“Vështrim i Përgjithshëm i Planifikimit Kryesor”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)
“Vështrim i Përgjithshëm i Planifikimit Kryesor”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve
Vështrim i Përgjithshëm i Planifikimit Kryesor
Presidenca e Zonës drejton përpjekjet për planifikim kryesor në zonë. Këto përpjekje kryhen në një këshill bashkërendues ose në nivel shumëkunjësh. Presidenca e Zonës cakton një Të Shtatëdhjetë Zonal për të mbikëqyrur zhvillimin e një plani kryesor me përkrahjen e drejtorit të çështjeve materiale (DTA) [DÇM] dhe personelit të tij.
Planifikimi kryesor në këshillin bashkërendues ose në nivel shumëkunjësh është më i përshtatshëm në vendndodhjet ku Kisha po rritet me të shpejtë, ku ka mundësi për të bashkuar hapësirën e shtëpive të mbledhjeve apo ku ka një dendësi të lartë të anëtarëve.
I Shtatëdhjeti Zonal, DTA-ja [DÇM-ja] dhe personeli i tij punojnë me udhëheqësit vendorë të priftërisë që të krijojnë dhe vënë në zbatim një plan kryesor afatgjatë (minimumi pesëvjeçar).
Ata e bëjnë këtë gjë duke ndjekur në përgjithësi këta hapa:
-
I Shtatëdhjeti Zonal zhvillon një këshill bashkërendues ose një mbledhje shumëkunjëshe për të diskutuar doktrinën, parimet, orientimet dhe statistikat e kunjeve.
-
DTA‑ja dhe personeli i tij punojnë me presidentët e kunjeve për të planifikuar rritjen dhe për të përcaktuar tendencat në të ardhmen.
-
Presidentët e kunjeve përcaktojnë çdo ndryshim të kufijve që nevojitet për të forcuar familjet, anëtarët dhe njësitë.
-
Personeli i DTA-së përcakton zgjidhjet për shtëpitë e mbledhjeve që mund t’i përkrahin planet e priftërisë.
-
I Shtatëdhjeti Zonal, presidentët e kunjeve, DTA‑ja dhe personeli i tij e përfundojnë planin kryesor. DTA-ja, me Të Shtatëdhjetin Zonal kurdoherë që është e mundur, ia paraqet planin kryesor Presidencës së Zonës për miratim nga zona.
Me miratim nga Presidenca e Zonës, DTA‑ja ia dorëzon planin kryesor Sektorit të Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve për shqyrtim dhe miratim të përbashkët.
-
Presidentët e kunjeve dorëzojnë ndryshimet e përcaktuara të kufijve.
-
Personeli i DTA-së përgatit projekte që të përfshihen në planin vjetor të shtëpive të mbledhjeve.
-
I Shtatëdhjeti Zonal, presidentët e kunjeve, DTA‑ja dhe personeli i tij e përditësojnë rregullisht planin sipas nevojës.