DTA-së përpiqet të gjejë mënyra që të bëjë më të mirën për përdorimin e burimeve të Kishës, pavarësisht nga kufijtë e kunjeve.

Nën drejtimin e Të Shtatëdhjetit Zonal, DTA­ja dhe personeli i tij ua paraqitin rekomandimet për shtëpitë e mbledhjeve udhëheqësve të priftërisë, punojnë në unitet me ta për të zgjidhur shqetësimet dhe krijojnë një propozim përfundimtar për shtëpitë e mbledhjeve që të përfshihet në planin kryesor.