Seminari
Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 11:11


Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 11:11

Si Burrat Edhe Gratë Janë të Domosdoshëm në Planin e Atit Qiellor

Një çift i ri qëndron jashtë Tempullit të Ogdenit në Jutë. Ata po shohin tempullin me në sfond engjëllin Moroni duke qenë pothuaj në qendër në krye të figurës. Ai ka veshur një kostum në ngjyrë blu të errët dhe një këmishë të bardhë me jakë. Ajo është me një fustan të bardhë. Është vonë pasdite/herët në mbrëmje.

Në studimin tënd të kapitullit te 1 Korintasve 11, ti mësove për mënyrën se si Perëndia i sheh rolet unike dhe hyjnore të grave dhe burrave. Synimi i këtij mësimi është të të ndihmojë që ta rritësh zotërimin tënd për këto mësime ndërsa mëson përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 1 Korintasve 11:11, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Shikoji duart e tua. Vër re se ku ngjasojnë ato me njëra-tjetrën dhe ku dallojnë nga njëra-tjetra.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon, nëse çdo dorë mund të funksionojë individualisht, përse Ati Qiellor i bëri fëmijët e Tij me dy duar?

  • Si të ndihmojnë ndryshimet e duarve të tua të përmbushësh detyra ose t’i përdorësh talentet e tua?

  • Si mund të lidhen këto vëzhgime për duart e tua me vargun te 1 Korintasve 11:11?

Veprimtaria vijuese mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor te 1 Korintasve 11:11 dhe frazën e tij kyç nga shkrimi i shenjtë: “Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin”.

Shkruaje frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën e shkrimit të shenjtë. Lexoje ose thuaje frazën dhe referencën disa herë, duke fshirë ose hequr fjalë çdo herë. Vazhdo derisa ta kesh të lehtë ta përsëritësh frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë pa i parë fjalët.

Ushtroje vënien në zbatim

Në ditarin tënd të studimit, mbaj shënim parimet vijuese të marrjes së njohurisë shpirtërore.

  1. Vepro me besim

  2. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  3. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

Përshkruaje çdo parim me dy ose tre fjali. Nëse dëshiron, mund t’iu referohesh paragrafëve 5–12 te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të kontrolluar njohuritë e tua dhe për të shtuar ndonjë informacion të rëndësishëm që mund të të ketë kaluar pa u vënë re.

Te 1 Korintasve 11:11, ti mësove se në planin e Atit Qiellor, gratë si edhe burrat janë të domosdoshëm.

  • Si është keqkuptuar ose shpërfillur kjo e vërtetë në shoqëri?

  • Cilat janë disa nga situatat në jetën tënde ku ti mund të kesh mundësinë ta japësh mësim ose ta mbrosh këtë të vërtetë?

Përzgjidh një nga skenarët vijues dhe mendo se si zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojë dikë të kuptojë të vërtetën nga vargu te 1 Korintasve 11:11 për rolet e burrave dhe grave në planin e Atit Qiellor.

  1. Motra më e vogël e Kelit, Eli, dëgjoi disa djem në shkollë të thoshin se burrat janë më të rëndësishëm se gratë. Eli e pyet Kelin: “A nuk vlej unë po aq sa djemtë?”

  2. Redi është i shqetësuar sepse ai dëgjon disa nga anëtarët e tjerë të kuorumit të flasin pa respekt për gratë.

  3. Pasi shohin një film të famshëm, një grup shoqesh tallen me veprimet qesharake të personazhit të babait. Disa bien dakord se babai nuk ishte i nevojshëm dhe një shoqe thotë: “Kjo është arsyeja përse nuk të duhet një burrë për të krijuar një familje të lumtur”.

  4. Gerti dhe Klara po përgatiten për t’u martuar në tempull. Prindërit e tyre sugjerojnë që ata të flasin për mënyrën se si secili do t’i përmbushë rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme në familjen e tyre të ardhshme.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për tri prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

Vepro me besim

  • Cilat janë mënyrat se si ti ose individi në skenar mund të veproni me besim si përgjigje ndaj problemit të ngritur?

  • Si mund të të ndihmojë vlerësimi i roleve unike dhe thelbësore të grave dhe burrave që ta ndjekësh Jezu Krishtin?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Çfarë di ti për Atin Qiellor dhe planin e Tij që mund të jetë e dobishme po të përballeshe me një situatë si kjo?

  • Cilat janë disa nga rolet e burrave dhe grave në planin e Atit Qiellor?

Kërko informacion të mëtejshëm nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mundet që kuptueshmëria dhe dëshmia jote për të vërtetat e dhëna mësim te 1 Korintasve 11:11 të të ndihmojnë të reagosh ndaj kësaj situate?

  • Cilat mësime të tjera të frymëzuara nga shkrimet e shenjta ose udhëheqësit e Kishës mund të të ndihmojnë të përgjigjesh me besnikëri?