Presidenca e Kunjit
3. Përcaktoni Ndryshimet e Nevojshme të Kufijve


“3. Përcaktoni Ndryshimet e Nevojshme të Kufijve”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)

“Përcaktoni Ndryshimet e Nevojshme të Kufijve”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve

burrë duke shpërndarë sakramentin

3.

Përcaktoni Ndryshimet e Nevojshme të Kufijve

Në përputhje me udhëzimin e Presidencës së Zonës, shumë kunje kanë përcaktuar dhe vënë në zbatim përpjekje për t’i forcuar udhëheqësit, anëtarët dhe njësitë. Kur bëjnë planifikimin kryesor, presidentët e kunjeve gjithashtu mund të marrin parasysh që të rekomandojnë ndryshime të kufijve për t’i forcuar anëtarët e Kishës. Planifikimi kryesor është një mundësi e mirë për të diskutuar dhe marrë parasysh ndryshimet që mund të jenë dobiprurëse për kunje të shumëfishta në mënyra që nuk do të ishin të mundura nëse një kunj do të funksiononte i vetëm.

Kur udhëheqësit marrin parasysh ndryshimin e kufijve, përqendrimi i tyre kryesor duhet të jetë te forcimi i anëtarëve të Kishës në vend të përdorimit më të mirë të shtëpive të mbledhjeve. Artikuj të rëndësishëm për t’u shqyrtuar kur merren parasysh ndryshimet e kufijve gjenden në pjesën 6 Dorëzoni Ndryshimet e Njësive dhe Kufijve.