Seminari
1 Korintasve 15:29


1 Korintasve 15:29

“Përse Ata Edhe Pagëzohen për të Vdekurit?”

Vaska e pagëzimit në Tempullin e Ogdenit, Jutë.

Shumë nga shenjtorët në Korint morën pjesë në pagëzime për paraardhësit e tyre të vdekur dhe, megjithatë, disa nuk besuan në Ringjalljen e të vdekurve. Pali i ndihmoi ata të kuptonin se ne i kryejmë ordinancat për të vdekurit me besimin që Krishti do të na ringjallë të gjithëve që të jetojmë sërish në Ringjallje. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të dëshirosh dhe planifikosh të marrësh pjesë në mënyrë më kuptimplotë në historinë familjare dhe punën në tempull.

Rëndësia e dëshmitarëve

Shqyrto tre grupet vijuese të fotografive që lidhen me njëra‑tjetrën. Mendo për lidhjen ndërmjet dy fotografive në secilin grup.

Grupi një

Orchestra at Temple Square, maj 2007. Ata janë duke marrë pjesë në shfaqjen e oratorios “Elija” që u zhvillua në tabernakull në Sheshin e Tempullit.

The Tabernacle Choir, koncerti “Elija”, maj 2007

Festivali i Vallëzimit për të Gjashtë Kunjet në Portland, Oregon

Grupi dy

Perime, domate, brokoli dhe karrota
Të rinj duke vrapuar.

Grupi tre

Varri i zbrazët i Jezu Krishtit – sheshxhirim në Goshen të Jutës
Fotografi e bërë gjatë ditës në Tempullin e Guadalaharës në Meksikë.
  • Si do t’ia shpjegoje dikujt lidhjen ndërmjet varrit bosh të Shpëtimtarit dhe tempujve të ditëve të sotme?

Kur Apostulli Pal mësoi se disa individë në Korint po jepnin mësim se nuk ka ringjallje, ai vuri në dukje se shenjtorët ishin duke bërë tashmë diçka që dëshmonte për realitetin e ringjalljes.

Lexo vargun te 1 Korintasve 15:29, duke kërkuar praktikën së cilës iu referua Pali.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si do ta rishprehje me vetë fjalët e tua atë që Pali jep mësim te vargu 29?

  • Si janë pagëzimet për të vdekurit një dëshmi për Shpëtimtarin, Shlyerjen e Tij dhe Ringjalljen?

Pagëzimet për të vdekurit

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga vargu te 1 Korintasve 15:29 është se ata që vdiqën pa u pagëzuar, ende mund ta marrin këtë ordinancë thelbësore nëpërmjet punës që bëhet në tempuj.

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) dha mësim se si pjesëmarrja në punën në tempull mund të na lidhë me Jezu Krishtin:

Portret i pjesës së përparme të bustit të Presidentit Gordon B. Hinkli. Duart e Presidentit Hinkli janë mbështetur në pjesën e pasme të një karrigeje. Figura është portreti zyrtar nga Kisha i Presidentit Hinkli që nga viti 1995. Ky ishte portreti i fundit zyrtar i Presidentit Hinkli. Presidenti Hinkli ndërroi jetë më 27 janar 2008.

“Mendoj se puna mëkëmbëse për të vdekurit i afrohet më shumë flijimit mëkëmbës të Vetë Shpëtimtarit se çdo punë tjetër për të cilën unë di. Ajo jepet me dashuri, pa shpresë për dëmshpërblim apo shpagim ose ndonjë gjë të këtij lloji. Ç’parim i lavdishëm [mbrëmje rreth vatrës në Birmingam, Angli, 29 gusht 1995].”

(Gordon B. Hinckley, “Excerpts from Recent Addresses of President Gordon B. Hinckley”, Ensign, janar 1998, f. 73)

  • Si mund të na ndihmojë pjesëmarrja në pagëzime dhe punë të tjera në tempull për të vdekurit që të bëhemi më të ngjashëm me Shpëtimtarin?

Thelloje kuptueshmërinë tënde

Përfytyro sikur një ditë në shkollë ti dhe shokët e shoqet e tua diskutoni për planet tuaja për fundjavën. Një shok thotë se ai është i emocionuar që do të shkojë në tempull për të kryer pagëzime për të vdekurit me të rinj të tjerë të lagjes së tij. Një shoqe tjetër, Jona, ka një pamje shumë të pështjelluar në fytyrë dhe pyet: “Pagëzime për të vdekurit? Çfarë janë ato?”

  • Sa i sigurt do të ishe për t’u përgjigjur për këtë pyetje në një mënyrë që Jona të mund ta kuptojë?

Gjej pak kohë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për ordinancën e pagëzimit për të vdekurit duke zgjedhur një ose disa nga burimet vijuese për t’i studiuar ose duke kërkuar vetë burimet e tua. Teksa studion, kërko disa gjëra që mund t’ia tregosh dikujt si Jona e cila dëshiron ta kuptojë më mirë këtë praktikë.

  • Shih “Pagëzim për të Vdekurit” nën “Pagëzim, Pagëzoj”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, scriptures.ChurchofJesusChrist.org

  • Lea Barton, “Three Facts about Temple Baptisms”, New Era, shtator 2019, f. 22–23

  • “What Are Baptisms for the Dead?” [“Çfarë Janë Pagëzimet për të Vdekurit?”] (1:22), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org

    1:22

    What Are Baptisms for the Dead?

