Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 15:40–42
Në Ringjallje, Ka Tri Shkallë Lavdie
Në një mësim të mëparshëm, “1 Korintasve 15:32–54”, ti mësove për tri shkallët e lavdisë në Ringjallje. Ti mësove gjithashtu që Ati ynë në Qiell do t’u japë besnikëve lavdi qiellore nëpërmjet Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 15:40–42, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Kryej hapat vijues që të të ndihmojnë ta mësosh përmendsh dhe ta shpjegosh doktrinën e dhënë mësim te 1 Korintasve 15:40–42:
-
Shkruaj “1 Korintasve 15:40–42: Në Ringjallje, Ka Tri Shkallë Lavdie” në pjesën e sipërme të një cope letre.
-
Vizato një diell poshtë frazës, një hënë poshtë diellit dhe një yll poshtë hënës.
-
Lexo te 1 Korintasve 15:40–42 dhe emërtoje secilin nga vizatimet e tua me emrin e lavdisë që ai përfaqëson. (Vër re që Përkthimi prej Joseph Smith-it i vargut te 1 Korintasve 15:40 shton një referencë për lavdinë telestiale [te 1 Korintasve 15:40].)
-
Shiko vizatimin tënd ndërkohë që përsërit referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në mendjen tënde derisa të ndihesh i sigurt që i di mirë ato.
-
Si do t’ia shpjegoje të vërtetat e dhëna mësim në këtë fragment, dikujt i cili nuk e kupton se çfarë ndodh pas vdekjes në planin e Atit Qiellor? Shkruaje shpjegimin tënd me fjalët e tua.
Ushtroje vënien në zbatim
Zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të na ndihmojë në situata nga jeta reale dhe për pyetje të rëndësishme që kemi.
Lexoji skenarët në vijim dhe zgjidh një tek i cila dëshiron të përqendrohesh për veprimtarinë e radhës.
-
Xhulia përpiqet sinqerisht të bëjë atë që është e drejtë, por ajo shpesh ndihet si e dënuar për shkak të dobësive të saj. Ajo beson se njerëzit e tjerë do të shkojnë në mbretërinë çelestiale, por dyshon se ajo do t’ia dalë.
-
Maria sapo dëgjoi një bisedë të mrekullueshme për dhuratën e ringjalljes që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do t’i japin kujtdo. Ajo pyet veten: “Përse duhet të pendohem ose t’i zbatoj urdhërimet nëse të gjithë do të ringjallen gjithsesi me një trup të pavdekshëm të përsosur?”
Në mësimin e mëparshëm, ti studiove rreth së vërtetës vijuese që jepet mësim te 1 Korintasve 15:40–42: në planin e Atit Qiellor ka shkallë të ndryshme lavdie për trupat e ringjallur. Përdori parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe të vërtetën e dhënë mësim te 1 Korintasve 15:40–42 për ta ndihmuar ose Xhulian ose Marien për shqetësimet apo pyetjet e saj.