Zotërimi Doktrinor: 2 Timoteut 3:15–17
“Shkrimet e Shenjta … Mund të të Bëjnë të Ditur për Shpëtimin”
Studimi i rregullt i shkrimeve të shenjta mund ta bekojë jetën tënde në shumë mënyra, përfshirë ndihmën për të kaluar nëpër shumë sfida të ditëve të fundit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 2 Timoteut 3:15–17, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Vizato një figurë të një libri të hapur të shkrimit të shenjtë që zë pjesën më të madhe ose të gjithë copën e letrës. Në krye të vizatimit tënd shkruaj 2 Timoteut 3:15–17. Brenda vizatimit tënd shkruaj frazën kyç të shkrimit të shenjtë: Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin. Mbuloje frazën me diçka dhe shkruaje atë sërish nga ajo që mban mend. Kontrollo saktësinë dhe përsërite ushtrimin disa herë derisa ta kesh mbushur vizatimin tënd.
Në mësimin e mëparshëm ti mësove se teksa i studiojmë shkrimet e shenjta, ne mund të fitojmë urtësi që do të na çojë në shpëtim nëpërmjet besimit te Jezu Krishti. Lexoji përsëri vargjet te 2 Timoteut 3:15–17, duke kërkuar provën e këtij parimi, si edhe bekime të tjera që mund t’i marrim nga studimi i shkrimeve të shenjta.
Përfytyro sikur je një misionare që i jep mësim një të reje me emrin Sara. Sara e ka pranuar mesazhin e Rivendosjes, por ka qenë ngurruese për t’i lexuar fragmentet e shkrimeve të shenjta që ti dhe shoqja e misionit i keni sugjeruar. Gjatë një vizite, ti e pyet Sarën se çfarë e ka penguar t’i lexojë shkrimet e shenjta. Ajo përgjigjet se nuk i pëlqen t’i lexojë shkrimet e shenjta dhe i duken të mërzitshme.
Ushtroje vënien në zbatim
-
Po të të duhej t’i përmblidhje tri parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore me një fjali secilin, çfarë do të thoshe?
Nëse është e nevojshme, shpenzo disa minuta duke shqyrtuar paragrafët 5–12 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).
Edhe nëse i dimë dhe i kuptojmë bekimet nga studimi i shkrimeve të shenjta, nganjëherë mund të jetë e vështirë ta bësh atë rregullisht dhe me efektshmëri.
-
Cilat janë disa sfida që mund ta bëjnë të vështirë për t’i studiuar shkrimet e shenjta rregullisht dhe me efektshmëri?
Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të përcaktosh një ose dy pengesa që të pengojnë t’i studiosh shkrimet e shenjta rregullisht dhe me efektshmëri. (Nëse nuk po përballesh me ndonjë pengesë, mendo për pengesat me të cilat mund të përballet një mik apo pjesëtar i familjes.)
Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Ushqyerja me bollëk me fjalën e Perëndisë çdo ditë është më e rëndësishme sesa gjumi, shkolla, puna, shfaqjet televizive, videolojërat apo mediat shoqërore. Mund t’ju duhet të riorganizoni përparësitë tuaja për të siguruar kohë për studimin e fjalës së Perëndisë. Nëse ju duhet, bëjeni atë!”
(Riçard G. Skot, “Bëjeni Ushtrimin e Besimit Përparësinë Tuaj Parësore”, Liahona, nëntor 2014, f. 93)
Gjej disa minuta për të filluar me një nga idetë e tua.
-
Si mund të veprosh me besim për t’i kapërcyer pengesat ndaj studimit ditor të efektshëm të shkrimeve të shenjta? Rendit disa ide në ditarin tënd të studimit.