Zotërimi Doktrinor: Gjoni 3:16
Shlyerja e Jezu Krishtit
Në mësimin e mëparshëm mësove për dashurinë e thellë që Ati Qiellor na tregoi duke dërguar Birin e Tij për të qenë Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta rritur zotërimin tënd të kësaj doktrine duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke shpjeguar doktrinën dhe duke i zbatuar në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Më poshtë është një variant i renditjes në mënyrë të çrregullt i referencës së shkrimit të shenjtë dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë për vargun Gjoni 3:16. Renditi fjalët siç duhet duke shkruar referencën e saktë të shkrimit të shenjtë dhe frazën e saktë kyç të shkrimit të shenjtë në ditarin tënd të studimit.
Perëndia Birin dha e deshi të vetëmlindurin 16 Sepse sa e tij Gjoni botën aq 3
Pasi të kesh mbaruar me renditjen e duhur të frazës, gjej një çast për ta mësuar përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Supozo për një moment sikur je një misionar/e kohëplotë. Të ka ftuar në shtëpi një çift miqësor që nuk ka dëgjuar kurrë për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Duke u mbështetur në atë që ke mësuar nga mësimi i mëparshëm për dashurinë e Perëndisë që dërgoi Birin e Tij, çfarë do t’i tregoje këtij çifti?
Bëj një interpretim me role të skenarit të mëposhtëm me një të rritur, ose shkruaj një përgjigje për skenarin në ditarin tënd të studimit.
Ushtroje vënien në zbatim
Gjej një çast për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në veprimtarinë e mëposhtme.
Plotëso vendet bosh për secilën nga frazat e mëposhtme.
-
Vepro me b____.
-
Shqyrtoji konceptet dhe p______ me një k_____________ të p_______.
-
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të c________ në mënyrë h_______.
Merre parasysh skenarin vijues.
“Pas mbërritjes vonë në shtëpi për të dytën herë radhazi, Saraja bën një bisedë të vështirë me prindërit e saj. Ajo e di se po bëhet e vështirë që prindërit të kenë besim tek ajo. Ajo gjithashtu e di se ka bërë disa zgjedhje që, po t’i merrnin vesh prindërit, kjo do të shkaktonte që prindërit të kishin edhe më pak besim tek ajo. Saraja ndihet fajtore, por tani i duket më e lehtë t’i anashkalojë këto probleme. Për më tepër, po i bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjë e ndiejë gjërat shpirtërore, çka e bën të mendojë se Ati Qiellor ose nuk është i vërtetë, ose është larguar prej saj për shkak të zgjedhjeve të saj. Në këtë pikë, Saraja nuk e di çfarë të bëjë ose ku të drejtohet.”
-
Çfarë po e bën këtë situatë të vështirë për Sarajën?
-
Po të ishe në vendin e Sarajës, cilat do të ishin disa nga pyetjet apo shqetësimet e tua më të mëdha?
Merr parasysh se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojnë Sarajën që të reagojë në situatën e saj. Nëse është e nevojshme, merr një çast për të shqyrtuar paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të mësuar më shumë rreth këtyre parimeve.
Vepro me besim
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Saraja tashmë ndien se po i vuan marrëdhëniet e saj me prindërit dhe me Perëndinë për shkak të zgjedhjeve që ajo ka bërë. Të qenit e hapur me prindërit e saj dhe Perëndinë duket sikur do t’i bënte gjërat edhe më keq.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Gjej disa minuta për të gjetur fragmentet e shkrimeve të shenjta ose thëniet nga udhëheqësit e Kishës që mund të jenë të dobishme për Sarajën. Nëse është e nevojshme, merr parasysh të përdorësh burime të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Gospel Topics [Temat e Ungjillit] për të të ndihmuar (shih ChurchofJesusChrist.org). Gjithashtu mund të jetë e dobishme të përdorësh disa nga shkrimet e shenjta që ke studiuar në mësimin e mëparshëm, të tilla si Gjoni 3:14–17 ose Doktrina e Besëlidhje 18:10–11.