    Mormons, or more properly, members of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints perform baptisms for the dead on behalf of their ancestors so they, too, can accept Jesus.

  • “Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple” [“Dy Apostuj Udhëheqin një Vizitë Virtuale në Tempullin e Romës në Itali”] (11:31; shih nga kodi kohor 1:23 deri në 4:13)

    11:31

    Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple

    Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Shpjego se si mund ta mësosh dikë si Jona, e cila nuk ka njohuri për pagëzimet për të vdekurit, rreth kësaj ordinance. Merre parasysh t’i përfshish pikat vijuese në shpjegimin tënd:

  • Çfarë tregon ordinanca e pagëzimit për të vdekurit për mënyrën se si Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, ndihen për secilin prej nesh.

  • Përvojat e tua të pjesëmarrjes në këtë ordinancë.

Vepro sipas asaj që ke mësuar

Mendo për përvojat e tua personale me historinë familjare dhe punën në tempull. Mendo se çfarë i ka bërë këto përvoja kuptimplota dhe për çdo pengesë që ke hasur. Më pas krijo një plan të thjeshtë e të individualizuar për mënyrën se si do ta zbatosh atë që ke mësuar dhe ndier sot. Për shembull, ti mund të mendosh të bësh një plan që lidhet me frekuentimin e tempullit, marrjen e një rekomandimi tempulli, përdorimin e programit FamilySearch për të gjetur emra të paraardhësve të tu që kanë nevojë të marrin ordinancën e pagëzimit, bërjen e diçkaje për ta bërë përvojën tënde në tempull më kuptimplotë ose të menduarit për një nga idetë e tua të frymëzuara. Ndiq nxitjet e Frymës së Shenjtë për të krijuar një plan që është i duhuri për ty. Mbaje shënim planin tënd në ditarin tënd të studimit.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 3. Tregoja planin tënd mësuesit/es.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Në ç’mënyrë lidhet pagëzimi për të vdekurit me Jezu Krishtin dhe Ringjalljen e Tij?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Shqetësimi ynë për t’i shëlbuar të vdekurit dhe koha e burimet që harxhojmë për atë zotim, janë, mbi të gjitha, shprehje e dëshmisë sonë në lidhje me Jezu Krishtin. Ajo përbën një shpallje me gjithë fuqinë tonë lidhur me karakterin dhe misionin e Tij hyjnor. Së pari, ajo dëshmon për Ringjalljen e Krishtit; [dhe] së dyti, për shtrirjen e pafundme të Shlyerjes së Tij. …

Ne pagëzohemi për të vdekurit sepse ne e dimë se ata do të ringjallen.”

(D. Todd Christofferson, “The Redemption of the Dead and the Testimony of Jesus”, Ensign, nëntor 2000, f. 10)

A kryen anëtarët e Kishës së Krishtit në Dhiatën e Re pagëzime për të vdekurit?

Pagëzimet me mëkëmbës u kryen vetëm pasi Jezusi u ringjall. I vetmi fragment i Biblës që përmend pagëzimin me mëkëmbës për të vdekurit, është vargu te 1 Korintasve 15:29, megjithëse tekste të tjera të lashta dëshmojnë që pagëzimi për të vdekurit është ushtruar nga të krishterët e hershëm.

“Jezu Krishti dha mësim se pagëzimi është i nevojshëm për të marrë jetën e përjetshme (shih te Gjoni 3:5). Vetë Pali u pagëzua dhe dha mësimin që, nëpërmjet kësaj ordinance të rëndësishme, ne mund të ‘ecim në risinë e jetës’ (Romakëve 6:4; shih edhe te Veprat e Apostujve 9:18). Megjithatë, miliona fëmijë të Atit Qiellor kanë vdekur pa fituar një njohuri për Jezu Krishtin ose pa e marrë ordinancën thelbësore të pagëzimit. Referenca e Palit për pagëzimin për të vdekurit sugjeron se anëtarët e Kishës së hershme e dinin planin e Perëndisë për t’i shëlbuar të vdekurit (shih edhe te Gjoni 5:25, 28; 1 Pjetër 3:18–19; 4:6)” (New Testament Student Manual [2014], f. 385).

Kur filluan anëtarët e Kishës së Krishtit në ditët e mëvonshme të bënin pagëzime për të vdekurit?

Për të dëgjuar historinë e zbatimit nga Kisha e rivendosur të pagëzimeve për të vdekurit, merre parasysh të shikosh materialin filmik “Glad Tidings: The History of Baptisms for the Dead” [“Lajme të Gëzuara: Historia e Pagëzimeve për të Vdekurit”] (6:55), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Glad Tidings: The History of Baptisms for the Dead

Joseph Smith's struggle with his brother Alvin's death led eventually to the introduction of baptisms for the dead. This new ordinance was embraced by saints in Nauvoo who did the first genealogical and family history research in Church history.

Ku mund të mësoj më shumë për pagëzimet për të vdekurit?

  • “What Are Baptisms for the Dead?” [“Çfarë Janë Pagëzimet për të Vdekurit?”] (1:22), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org

    1:22

    What Are Baptisms for the Dead?

    Mormons, or more properly, members of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints perform baptisms for the dead on behalf of their ancestors so they, too, can accept Jesus.

  • “Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple” [“Dy Apostuj Udhëheqin një Vizitë Virtuale në Tempullin e Romës në Itali”] (11:31; shih nga kodi kohor 1:23 deri në 4:13)

    11:31

    Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple

    Two Apostles Lead a Virtual Tour of the Rome Italy Temple