Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 3:20–22
“Të Gjithë do të Ngjallen në Krishtin”
Në një mësim të mëparshëm, ti mësove që për shkak të Ringjalljes së Shpëtimtarit, të gjithë fëmijët e Atit Qiellor do të ringjallen (shih te 1 Korintasve 15:20–22). Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 15:20–22, të shpjegosh doktrinën e Ringjalljes dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) dha mësim se “nga të gjitha ngjarjet e historisë njerëzore, asnjë nuk është aq e rëndësishme sa ringjallja e Birit të Perëndisë” (“The Empty Tomb Bore Testimony”, Ensign, maj 1988, f. 65).
Ushtroje vënien në zbatim
Për shkak të Rënies së Adamit dhe Evës, secili nga fëmijët e Atit Qiellor që e përjeton vdekshmërinë në tokë do të vdesë (shih te 1 Korintasve 15:21–22). Kur përjetojmë vdekjen e dikujt që është i afërt me ne, është e kuptueshme që ndiejmë pikëllim. Ndonëse këto përvoja janë të ndryshme për të gjithë, kuptueshmëria dhe zbatimi i të vërtetave të ungjillit të Jezu Krishtit mund të ndihmojnë në atë pikëllim.
Plaku S. Mark Palmer, i Të Shtatëdhjetëve, përshkroi përvojën e prindërve të tij në vdekjen e vajzës së tyre përpara se të mësonin për ungjillin e Jezu Krishtit.
Shiko “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim”, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:27 deri në 4:26, ose lexo pohimin e mëposhtëm.
“Im atë dhe nëna ime ishin fermerë delesh në Zelandën e Re. Atyre u pëlqente jeta që bënin. Kur ishin çift në moshë të re, u bekuan me tre vajza të vogla. Më e vogla nga këto quhej En. Një ditë kur ishin së bashku me pushime në një liqen, Eni, e cila ishte 17‑muajshe, u zvarrit këmbadoras. Pas minutash kërkimi me dëshpërim, atë e gjetën të pajetë në ujë.
Ky makth shkaktoi pikëllim të papërshkrueshëm. Babi shkroi vite më vonë se një pjesë e të qeshurave ishte zhdukur nga jeta e tyre përgjithmonë. Kjo solli edhe një dëshirë të zjarrtë për përgjigje mbi pyetjet më të rëndësishme të jetës: ‘Çfarë do të ndodhë me Enin tonë të çmuar? Vallë, a do ta shohim atë përsëri? Si mund të jetë sërish e lumtur familja jonë?’”
(S. Mark Palmer, “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim”, Liahona, maj 2021, f. 88–89)
-
Kur ke përjetuar ti ose dikush që ti njeh, ndjenja të ngjashme me ato të prindërve të Plakut Palmer pas humbjes së një njeriu të dashur?
-
Si mund t’i bëjë këto situata edhe më sfiduese mosnjohja e planit të Atit Qiellor për shpëtimin?
Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund të na ndihmojnë t’i durojmë me besnikëri situatat e vështira si ajo që përjetoi familja e Palmerit. Përfytyro sikur je shok ose shoqe me një nga motrat më të mëdha të Enit, të cilën tani, pas humbjes së Enit, e mundojnë pyetje dhe sfida. Ti ndihesh i/e nxitur t’i shkruash asaj një letër inkurajimi dhe përkrahjeje. Si alternativë, shkruaj një letër dhe jepja atë dikujt që ti e njeh, i cili do të përfitonte prej saj.
Që të përgatitesh për ta shkruar këtë letër, lexo paragrafët 5–8, 11 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Kërko dhe shenjo fjalë, fraza, shkrime të shenjta ose të vërteta që ti e ndien se do të ishin të dobishme për personin të cilit po i shkruan.
-
Në ç’mënyrë mund ta ndryshosh atë që i shkruan personit, nëse këtë person do ta shohësh me syrin që e sheh Ati Qiellor?
Vepro me besim
-
Si mund të duket të vepruarit me besim te Jezu Krishti në situatën e tyre?
-
Si mund të na ndihmojë të vepruarit me besim te Krishti që ta përballojmë humbjen?
-
Cila është një përvojë që ti ose dikush që ti e njeh, ka pasur, ku të vepruarit me besim te Jezu Krishti e ndihmoi të përballonte një sfidë të ngjashme?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
-
Cilat të vërteta për Atin Qiellor dhe planin e Tij mund të jenë ngushëlluese në situatën e personit të cilit po i shkruan? Përse?
-
Si mundet të pasurit e një këndvështrimi të përjetshëm ta ndihmojë atë të dijë se si të përgjigjet në situatën e tij ose të saj?
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Cilat fraza nga 1 Korintasve 15:20–22 do të ishin të dobishme për të? Përse?
-
Çfarë burimesh të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore do ta ndihmonin atë të zhvillonte besimin te Jezu Krishti?
Merre parasysh ta përmbyllësh letrën duke dhënë dëshminë tënde.