Presidenca e Kunjit
1. Jepni Mësim Doktrinën, Parimet dhe Orientimet


“1. Jepni Mësim Doktrinën, Parimet dhe Orientimet”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve (2022)

“Jepni Mësim Doktrinën, Parimet dhe Orientimet”, Orientimet e Planifikimit Kryesor për Shtëpitë e Mbledhjeve

burra të ulur në mbledhje

1.

Jepni Mësim Doktrinën, Parimet dhe Orientimet

Në një mbledhje të këshillit bashkërendues me presidentët e caktuar të kunjeve, I Shtatëdhjeti Zonal shqyrton udhëzimin nga Presidenca e Zonës. Ai gjithashtu jep mësim doktrinën e zbatueshme dhe “Parimet dhe Orientimet për Pajisjen me Shtëpi Mbledhjeje”. Parimet themelore të mbështetjes te vetja, sigurimit për të tjerët dhe gjykimit të urtë duhet të diskutohen në kontekstin e forcimit të anëtarëve dhe të mënyrës se si të përdoren më me efektshmëri shtëpitë e mbledhjeve.

Në përgatitje për këtë mbledhje, DTA‑ja dhe personeli i tij ofrojnë informacion për t’i ndihmuar udhëheqësit e priftërisë që të kuptojnë gjendjet e tanishme dhe se si zhvillohen njësitë nisur nga rritja historike.

I Shtatëdhjeti Zonal mund të zgjedhë që të zhvillojë mbledhje shtesë sipas nevojës për të krijuar planin. Këto mbledhje janë mundësi të mira për t’u këshilluar së bashku rreth veprimeve që nevojiten për të krijuar dhe vënë në zbatim një plan të efektshëm.

I Shtatëdhjeti Zonal gjithashtu u jep mësim doktrinën, parimet dhe orientimet presidentëve të kunjeve të cilët nuk përfshihen në planifikimin kryesor. Parimet e planifikimit kryesor zbatohen ende kur merren parasysh nevojat e shtëpive të mbledhjeve në këto kunje.